Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se ata nuk po i bëjnë presion mesfushorit Wesley Sneijder për të nënshkruar kontratë të re me klubin.
“Sa për shqetësimin e klubit, ne jemi plotësisht të hapur me lojtarin, nuk ekziston asnjë lloj shantazhi”.
“Nëse një kontratë është valide, atëherë është valide ta pyesim lojtarin nëse ajo kontratë mund të përmirësohet në një mënyrë. Kjo nuk e ndryshon faktin se ai nuk po luan për arsye futbollistike”.
“Është e qartë se askush nuk dëshiron ta humb një lojtarë me vlerë si Sneijder. Klubi është i qetë, ne nuk e kemi shtyrë atë të vendosë asgjë. Kontrata e tij është valide, askush nuk po i bën presion atij, ai është i lirë të vendosë çfarë të dojë”, deklaroi Presidenti i Nerazzurrëve.
Moratti: Nuk po i bëjmë presion Sneijderit
18:50
Unknown