Reali arrin 100 pikë

Real Madridi ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Mallorcas në ndeshjen e fundit sezonale në La Liga.
Cristiano Ronaldo e hapi serinë e golave (19’), ndërsa Karim Benzema vendosi rezultatin e pjesës së parë (23’).
Mesut Oezil realizoi golin e tretë për Mbretërit (49’), para se Castro ta shënonte golin e nderit për mysafirët (52’).
Mesfushori gjerman Oezil shënoi edhe golin e dytë personal (58’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas kësaj fitoreje, kampioni i ri i Spanjës thyen rekordin prej 99 pikësh që e mbante Barcelona, dhe vë rekord të ri në La Liga me 100 pikë të tubuara brenda një edicioni.
Me 32 fitore, katër barazime dhe dy humbje, si edhe me 121 gola të shënuar dhe 32 të pranuar, mund të thuhet se ky ishte një nga sezonet më të suksesshme të Real Madridit në Kampionatin spanjoll.
Tre lojtarë të Los Blancos përfshihen në top-pesë golashënuesit më të mirë këtë sezon. Listës i prin Lionel Messi (Barcelona) me 50 gola, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo (Real Madrid) me 46 gola, Radamel Falcao (Atletico Madrid) 24 gola, Gonzalo Higuain (Real Madrid) 22 gola dhe Karim Benzema (Real Madrid) 21 gola. 

Pirro Çako nxjerrë në publik të dashuren

Pirro Çako më në fund e ka prezentuar të dashurën e tij Sisin, të cilën mund ta shikoni në foto me Pirron.
Ai ka qenë i ftuar në një lokal në Kërçovë të Maqedonisë, ku nuk ka hezituar të prezantojë Sisin si të dashurën e tij.
Këtë gjë, Pirro Çako nuk e ka bërë asnjëherë në Shqipëri, pasi ka qenë mjaft diskret për këtë histori.
Pirro Çako asnjëherë nuk ka preferuar të flasë për historinë e tij të dashurisë me vajzën e re Sesilia, por tani kjo gjë ka filluar të bëhet publike.

Pikëllimi shndërrohet në festë

Familjarëve të pikëlluar në një funeral në Egjipt, lotët u janë konvertuar në buzëqeshje, kur i vdekuri është ‘ngjallur’ në momentin që përgatitej për t’u varrosur.
Hamdi Hafez al-Nubi, 28 vjeçar, një kamerier nga Naga al-Simmanm, ishte shpallur i vdekur, pasi kishte përjetuar infarkt në punë.
Trupi i tij është përgatitur për varrim, kur mjeku që ishte dërguar ta nënshkruajë certifikatën e tij të vdekjes, kishte vërejtur se trupi i Hamdiut ishte ende i ngrohtë.
Pasi e vërejti këtë, mjeku i kontrolloi edhe shenjat e tjera të jetës dhe zbuloi se ai akoma merrte frymë.
28-vjeçari menjëherë u kthye në jetë, ndërsa të grumbulluarit rreth tij e shndërruar funeralin në festë.

Mësuesi 41 vjeçar bën publike lidhjen me 18 vjeçaren. Po ndjek zemrën time (VIDEO)

mësues i shkollës së mesme i cili la punën e tij dhe familjen e tij për të lëvizur në me një studente 18 vjeçare është quajtur një grabitqar seksual nga një terapist i cili ka intervistuar çiftin aq shumë të diskutueshëm në publik.
James Hooker, 41 vjeç, dhe Jordan Kompetencat, 18, ​​kanë bërë publike mardhënien e tyre javën e kaluar pasi çifti ishte duke lëvizur së bashku pas takimit kur Hooker ishte mësuesi i Jordanisë në Shkollën James Enochs në Modesto, Kaliforni.
Një terapist i tha ABC se çifti është duke përjetuar një sindrom të përbashkët të quajtur “paranojë të përbashkët”, ku ata mendojnë se e gjithë bota është kundër tyre.
Bethany Marshall tha: “James është patologjikisht papjekur. Dhe kjo është ajo që ne e shohim me mësuesit që kanë marrëdhënie të papërshtatshme me nxënësit e tyre.
Çifti çdo gjë e konsideron normale dhe nëse do ishte para 18 po, ndërsa tani jo.
Nëna e vajzës Jordani e quan atë si gjuetar seksi dhe po bën një fushatë nëfacebook se vjza e saj ishte nën moshë dhe ai është një gjahtar aktiv seksi i cili ka abuzuar me të. 

