Jeremic ëndërron bisedime për statusin e Kosovës!

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka thënë se nëse Serbia mbetet e palëkundur në mosnjohjen e Kosovës, Prishtina nuk do të ketë zgjidhje tjetër, pos të kthehet në tryezën e bisedimeve, edhe nëse temat do të përfshinin çështjen e statusit të saj.

“Nëse qëndrojmë të vendosur në mosnjohjen e Kosovës dhe vazhdojmë të ndalojmë Kosovën nga integrimi në organizatat ndërkombëtare, nuk do të ketë alternativa të tjera, pos t’i kthehet tryezës së bisedimeve, ku nuk diskutohet vetëm rreth çështjeve teknike, ashtu siç ka qenë rasti i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës deri më tash, por po ashtu edhe për çështjen e statusit”, ka thënë Jeremic raportojnë mediat serbe, transmeton RTK.
Sipas tij, Serbia ka pasur sukses në bllokimin e përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e ndonjë organizate politike ndërkombëtare.