Puthje mes Arbrit dhe Gertës

Dy prej banorëve më simpatikë në reality shou Big Brother Albania, Arbri dhe Gerta, kanë arritur ta gjejnë veten nëpër ballinat e gazetave dhe portaleve ‘gossip’, pasi kanë shkëmbyer puthje.

Sidoqoftë, këto puthje nuk kanë qenë aq pasionante, pasi kanë ardhur si pasojë e një basti brenda shtëpisë të cilin e kishte humbur Gerta dhe që si dëmshpërblim është dashur t’ia dhurojë tri puthje djaloshit nga Prishtina.
Nuk dihet nëse diçka qëndron prapa këtyre puthjeve dhe asaj që ndodh brenda shtëpisë më të madhe në Shqipëri, por sigurisht se Arbri është duke e ‘cimentuar’ veten si një prej figurave kryesore të Big Brother Albania 5 dhe pa dyshim se mund të konsiderohet prej favoritëve kryesorë bashk me Liamin për çmimin kryesor.