Si pasojë e motit të ligë në tërë vendin është vështirësuar furnizimi me energji elektrike.
Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala tha se për momentin janë duke u prodhuar 800 megavat, ndërsa 250 të tjerë sigurohen nga importi.
Mirëpo për shkak të rritjes së konsumit, i cili shkon deri në 1300 megavat orë energji elektrike, reduktimet janë të pashmangshme, sidomos për kategorinë B dhe C. /