Ish burri i Kim Kardashian, Kris Humphries, ka thënë se ka dëshmi se ylli televiziv e kishte tradhtuar gjatë kohës sa ishin së bashku.
Sipas TMZ, basketbollisti këtë informatë ia ka dhënë ish-të dashurës së tij Myla (Fatmire) Sinanaj, të cilës i ka thënë se e dinte që Kim e tradhton me reperin Kanye West.
Këngëtari konsiderohej si mik i afërt i familjes edhe para se të lidhej zyrtarisht me bukuroshen, ndërkohë që dyshimet e Humphries kishin filluar qëkur ai nuk u shfaq në ceremoninë martesore.
Pas përfundimit të martesës 72-ditore me Kris Humphries, Kim Kardashian u hodh në krahët e Kanye West.