Komuna e Shtërpcës ka marr vendim që të ndalojë qarkullimin e njerëzve dhe makinave nga Brezovica për në Qendrën e skijimit. Sipas policisë, mësohet se ketë vendim komuna e marrë bazuar në nenin 224 të Ligjit të sigurisë së komunikacionit rrugor.
Burime policore në Ferizaj, kanë thënë se në qendrën e skijimit vazhdon të mbretërojë mot i keq dhe me erëra të fuqishme.
Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka bërë të ditur se një ditë më parë, në këtë rrugë ka rënë një ortek bore i përmasave të mëdha, ndërsa rreziku nga rrëshqitja e borës dhe e orteqeve të tjera është edhe më tutje i pranishëm. "Për zbatimin e këtij vendimi është duke u përkujdesur edhe Policia e Kosovës, patrullat e së cilës janë vendosur në një pikë të këtij aksi rrugor", tha Gashi.