Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se era e fortë ka shkaktuar dhjetëra prishje në Rrjetin e Shpërndarjes anekënd vendit. Prishjet më të mëdha janë shkaktuar në Distriktin e Pejës.
“Ekipet e KEK-ut kanë qenë gjatë gjithë ditës në terren dhe në pjesën e parë të ditës kanë arritur t'i evitojnë mbi 30 prishje por pasdite kanë filluar sërish erërat duke shkaktuar prishje të tjera, të cilat kanë bërë që numri të arrijë në 42 prishje deri në ora 15:00”.
Ekipet vazhdojnë të jenë në terren dhe janë të përkushtuar t'i evitojnë të gjitha këto prishje të shkaktuar nga faktorët natyror.
Ndryshe, KEK njofton se nuk ka reduktime, por të gjitha ndalesat e energjisë elektrike janë të shkaktuara nga prishjet lokale.
Era i ka shkaktuar dhjetëra prishje KEK-ut
23:10
Unknown