Kosova është vonuar jashtëzakonisht shumë me vendosjen e marrëdhënieve reciproke me Serbinë dhe me Bosnjën, pasi që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka marrëdhënie jo të barabarta me këto dy vende- ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest. Sipas tij, ka ndarje në qëndrime në skenën politike rreth marrëdhënieve të reciprocitetit dhe se a duhet Kosova të recipropojë apo jo.
“Por parimisht, çdo vend, çdo shtet serioz ka relacione të tilla me çdo vend tjetër, madje vetë Bashkimi Evropian është i ndërtuar mbi parimet e reciprocitetit. Jo më larg se këtë javë presidenti Barack Obama ndërtoi një trupë, me qëllim të reflektimit të marrëdhënieve reciproke ndërmjet SHBA-ve, Kinës dhe Rusisë. Pra, marrëdhëniet e reciprocitetit janë pas çdo shteti dhe Kosova ka të drejtë morale, të drejtë ligjore dhe ka obligim kushtetues që të bëjë reciprocitet me vendet tjera”, ka theksuar ai duke shtuar se reciprociteti në këtë fazë nuk është i plotë dhe “në qoftë se nuk është i plotë atëherë nuk ka kurrfarë reciprociteti”.
“Them se nuk është i plotë, meqenëse kosovarëve iu zhbëhet identiteti në kalim e sipër në Serbi, domethënë targat e veturave të Kosovës nuk njihen atje, ndërkaq të Republikës së Serbisë njihen në Kosovë; nuk njihen dokumentet me termin Republikë dhe rrjedhimisht Kosova po sakrifikon vet simbolet e shtetësisë për të pasur marrëdhënie të mira me Serbinë”, ka shtuar Abdixhiku.
Më tej, ai ka sqaruar se Kosova duhet domosdo të ketë një unitet rreth reciprocitetit, meqenëse marrëdhëniet jo të barabarta gjithmonë kanë dëmtuar bizneset kosovare, vetë tregun e Kosovës, dhe në fund të fundit kanë dëmtuar vetë konceptin e shtetit çfarë është një shtet, i cili nuk mund të sillet drejt ndaj vendeve tjera.
Kosova po sakrifikon për Serbinë
19:14
Liridon