The Reds gjunjëzojnë Djajtë

Me rezultat 2-1 ka përfunduar derbi më i madh anglez i zhvilluar në Anfield, mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, sfidë e vlefshme kjo për 1/8-ën e finales së FA Cup.
 Ndeshja filloi me tempo të lartë. Liverpooli filloi duke e dominuar takimin dhe rrezikoi disa herë nga distanca, përderisa nuk u spraps as Manchester United.
Sidoqoftë, rreziku i parë serioz erdhi nga mysafirët, të cilët kanë mundur të kalojnë në epërsi kur nga distanca me një goditje qëlloi shtyllën anësori Antonio Valencia.
Megjithatë, The Reds kaluan të parët në epërsi. Pas një harkimi nga këndi, në zonë më së miri u gjend Daniel Agger, i cili me kokë shënoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Liverpoolit në këtë takim (21’).
United u kthye në sfidë me anë të Ji-Sung Park, i cili me një goditje të saktë barazoi rezultatin në 1-1 (39’).
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë relativisht e baraspeshuar, me raste herë për njërën e herë për skuadrën tjetër. Kur të gjithë menduan se do të nevojitet ndeshja kthyese në Old Trafford, kështu nuk mendoi Dirk Kuyt, i cili shënoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Liverpoolit (88’).
Me këtë fitore Liverpooli eliminon Manchester Unitedin nga FA Cup dhe The Reds kështu siguruan kualifikimin në 1/8-ën e finales.