70-vjecarja e virgjër gati të dorëzohet, por me një cmim

Shaw sot 70 vjec kishte pretendime, i pari ishte që të mos kryente marrëdhënie seksuale para martesës.
Vini re, vini re, sidomos ju milionerë të pasur, Pam Shaw nga SHBA është duke pritur për ju.
Këngëtarja e kabareve pretendon se ëshë e virgjër dhe ka vendosur më në fund të heqë dorë nga ajo.
Madje ajo ka kënduar dhe me Tome Jones dhe Roger Moore, por edhe pse këngëtare dhe gjtihë kohën në lëvizje nuk e dhuroi virgjërinë.
Shaw sot 70 vjec kishte pretendime, i pari ishte që të mos kryente marrëdhënie seksuale para martesës.
Por, ndërsa vitet iknin ajo nuk e gjeti kurrë njeriun e duhur. Tani ka vendosur të dorëzohet por jo pa cmim.
Sipas saj, që të heqë dorë nga gjëja më e shtrenjtë, duhet që një mashkull të zgjidhë qesen.
Pam Shaw nga SHBA është duke pritur për ju
Pam Shaw nga SHBA është duke pritur për ju
Pam Shaw nga SHBA është duke pritur për ju
Pam Shaw nga SHBA është duke pritur për ju

Del Piero: Nuk kam ëndërruar përshëndetje më të mirë

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, është shprehur tejet i kënaqur me respektin që ia bënë tifozët në ndeshjen e fundit për Zonjën e Vjetër në Serie A.
Bianconerët sot (e diel) festuan titullin e kampionit të Italisë, pas fitores prej 3-1 ndaj Atalantas, ndërsa për ta bërë edhe më të bukur, në këtë ndeshje realizoi pikërisht kapiteni.
Gjatë gjithë kohës sa u zhvillua takimi, tifozët thuajse e harruan sfidën dhe vazhdimisht i bënin ovacione 37-vjeçarit, i cili po e kalon sezonin e fundit me klubin bardhezi.
“Ka qenë një ditë prekëse. Gjithmonë do t’i mbaj me vete këto momente dhe asnjëherë nuk do të ndalem së falënderuari tifozët e mi. Kuptohet se ka pakëz pikëllim, mirëpo nuk do të dëshiroja përshëndetje më të mirë”.
“Ajo që pashë në sytë e tifozëve ishte e mrekullueshme. Ishte një raport unik mes nesh, për atë që kemi përjetuar gjatë viteve, po ashtu edhe në momentet më kritike në historinë e klubit”, ka deklaruar Del Piero.
Legjenda italiane pritet ta bëjë paraqitjen e fundit për Juventusin më 20 maj në finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit. 

Balotelli dëshiron të qëndrojë te City

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, pret që ta vazhdojë karrierën në Etihad Stadium pas triumfit në Ligën Premier.
Për shkak të sjelljeve kontroverse, është pritur që italiani të largohet nga City, megjithatë duket se ai nuk e planifikon largimin.
“Shumë njerëz flasin. Shumë njerëz flasin keq për mua. Dhe tash ata duhet të heshtin. Kjo është çfarë duhet të bëjnë”.
“Man City është një klub i shkëlqyer, një skuadër e shkëlqyer, me bashkëlojtarë të shkëlqyer. Nuk e shoh të ardhmen time larg nga këtu, prandaj mendoj se do të qëndroj këtu”, ka thënë Balotelli përSky Sports.

Paltrow fytyra reklamuese e Hugo Boss

Aktorja Gwyneth Paltrow është fytyra e re e parfumit Nuit Pour Femme, të shtëpisë së modës Hugo Boss.
Në të kaluarën, fituesja e Oskarit ka qenë disa herë pjesë e fushatave reklamuese në industrinë e modës, ndërsa siç është njoftuar nga Hugo Boss, Paltrow do të xhirojë një reklamë televizive për këtë kompani, pastaj do të marrë pjesë në fushatën online, si edhe do të bëjë fotografi për printime.
Me këtë kampanjë, aktorja u bashkohet yjeve, si Sienna Miller, Orlando Bloom dhe Jared Leto, të cilët në të kaluarën e kanë reklamuar këtë brend.

Daci: Për veriun, fajtor të gjithë

Veriu i Kosovës ishte sot në agjendën e vizitës së kryetarit të LDD-së, Nexhat Daci dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kreu i LDD-së ka vizituar kompleksin e kullave të heroit të kombit Isa Boletini, në fshatin Boletin, që bashkë më fshatrat Kelmend e Zhazhë, janë tri fshatrat e vetme shqiptare në komunën e Zveçanit.
 Para vizitës në veri, Daci ka marr pjesë në takimin e kryesisë së degës së LDD-së në Mitrovicë, ku kryetari i degës Ramadan Kelmendi, ka raportuar për gjendjen në komunën e Mitrovicës, e cila siç dihet është më jo stabilja në shtetin e Kosovës.
Ndërsa, Daci ka thënë se nuk është në Mitrovicë të ligjërojë por të bëjë një komunikim të mirëfilltë interaktiv.
“Ka një vit e më tepër që ne në qendër jemi duke e konceptuar programin e ardhshëm zgjedhor, i cili do t’i marr ndjesitë, të cilat i ka secila pjesë e Kosovës dhe të atakojmë ato çështje që deri tani kanë mbetur të pazgjidhura në Kosovë. Për gjendjen e Kosovës në veri faji, nga viti 1999, është te të gjithë ne. Nuk ka një njeri që mund të lavdërohet. Kam qenë themelues i institucioneve dhe udhëheqës i vetëm një kohë të gjatë. Për 6 vite sa kam udhëhequr Parlamentin asnjë cent në buxhet të Kosovës nuk e ka dhënë bashkësia ndërkombëtare. Përkundrazi, Qeveria jonë kurrë nuk e ka menaxhuar buxhetin që vetë e kemi krijuar, deri në pavarësi, përkundrazi edhe sot ne paguajmë njerëzit në veri që nuk na lënë as të shkelim në atë pjesë. Humbja e besimit në vetvete prej njeriut më të thjeshtë ka bërë që faktori shqiptar është komplet i shpronësuar prej ndjenjës së shtetit të vet në Kosovë”, citohet të ketë thënë Daci, në kumtesën e lëshuar nga LDD.
Daci ka thënë për veriun faji është i të gjithëve dhe se lumenjtë dhe urat duhet të jenë ato që i bashkojnë njerëzit dhe jo t’i ndajnë.
“Nuk është e ndershme të fajësohet vetëm një individ kur i lëshohet presioni i krejt dynjasë. Asnjë lloj pavarësie e institucioneve të Kosovës deri sot nuk ekziston. Duhet thënë të vërtetën. Shikoni çka ndodh me ofertën për lëvizje të lirë. Para 5-6 viteve të njëjtat fjalë i ka thënë Evropa. Tash të njëjtat fjalë bile i rëndojnë ngase 5 shtete të BE-së ende nuk e kanë pranuar Kosovën. Ndërsa Kosova detyrohet t’ia bëj të gjitha të mirat Beogradit për ta marr kandidaturën për BE. Duhet t’i lëmë të këqijat në mes veti kur është në pyetje kufiri shtetëror”, ka thënë Daci.

