Dy fitues ndajnë xhekpotin prej 580 milionë dollarë

Dy tiketa të shitura në Arizonë dhe Misuri kanë fituar njërin nga xhekoptet më të mëdha të lotarisë në Shtetet e Bashkuara. Xhekpoti për lotarinë “Powerboll” ka qenë rreth 580 milionë dollarë. Gjashtëmbëdhjetë tërheqjet e para nuk kanë arritur të prodhojnë asnjë fitues. Megjithatë, xhekpoti më i madh i lotarisë në historinë e Shteteve të Bashkuara mbetet Mega Millions, në vlerë prej 656 milionë dollarësh, i cili në muajin mars u është ndarë tre fituesve.