Një prej banorëve më kontravers në të gjitha pesë edicionet e Big Brother Albania, Petriti, edhe njëherë ka vënë nën snajperin e tij zgjedhjet e bëra nga producentët e Big Brother Albania 5, duke thënë se asnjë prej vajzave brenda nuk e tërheq atë.
I pyetur nga Panorama se pse mendon se djemt në shtëpi janë shumica ‘homo’, Petriti tha se ai ka thënë se janë ‘pedera’ dhe për të ky kuptim ka ardhur si pasojë e sjelljeve të tyre, stilit të veshjes, injorancës dhe mënryës së komunikimit.
Për më tepër Petriti nuk la pa folur as për femrat dhe përkundër faktit se njihet si një prej atyre djemve që vazhdimisht përfliten për lidhjet, dizajneri nga Prishtina është mjaft kritik.
“Kam thënë për meshkujt se janë pedera, sepse mendoj se nuk është në natyrën e shqiptarit që të hiqen vetullat. Femrat? Femrat janë katastrofë në përgjithësi, mund të them se më pëlqen Klaudia, më duket tip interesant dhe shumë e sinqertë, së paku më tërheq dhe seksualisht. Edhe Ermira po më duket tip interesant, por nuk arrita ta njoh”, theksoi Petriti.