NYT: Evropianët nuk e duan euron, por as nuk e braktisin

As me ty, as pa ty, kjo është ndenja ndaj euros për banorët e pesë vendeve evropiane duke përfshirë Greqinë, dy vjet pas fillimit të krizës së borxhit që ka ulur ekonominë e Kontinentit të Vjetër, pas një sondazhi të publikuar nga New York Times (NYT).

 Pavarësisht trazirave financiare që kanë goditur Evropën, pjesa më e madhe e banorëve të pesë vendeve të marrë në pyetje preferojnë të mbajnë njësinë monetare unike, nga 52 për qind në Itali në 71 për qind në Greqi, pas këtij sondazhi të realizuar gjithashtu në Gjermani, Francë dhe Spanjë nga projekti “Global Attitudes du Pew Research Center”.
Greqia, vendi që rrezikon të dalë nga zona euro, është vetë shembulli i këtij kundërshtimi, shkruan e përditshmja prestigjioze amerikane, New York Times, sipas të cilës, ky është vendi ku të anketuarit kishin më shumë tendencë të thoshin se vendi i tyre ishte dobësuar nga integrimi evropian, por edhe mbështetja e tyre për euron ishte më e fortë, ndoshta një shenjë e votimit të tyre në një kohë që zgjedhjet e reja janë parashikuar më 17 qershor.