Si të shtoni kile?

Kohët e fundit i është kushtuar rëndësi faktit se si të humben kilogramët e tepërta dhe shpesh herë është harruar se dikush është i interesuar për të shtuar kile.

Në treg nuk ekzistojnë preparate për shtim në peshë, por ka metoda të cilat mund të aplikohen.
Nëse keni metabolizëm të shpejtë do të ndihmojë rritja e konsumimit të ushqimeve të shëndetshme më shumë herë gjatë ditës.
Hani gjashtë shujta më të vogla në ditë dhe rrisni konsumin e karbohidrateve. Madje edhe kur dëshironi të trasheni, duheni të ndiqni rregullat ushqimit të shëndetshëm.
Kjo do të thotë që duhet të hani në mënyrë të rregullt dhe gjatë çdo shujte konsumoni ushqime që përmbajnë niseshte, siç janë pasta, patatja dhe orizi. Pastaj, hani shumë pemë dhe perime, fruta arrore dhe fara dhe çdo ditë konsumoni vitaminë B12.
Shtoni numrin e kalorive në shujtat tuaja, duke përdorur vaj kualitativ si ai i ullirit. Nëse vazhdimisht jeni të nënshtruar ndaj stresit në punë ose në shtëpi, duhet të përballeni me këtë problem, duke u konsultuar me psikologun i cili do t’ju ndihmojë që të përballeni më mirë me sfidat e përditshme.

Nëse problemi juaj është absorbimi i ushqimit, mjeku do t’ju ndihmojë që do t’jua përshkruajë ilaçet e nevojshme të cilat përshpejtojnë tretjen.

Shitet foto-aparati 2 milionë e 160 mijë euro

Është shitur aparati fotografik më i shtrenjtë në botë. Bëhet fjalë përaparatin Leica nga viti 1923. Kyaparat është shitur të shtunën për 2 milionë e 160 mijë euro në Vjenë, duke shënuar rekord të ri botëror sa i përket çmimit të një aparatifotografik.


Çmimi fillestar për këtë aparat ishte 300.000 euro. Firma Leica më 1923i ka prodhuar gjithsej 25 aparatë të këtillë para se t’ia nis prodhimit serik të tyre. 


Nga këta aparatë, janë ruajtur vetëm 12 sish, dhe për këtë shkak janë të vlerësuar te koleksionistët.


"Para një kohe relativisht të shkurtër ka qenë e paparamendueshme që një aparatfotografik të arrij çmimin mbi 1 milion euro”, ka konstatuar organizuesi i ankandit "Vestliht" në një komunikatë.

Arsenali ruan vendin e tretë

Me fitore prej 3-2 si mysafir i WBA, Arsenali e ka siguruar pozitën e tretë në tabelën e Ligës Premier.
Benayun (4’), Santos (30’) dhe Koscielny (55’) shënuan për Arsenalin, ndërsa Long (12’) dhe Dorrans (15’) realizuan për West Bromwichin
Ndërkohë, fitore ka shënuar edhe Tottenhami që ka siguruar pozitën e katërt në tabelë. Spursat e mposhtën Fulhamin me rezultat 2-0.
Newcastle ka përfunduar në pozitën e pestë, Chelsea në të gjashtën, ndërsa Liverpooli në tetën.

