Aktorja hollivudiane, Lindsay Lohan, ka shpëtuar pa lëndime në një aksident të rëndë trafiku, pasi vetura e saj Porsche është përplasur me një kamion në një autostradë në Kaliforni.
Policia ka njoftuar se aktorja po udhëtonte me një mashkull të paidentifikuar për në xhirimet e filmit të saj të ri, "Liz & Dick", në momentin e aksidentit.
Reuters raporton se pas analizave është treguar se asnjëri nga vozitësit (as Lohan e as shoferi i kamionit) nuk kanë qenë nën ndikim të drogës apo alkoolit.
Zëdhënësja e aktores ka thënë se LiLo ka qëndruar vetëm dy orë në spital dhe pas analizave është lëshuar. Po ashtu, askush tjetër nga të përfshirët në aksident nuk ka mbetur i lënduar.