Legjenda italiane, Roberto Baggio, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Federatën e Futbollit të Italisë, duke thënë se kërkesat për ta përmirësuar futbollin e Italisë nuk u morën parasysh.
“E prezantova projektin tim në dhjetor të vitit 2011 me 900 faqe, por ata nuk më dhanë asnjë përgjigje”.
“Nuk dua vetëm të rri i ulur në karrige, unë dua të veproj, kështu që kam vendosur që të largohem”, tha Baggio në një televizion italian.
Baggio largohet nga Federata e Futbollit Italian
17:20
Unknown