"Fantazma në ashensor", një shaka për sulm në zemër (Video)

Emisioni zbavitës brazilian, "Programa Silvio Santos", është i njohur për shumë prapësi, shaka dhe kamera të fshehura. Megjithatë, loja e tyre e fundit është një torturë e vërtetë. E titulluar "Fantazma në ashensor”, mahia fillon pasherr dhe krejt normalisht. Megjithatë, disa çaste pasi njerëzit futen në lift, dritat “çrregullohen” e pastaj edhe ndalen. Kur ato ndizen, aty shfaqet një vajzë që ngjanë me Samaran nga filmi “Unaza”. Ajo në duar mbanë një kukull dhe pastaj fillon të bërtas. Se si reagojnë njerëzit, shikojeni videon.