Titulli është i Cityt

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë për sezonin 2011/2012. ‘Pasanikët’ triumfuan në terren të vet ndaj QPR me rezultat 3-2, ndërsa Djajtë e Kuq fituan me rezultat 1-0 si mysafir i Sunderlandit, dhe me pikë të barabarta, Manchester City shpallet kampion i ri i Ligës Premier falë golaverazhit më të mirë.
Pablo Zabaleta e shënoi golin e parë në ndeshje (39’) dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në fillim të gjysmës së dytë (48’), Djibril Cisse i heshti tifozët në Etihad Stadium duke e barazuar rezultatin.
Përjashtimi i lojtarit të QPR-së, Joey Barton, me karton të kuq (55’) u prit që t’ua lehtësonte punën vendasve, mirëpo ndodhi e kundërta. Ishin mysafirët ata që realizuan golin e dytë me anë të Jamie Mackie (66’).
Ndërkaq, kur pritej që Manchester Unitedi të shpallej kampion, ndodhi e jashtëzakonshmja. Edin Dzeko e barazoi rezultatin (90’+2), ndërsa Kun Aguero e shënoi golin (90’+4) që ia siguroi Cityt titullin e Ligës Premier.
Në sfidën tjetër, Wayne Rooney shënoi golin e fitores për Unitedin pas një krosimi të Phil Jones (20’). Ky gol mjaftoi që të zgjedhurit e Sir Alex Ferguson të fitonin pikët e mjaftueshme, që në rast të dështimit të Cityt ta fitonin titullin, mirëpo nuk ndodhi kështu.

Rihanna me lëkurë krokodili (Foto)

Gjatë xhirimeve të videoklipit të saj të ri, Rihanna ka treguar anën e saj ‘të ftohtë’ duke pozuar me lëkurë krokodili të vizatuar përmbi gjinjtë e saj.
Për shfaqjen në klipin e këngës “Where Have You Been”, kozmetikët në gjoksin dhe shpinën e këngëtares kanë vizatuar lëkurën e zvarranikut gjakftohtë. 

Gjen krimba ne mes te pules ne “fast-food” (video)

Nje femije 9-vjecar ne nje fast-food “Mc Donald’s” ne Hunan te Kines, ka gjetur disa miq te peshtire, sic jane krimbat, ne krahet e tij te pules. Prinderit e vogelushit kane kerkuar shpjegime nga dyqani, mirepo menaxheri refuzoi te kerkonte falje. Keshtu, babai ka telefonuar mediat per te raportuar incidentin, per te cilin kane levizur edhe autoritet juridike, qe kane nisur hetime mbi ceshtjen.

Mustafa mbështet kritikat e Thaçit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dhënë mbështetje kritikave që kryeministri i vendit Hashim Thaçi, ka bërë ditëve të fundit në lidhje me qasjen e Bashkimit Evropian për proceset integruese të vendit.
“Po është e vërtetë që Bashkimi Evropian duhet të ketë parasysh fazën, në të cilën ka kaluar Kosova dhe mendoj që duhet të jetë më tolerant në aspektin e integrimit të saj në mekanizmat evropian”, ka thënë Mustafa, të dielën, gjatë një tubimi të LDK-së në qytetin e Deçanit, transmeton Kosovapress.
Sipas tij, Kosova meriton të integrohet në strukturat evropiane si çdo vend tjetër në rajon dhe për këtë është pajtuar me kërkesën e Kryeministrit ndaj Brukselit.
Ditë më parë, kryeministri Thaçi deklaroi se, me qasjen aktuale, Brukseli po e mban gjallë industrinë e konflikteve në Ballkan. 

Dialogu me Serbinë, pas zbatimit të marrëveshjeve

Përfaqësuesja e Kosovës në bisedimet Prishtinë - Beograd, Edita Tahir deklaron se pa zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash me palën serbe në dialogun teknik, nuk mund të fitet për tema të tjera.
Kryeneociatorja Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se fillimisht duhet që marrëveshjet e arritura të zbatohen, e më pas të flitet për takime dhe tema tjera me palën serbe.
“Ashtu siç e ka thënë edhe vetë kryeministri Thaçi, në këtë fazë jemi të fokusuar për zbatimin e marrëveshjeve. Kërkojmë një angazhim të vendosur të Bashkimit Evropian, i cili është edhe ndërmjetësues dhe garantues i këtij dialogu teknik, që t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve. Nuk mund të ketë bisedime për tema të tjera teknike pa u bërë zbatimi i marrëveshjeve”, deklaron kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri.
Qeveria e Kosovës ka shprehur disa herë zhgënjimin e saj për moszbatimin e plotë të marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Edhe analistët e çështjeve politike deklarojnë se bisedimet me palën serbe nuk duhet vazhduar derisa nuk zbatohen marrëveshjet e arritura.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se derisa Beogradi ka një politikë destabilizuese ndaj shtetit kosovar, Prishtina nuk mund të lejojë kurrfarë kompromisi në vonesën e zbatimit të marrëveshjeve.
“Konsideroj se tashmë, pas krijimit të qeverisë së re në Serbi dhe vazhdimit të dialogut, Prishtina duhet të vërë kushte, gjithmonë në koordinim me BE-në dhe zotin Kuper, që së pari të arrihet zbatimi i marrëveshjeve dhe më pas të vazhdojë dialogu për marrëveshje të tjera”.
“Vetëm në këtë mënyrë besoj se Prishtina do të mund të tregohet një partner i barabartë në dialogun me Beogradin. Një kushtëzim i tillë do të bënte që edhe Beogradi t’i zbatojë marrëveshjet”, vlerëson Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.
Analistët vlerësojnë se bisedimet e deritashme, të cilat janë quajtur teknike, të shumtën e rasteve kanë pasur ngjyrime politike, dhe ato, sipas tyre, do të vazhdojnë nëse pala shqiptare lëshon pe.
Prishtina, si e vetme nuk mund të bëjë presion te Beogradi, për zbatimin e marrëveshjeve, thotë Mushkolaj, por, sipas tij, në këtë rrafsh edhe Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë ndikim e vet.
“Pikërisht gabimi i palës kosovare në dialog kanë qenë lëshimet shumë të mëdha që i kanë bërë më herët dhe kjo po u hakmerret për shkak se tashmë kemi parë se Serbia di shumë mirë të luajë politikisht”.
“Pavarësisht arritjes së marrëveshjeve në letër, në praktikë ajo nuk po i zbaton deri në fund, apo nuk po i zbaton ashtu siç do të duhej. Kështu që, unë besoj se Prishtina duhet të vërë kushte dhe konsideroj se mund të arrijë një farë suksesi, mirëpo gjithmonë duke pas parasysh se kjo duhet të bëhet në koordinim me BE-në”, shton Mushkolaj.
Ndryshe, gjatë kësaj jave, me iniciativën e një grupi të deputetëve, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një mocion, me të cilin thuhet se institucionet e vendit duhet kushtëzuar bisedimet me Beogradin me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur të luftës.
Por, një ditë pas miratimit të këtij mocioni, opozita ka lëshuar sallën pas propozimit të partisë më të madhe në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës, që Kuvendi edhe njëherë ta rishqyrtojë mocionin e miratuar.
Bisedimet Kosovë - Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë prodhuar deri më tani disa marrëveshje të prezantuara edhe si konkluzione.
Por, deri më tani nuk është bërë ndonjë vlerësim zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian lidhur me zbatimin e tyre. 

