Messi: Dua ta tejkaloj Raulin
18:28
Unknown
Roma konfirmon, Totti ka rinovuar
18:27
Unknown
Roma ka konfirmuar se Francesco Totti ka nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare që do ta mbajë atë në Olimpico deri në vitin 2016.
36 vjeçari kishte një kontratë që skadonte në fund të këtij sezoni dhe pas shumë diskutimeve, klubi nga kryeqyteti italian vendosi të mbajë në ekip legjendën dhe gjithçka u finalizua gjatë të premtës.
“Unë kam edhe dy vite përgjegjësi para vetes dhe jam i sigurt se mund të arrijmë gjëra të mira së bashku. Unë dua të falënderoj presidentin për kontratën. Të gjithë kanë dashur që kjo të ndodhë, edhe unë edhe klubi”, ka theksuar Totti në një konferencë për shtyp.
Toti u pensionua nga kombëtarja në vitin 2006, por forma e tij e jashtëzakonshme e treguar sezonin e fundit ka ngritur zëra se ai mund të rikthehet në kombëtare dhe Totti e la këtë mundësi të hapur për të ardhmen nëse ftohet për Botërorin 2014.
Totti debutoi me Romën në vitin 1992 dhe ka fituar Scudetton, Superkupën e Italisë dy herë dhe tri herë Kupën e Italisë në 21 vitet e qëndrimit të tij në klub.
De Gea: Kemi besim para derbit
18:25
Unknown
Portieri i Manchester United, David de Gea, beson se ekipi i tij ka besim të ngritur pas fitores ndaj Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.
United takohet me Manchester Cityn në derbin e kësaj jave që zhvillohet në Etihad Stadium dhe De Gea shprehet me besim të madh par derbit lokal.
“Fitorja ndaj Leverkusenit na ka ngritur besimin për të dielën”.
“Ishte me rëndësi që t’ia fillonim me një fitore, ne bëmë një start të mirë dhe i morëm tri pikët, që na dhanë qetësi shpirtërore”.
“Ne kemi pasur pak idtë për t’u përgatitur për Cityn, por mezi e presim atë ndeshje”, ka potencuar De Gea.
Sanchez: Ende mund të përmirësohem
18:24
Unknown