Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka insistuar se ekipi i tij ende mund ta arrijë finalen e Kupës së Italisë, edhe pse u mposhtën të martën në Olimpico nga Roma me rezultat 2-1.
“Më duhet ta uroj Romën. Ata e siguruan fitoren në pjesën e parë, por sfida është ende e hapur”.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Roma e filloi shumë mirë pjesën e parë, por ne bëmë çfarë u desh të bënim në pjesën e dytë”.
“E vendosa Guarinin pas Palacios në sulm dhe këta dy ishin rreziku kryesor për ta në pjesën e parë, ndërsa Alvarez në pjesën e dytë pati dy raste shumë të mira”, ka thënë Strama për Rai Sport.
Stramaccioni: Sfida është ende e hapur
17:21
Unknown