I janë dashur dhjetë vjet për të konfirmuar se kënga “Cry Me A River” ishte realizuar për të atëbotë dashurën e tij, Britney Spears.
Justin Timberlake ka pranuar se kënga e realizuar në vitin 2002 pasqyron ndarjen e çiftit dhe jo rastësisht në klipin e këngës ishte përdorur një vajzë me ngjashmëri në Britney Spears. Timberlake gjithmonë ka mohuar se kënga është për Britneyn, por në një episod të True Hollywood Story, miku i tij Timbaland konfirmoi se ishte ish e dashura e tij ajo që e inspiroi.
“Ai shkoi në koncert dhe e kishte parë Britneyn, ndërsa Britney foli për të gjatë koncertit e kështu ai u nervozua”, theksoi Timbaland para se vet Timberlake të sqarojë:
“Isha në telefon dhe nuk ishte ndër bisedat më të mira. Menjëherë shkova në studio dhe ai (Timbaland) më tha më vonë se isha tepër i nervozuar. Unë e kam dashur me gjithë zemër, por ajo më la pa ndonjë arsye”, përfundoi Timberlake.