Ezequiel Lavezzi nuk e di me saktësi se kur do të finalizohet kalimi i tij te Paris Saint-Germain, por ai tashmë është përshëndetur me tifozët e Napolit.
“Nuk di shumë rreth negociatave. Agjenti im po i menaxhon ato. Mirëpo, nga Napoli do ta mbaj në zemrën time dashurinë e jashtëzakonshme për njerëzit”.
“Napoli më ka shtyrë përpara dhe më ka dhënë mbështetje të madhe në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Lavezzi për Il Mattino.
Lavezzi iu bashkua Napolit në vitin 2007 nga San Lorenzo.