LDK me kritere për njerëzit që do të vijnë në pushtet

Në ceremoninë e organizuar nga Dega e LDK-së në Istog, me rastin 22- vjetorin e themelimit të saj, lideri i partisë, Isa Mustafa, ka kërkuar ndihmën e strukturave partiake për t’ i fituar zgjedhjet e ardhshme nacionale nga kjo parti në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se LDK do t’ i përcaktojë kriteret me ligj për njerëzit që duhet të vijnë në pushtet.
“ Ne po bëjmë përpjekje që tani ta bëjmë reformën kushtetuese dhe reformën zgjedhore, e cila edhe me ligj do t’ i përcaktojë kriteret të ardhjes në pushtet, përfaqësuesve politikë dhe ne do të bëjmë çmos që përfaqësuesit tanë të ardhshëm të jenë ata që burojnë nga vota juaj e lirë dhe që shumica e këtyre përfaqësuesve të jenë nga Lidhja Demokratike e Kosovë”, ka theksuar ai, transmeton Koha.net.
Lideri Mustafa ka bërë të ditur se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtuar edhe përpjekjet për zgjerimin e partisë dhe ka hapur dyert edhe për pranimin e anëtarëve të rinj, por hapjen e dyerve për anëtarësi të re nuk e ka konsideruar si pensionim të aktivistëve të vjetër.
Ndërsa, Sabri Hamiti ka pohuar se LDK-ja është parti e njerëzve dhe vullnetit të mirë, e njerëzve që kanë mundur të punojnë dhe të durojnë.
“Mua nuk më mbetet veçse t’ ju përkujtojë se ne kemi pasur prijësin e madh Rugovën, i cili na ka lënë trashëgimi një rast të madh, por edhe obligime të mëdha, sepse ka krijuar standarde, norma, të cilat nuk është lehtë më mbërri. Kjo është provuar në këto 22 vjet . Në LDK kanë hyrë njerëzit e vullnetit të mirë, njerëzit e ndershëm, njerëzit që kanë mundur të punojnë dhe të durojnë... “ , ka thënë Hamiti, duke konsideruar se nga rrënjët e LDK-së kanë dalë standardet politike e nacionale, qytetarë rugovianë, ndërsa si të ardhme të Kosovës e ka vlerësuar programim e LDK-së. 

Juve mbyll sezonin pa humbje

Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 3-1 para tifozëve të vet ndaj Atalantës në ndeshjen e fundit sezonale, duke përmbylllur kështu sezonin pa asnjë humbje dhe duke e përshëndetur në mënyrën më të mirë legjendën Alessandro Del Piero.
Që në fillim Bianconerët bënë presion të jashtëzakonshëm, duke arritur deri te goli me anë të të riut Luca Marrone (10’).
Rezultatin e dyfishoi legjenda e klubit, Alessandro Del Piero (28’), i cili në mënyrën më të mirë u përshëndet nga tifozët në Juventus Arena.
Golin e nderit për mysafirët e Atalantës e shënoi Stefan Lichtsteiner, i cili realizoi në portën e gabuar për 2-1 (83’), teksa rezultatin përfundimtar prej 3-1 e vuri Andrea Barzaghli nga penaltia (90’).
E gjithë ndeshja u zhvillua nën hijen e Alessandro Del Pieros, për të cilin ishin të gjitha ovacionet e tifozëve bianconerë. Ikona e Zonjës së Vjetër zhvilloi ndeshjen e fundit në Serie A me fanellën e klubit, ku i kaloi 19 vite të karrierës së tij. Takimi i fundit zyrtar i ‘Pinturicchios’ me këtë klub do të jetë finalja e Kupës së Italisë kundër Napolit.
Juventusi e mbyll sezonin 2011/2012 në Serie A si kampion me 84 pikë, 65 gola të shënuar dhe 19 gola të pranuar, me 22 fitore, 15 barazime dhe asnjë humbje.

