“Nuk e di se si humbëm, ishte një paraqitje shumë e mirë nga ne”.
“Mirëpo, unë mendoj se nëse e shikon në kontekst të Kupës FA, gjëra të tilla ndodhin”, ka thënë Ferguson për ITV, duke shtuar se një lëshim i vogël dhe mund ta humbësh ndeshjen.
Më tej, ai ka theksuar se është i kënaqur për paraqitjen e lojtarëve të tij, të cilët “e dominuan ndeshjen, luajtën vërtet mirë dhe nuk merituan të humbnin”.
“Në fakt, është dashur që ne ta fitonim ndeshjen, ishim skuadër më e mirë, por ky është futbolli në FA Cup nga i cili frikësohem, dhe nuk është hera e parë që po ndodh”, ka shtuar Fergie.