Jahmir Hyka drejt Palermos

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Jahmir Hyka, ka thënë se ai është në bisedime me ekipin që luan në Serie A, Palermon. Duke folur për ‘Mediagol.it’, Hyka ka njoftuar se është në bisedime me skuadrën e Palermos, për një transferim eventual gjatë afatit kalimtar të janarit. Agjenti i futbollistit të Luzernit, për momentin po qëndron në Itali, ku është duke negociuar me kryesinë e Palermos. Nëse Hyka do t’i bashkohej Palermos, do të çonte në tre numrin e shqiptarëve në këtë klub, pasi aty për momentin janë edhe Samir Ujkani dhe Agon Mehmeti.