Milani, lamtumirë legjendave me fitore

Milani e ka fituar me rezultat 2-1 ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A ndaj Novarës në San Siro, ku lamtumirën e fundit para tifozëve e dhanë disa prej ikonave të klubit në dekadën e fundit.
Gennaro Gattuso, Pippo Inzaghi dhe Alessandro Nesta u përshëndetën për herë të fundit me tifozët në San Siro, teksa nuk mungonin as lotët në sytë e lojtarëve tjerë, të cilët ishin pjesë e sukseseve të mëdha të klubit Rossoner.
Sidoqoftë, futbollistët aktualë të ekipit të Milanit patjetër se u bënë nder ikonave të klubit. Pas një goli të pranuar në pjesën e parë nga Garcia (20’), Milani në pjesën e dytë u shpëtua nga ikona e klubit.
Së pari Flamini barazoi rezultatin në 1-1 (56’) për të nxehur atmosferën në San Siro.
Në vazhdim të takimit inkuadrohet Filippo Inzaghi, i cili u inkuadrua në vend të Antonio Cassanos dhe kështu edhe Alessandro Nesta, që zëvëndësoi Alberto Aquilanin.
Dhe, nuk ka më mirë se sa të përshëndetesh me tifozët me golin e fitores, teka këtë e bëri një prej sulmuesve më të mirë në histori të futbollit, Filippo Inzaghi, i cili realizoi për 2-1 dhe fitoren e Milanit (82’).
Milani mbyll sezonin 2011/2012 në Serie A në vendin e dytë me 80 pikë, 72 gola të shënuar dhe 32 të pranuar, me 23 fitore, 8 barazime dhe 6 humbje.

Coolio problem tjetër me policinë

Reperi Coolio ka pasur një problem tjetër me policinë në Las Vegas javën që lamë pas, pasi vetura e tij u konfiskua për regjistrim të skaduar.
Ylli i hitit “Gangstas Paradise” ishte marrë në pyetje nga policë të trafikut të cilët kanë zbuluar se vetura e tij ishte me regjistrim të skaduar. Ai po ashtu nuk kishte dëshmi të ndonjë sigurimi të veturës, por nuk u arrestua, vetëm i është marrë vetura.
Reperi ishte arrestuar në mars të këtij viti pasi policia gjatë një kontrolli rutinor kishte zbuluar se ai kishte dy dënime të mëdha të pa paguara për thyerje të rregullave të trafikut. 

Protestuan serbët në veri

Serbët e veriut të Kosovës mbajtën një protestë simbolike si shenjë revolte ndaj rezultateve për zgjedhjet serbe të 6 majit.
Afro 50 automjete me targa serbe thuhet se u mblodhën duke vozitur, si shenjë proteste, nga Zveçani e deri te ura kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë për t’u kthyer sërish në Zveçan.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.
Rezultatet e Komisionit Zgjedhor Republikan parashohin mbajtjen e rundit të dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë më 20 maj.
Për postin e presidentit pritet të garojnë ish-presidenti, Boris Tadic, dhe konkurrenti i tij nga Partia Progresive Serbe, Tomislav Nikolic.

Allegri: Nuk më intereson Pirlo

Bosi i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ai nuk është aspak i interesuuar për atë që thotë Andrea Pirlo për largimin e tij nga San Siro një vit më parë.
“Në nivelin teknik, unë vetëm mund të falënderoj Pirlon për punën e madhe të bërë vitine kaluar. Sezonin e kaluar, kur ai ishte i gatshëm fizikisht, ishte i rëndësishëm për ne”.
“Por, kam pasur nevojë për një mesfushor krijues në krahun e majtë dhe në jetë, ju bëni zgjedhjet tuaja, kjo është e tëra. Unë vlerësoj lojtarët që i kam në dispozicion. Pas kësaj, ajo që ai ka thënë, vërtet aspak nuk më intereson. Klubi kishte vendosur atëkohë t’ia ofrojë një rinovim njëvjeçar, por mendoj se Pirlo pranoi ofertën e Juventusit për 5 milionë euro në sezon”, ka thënë Allegri.

Facebooku në Bing

Microsoft paraqiti përditësimin e kërkuesit të vet të Internetit Bing i cili sjell integrimin më të thellë me Facebookun.
Rezultatet e kërkimit fituan një kolonë të re në të cilën ndodhen miqtë nga Facebooku të cilët mund të ndodhë të kenë më shumë informata në lidhje me kërkesën. Në Microsoft theksojnë se shfrytëzuesit shpesh kanë problem të gjejnë burim të besueshëm të informatave, në cilin rast njerëzit mund të marrin ndihmën e miqve që janë më të informuar për temën. Që ky funksion të punoj shfrytëzuesi duhet të jetë i kyçur në Facebook, e Bing vetë do të kërkoj nëpër profilet e miqve tuaj për të gjetur ata të cilët do të mund të kenë më shumë informata për kërkimin e vënë. Gjithashtu theksohet se shfrytëzuesit do të kenë mundësinë që drejtpërdrejtë nga Bing të komunikojnë me miqtë.
Përveç pjesës e cila tregon miqtë të cilët ndoshta janë të njoftuar me tematikën e kërkimit, është shtuar edhe pjesa e quajtur “People Who Know” ku ndodhen kërkimet e gjeneruar nga publikimet zyrtare në shërbimet siç janë Twitter e madje edhe Google+.
Para integrimit me Facebookun Microsoft “pastroi” dukjen e Bingut, respektivisht është mënjanuar pjesa më e madhe e informatave më pak të rëndësishme nga ana e majtë e rezultateve të kërkimit.
Mundësitë e reja do të duhej të jenë në dispozicion në Bing gjatë verës.

