Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që lëndimi që e morri në ndeshjen kundër Valencias, të mos jetë serioz dhe të kthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Casillasit iu desh të largohej nga fusha pas 17 minutave lojë për shkak të një lëndimi që e morri në dorë dhe do sot do t’i bëj ekzaminimet mjekësore për ta mësuar kohëzgjatjen e lëndimit.
“Menjëherë e kuptova që diçka nuk është në rregull. Kam pak dhimbje. Doktori pa diçka që nuk i pëlqeu dhe tash duhet të presim që t’i bëjmë testet relevante për ta kuptuar se sa serioz është lëndimi. Por, shpresoj të mos jetë shumë serioz”.
“Është vetëm gishti i madh i dorës dhe fakti që lëndimi nuk është në kyçin e dorës, është shumë mirë për mua. Do të mundohem të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Casillas.
Casillas shpreson që lëndimi të mos jetë serioz
17:21
Unknown