Tottenhami besohet se është duke e kërkuar në postin e menaxherit përzgjedhësin e Francës, Laurent Blanc.
Mirror shkruan se Spurs janë interesuar te Federata Franceze e Futbollit mbi gjendjen kontraktuale të Blanc, për të bërë një ofertë për të. Kontrata e tij pikërisht skadon pas Euro 2012 dhe rasitn dëshiron ta shfrytëzojë Tottenhami.
Skuadra angleze shkarkoi Harry Redknapp nga pozita e menaxherit të ekipit, pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.