Termokos, lider i mossuksesit

Ndërmarrjet publike, si Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Ngrohtorja e qytetit Termokos, Kompania Regjionale e mbeturinave “Pastrimi” dhe Ujësjellësi regjional “Prishtina”, nuk ofrojnë shërbimet e duhura.
Këto të dhëna dolën gjatë prezantimit të Hulumtimit rreth cilësisë së shërbimeve publike në Prishtinë, hulumtim ky i bërë nga Qendra për Hulumtime strategjike dhe sociale (STRAS), “Konsumatori si përfitues i shërbimeve publike”.
Sipas STRAS, Termokos del të jetë lider i mossuksesit në shërbimet të cilat kjo ndërmarrje i ofron për qytetarët e Prishtinës.
Ndërmarrjet publike të hulumtuara në këtë projekt, sipas vlerësimit të anketuarve, nuk ofrojnë shërbimet e duhura për të cilat edhe janë themeluar dhe për të cilat janë përgjegjëse. Pagesa për shërbimet e ofruara konsiderohet të jetë e lartë dhe kjo ndikon në nivelin e arkëtimit të ndërmarrjeve.
Nga ky hulumtim del po ashtu se pa marrë parasysh çmimet, konsumatori është i gatshëm të paguaj me rregull, nëse i ofrohen shërbime cilësore.

PDK-ja me skenar për heqjen e kushtit të dialogut

Partia Demokratike është mobilizuar për ta rivotuar të martën mocionin që i kushtëzon bisedimet me Serbinë, me ndriçimin e fatitë të të pagjeturve. Në seancën e së martës do të jetë kuorumi, ndonëse do të mungojnë deputetë të opozitës dhe draftit të mocionit që do të votohet do t’i mungojë fjalia kushtëzuese.
Një burim brenda GP të PDK-së ka treguar për Kohën Ditore skenarin e vazhdimit të seancës.
“Numri i deputetëve të partive të koalicionit qeverisës do të jetë i mjaftueshëm për të bërë kuorumin në seancë. Kanë qenë 11 deputetë jashtë vendit dhe ata janë kthyer. Po ashtu, prezentë do të jenë edhe deputetët e GP ‘6 +’, që kishin munguar. Pritet të ketë edhe deputetë të opozitës. Pasi të hapen punimet e seancës që është ndërprerë të premten, shefi i GP të PDK-së do të dalë për ta përsëritur kërkesën për harmonizimin e dy rekomandimeve që kanë dalë gjatë interpelancës për të pagjeturit”, ka thënë burimi.
“Nëse opozita e lëshon seancën, çka edhe pritet të ndodhë, punimet do të vazhdojnë, do të zhvlerësohet votimi paraprak dhe drafti që do të jetë gati deri të martën do të votohet”.
Gazeta nuk ka mundur të marrë një qëndrim zyrtar në PDK. Telefonatave nuk u janë përgjigjur gjatë ditës kryeparlamentari Jakup Krasniqi, shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci, si dhe nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Fliste me burrin në Skype, i vdes para syve në kamera

Javën e kaluar, ndërsa Susan Orellana-Clark ishte duke folur në Skype me burrin e saj, një kapiten amerikan në Afganistan, e pa t’i shembej papritur përdhe’ dhe të vdesë vetëm brenda pak çasteve.
Kevin Bruce Clark, në këtë mënyrë, e ka humbur jetën përmes kameras, para syve të infermieres 43 vjeçare, bashkëshortes së tij që po i fliste në linjë direkte nga  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çdo gjë dukej normale, kur Klark u shemb papritur dhe siç është raportuar nga mediat amerikane, ai u shpua nga prapa prej një plumbi.

Disa ushtarë të cilët nxituan pas tij, e panë vrimën që i ishte shkaktuar nga pas dhe konfirmuan se ajo ishte një vrimë plumbi.

Familja e tij në ndërkohë vazhdoi të shpresonte për një mrekulli, derisa  mësoi se njeriu i tyre i dashur kishte vdekur.

“Sezonin e ardhshë, Barca më e fortë se kurrë”

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka hedhur poshtë pohimet se epoka e suksesshme e Blaugranëve ka marrë fund, duke thënë se katalanasit do të kthehen më të fortë se kurrë.
Dështimi i Barcelonës për të fituar ndonjë trofe të çmueshëm këtë sezon, ashtu sikurse gjunjëzimi ndaj Real Madridit, ka bërë shumë të besojnë se epoka e Barcelonës ka mbaruar, e këtu shtohet dhe largimi i Guardiolës. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Valdes.
“Ne shpresojmë ta fitojmë këtë kupë. Këtë sezon dy tituj me rëndësi i kemi humbur, por ne do të kthehemi më të fortë se kurrë sezonin e ardhshëm”, është shprehur Valdes.

