Një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Unikkatili, ka paralajmëruar lansimin e këngës së tij të re në bashkëpunim me Presionin për mesnatën e 5 qershorit, por deri më tani ajo që kanë bërë mijëra fansa të reperit kanë qenë pritjet pa gjumë.
lajmenews ka mësuar nga burimet e sigurta pranë Viktorit se kënga e tij e re vërtet ishte planifikuar të lansohej në ora 21:30, ashtu siç ishte paralajmëruar pas shtyerjes së parë, por një ndryshim në moment të fundit bëri që fansat ende të mbesin në pritje.
Unikkatilit nuk i ka pëlqyer një detaj i vogël në këngën e tij të re, kështu që sipas burimeve tona ai është duke punuar në përmirësimin e detajit në fjalë. Kënga besohet se do të lansohet sonte pas mesnatës, më së largu gjatë ditës së nesërme (6 qershor).
lajmenews është duke përcjellur nga afër atë që po ndodh me këngën në fjalë dhe për informatën më të re ashtu dhe si për lansimin e këngës në kohë reale, qëndroni me ne..