Është 88 vjeç, nuk heq dorë nga puna

Shpërndarësi më i vjetër i gazetave në Skoci, Bill Aitken, vazhdon ta bëjë punën e tij edhe pse është 88 vjeç.

Ai zgjohet çdo mëngjes rreth orës gjashtë, në mënyrë që fqinjët e tij të mos mbesin të painformuar.
Aitken është pensionuar si automekanik, por para gjashtë vitesh ka filluar të shpërndajë gazeta, në mënyrë që t’i zbukurojë ditët e tij të pleqërisë.
Puna ia mundëson që çdo ditë të komunikojë me fqinjët në fshatin Newburgh në Aberdeenshire.
“Po, kam filluar para gjashtë vitesh dhe kjo punë më plotëson. Jam në gjendje që të dorëzoj 30 gazeta, që për fshatin tim mjaftojnë. Kënaqem me punën dhe nuk e kam në plan që ta ndërpres”, citon The Sun fjalët e 88-vjeçarit.