Galliani: Do të bëj çmos për Tevezin

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka refuzuar që të dorëzohet në luftën për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Carlos Tevez, duke thënë se ai do të bëjë të pamundurën që ta sjellë atë në San Siro.
Rossonerët ishin pranë transferimit të Tevez gjatë janarit dhe madje edhe ekziston fotografia e darkës së Gallianit me Tevez, por se ëndrra e Gallianit nuk u realizua kurrë për shkak se argjentinasi kërkoi qëndrimin te City.
“Unë e dua Tevezin. Ne do të bëjmë gjithçka për ta transferuar atë”, ka thënë Galliani për Corriere dello Sport. 

Nje vajze 10-vjecare behet nene…pa dashje

Rasti i nenes-femije, e dhunuar nga nje adoleshent 16-vjecar (tashme i burgosur), kishte dale ne drite gjate mesit te marsit
Nje vajze 10-vjecare, viktime e dhunes seksuale, ka sjelle ne jete me nderhyrje kirurgjikale nje femije qe peshon 2.420 kilograme ne spitalin “Juan Ramon Vidal”, ne veri te Argjentines. Burime mjekesore kane bere me dije qe, si e sapobera nene, ashtu edhe bebja e quajtur Tatiana, gezojne shendet te mire.
Sipas asaj qe ka bere te ditur drejtoresha e departamentit te lndjeve ne qendren mjekesore, operacioni u krye ne javen e 35-te dhe perderisa behej fjale per nje lindje te parakohshme, e sapolindura do te qendroje ne inkubator per te zhvilluar me mire mushkerite, ndersa e ema do te qendroje e shtruar ne spital per konvaleshence. Rasti i nenes-femije, e dhunuar nga nje adoleshent 16-vjecar (tashme i burgosur), kishte dale ne drite gjate mesit te marsit, gjate nje vizite mjekesore. 10-vjecarja jeton bashke me 5 vellezer e motra te tjere ne fshatin e Montanjas, ne San Miguel te Argjentines.

Armë me bollëk

Ndër shkaktarët e prishjes së qetësisë dhe rrezikimit të sigurisë publike, me vrasje të shpeshta në vend, llogaritet të jenë edhe armët pa leje në duart e qytetareve.
Statistikat e Policisë së Kosovë flasin për një numër të konsiderueshme të konfiskimit të tyre, ku vetëm nga janari i vitit 2011 e deri më tani janë konfiskuar rreth 1 mijë 851 armë të llojeve të ndryshëm. Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme theksojnë se kanë hartuar strategjinë për vënien nën kontroll të armëmbajtjeve pa leje.
Baki Kelani, zyrtar në Policinë e Kosovës, thotë për Kosovapress se policia ka plan të veçantë policor për parandalimin e të shtënave me armë zjarri dhe konfiskimin e armëve ilegale. Sipas tij, ka raste kur Policia e Kosovës ka ndaluar persona të cilët kanë tentuar të kontrabandojnë dhe të fusin armë në territorin e Kosovës. Ai shton se këto raste janë më të vogla krahasuar me rastet të cilat kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës.
Driton Gashi, drejtor i Departamentit për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, thotë se ata tashmë kanë përpiluar programin strategjik për vënien nën kontroll të armëmbajtjeve pa leje. Sipas tij, arsyeja kryesore për hartimin e këtyre politikave strategjike ka ardhur si nevojë e domosdoshme që në duart e qytetarëve të ketë sa më pak armë pa leje.
“Ka një ligj për armët që është caktuar, i cili rregullon disa fusha brenda kësaj kategorie, pastaj kemi plane strategjike për armë dhe municion për institucionet e sigurisë. Synim kryesor i krejt kësaj pakete strategjike është që të futet nën kontroll edhe qarkullimi, posedimi, përdorimi i armëve pa leje. Çështja e dytë është që nëpërmjet këtyre politikave të rritet besimi qoftë te qytetarët të Kosovës, por edhe të organizatave ndërkombëtare te shtetet të cilat monitorojnë qarkullimin e armëve”, ka thënë Gashi.
Sipas disa hulumtimeve, thuhet se posedimi i armëve është i përhapur më shumë në zonat rurale e ato kufitare dhe se shumë njerëz e konsiderojnë këtë si legjitime, duke pasur parasysh nivelin e perceptimit të pasigurisë në ato lokalitete.
Përndryshe, Kuvendi i Kosovës në vitin 2010 kishte miratuar Ligjin për armët e vogla dhe udhëzimet administrative përcjellëse, të cilat saktësojnë çdo veprim dhe procedurë gjë që krijon hapësire për zbatim efikas të tij.

Vidal: Nuk largohem nga Juventusi

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal ka siguruar tifozët se ai nuk do të shkojë te Real Madridi, duke sqaruar se synimi i tij është të fitojë tituj me Zonjën e Vjetër.
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, zbuloi muaj më parë se Real Madridi është i intersuar për mesfushorin kilian, por ky i fundit refuzon që të largohet.
“Jam i lumtur këtu, ne fituam titullin dhe nuk dua të flas me ekipe tjera. Tifozët mund të jenë të relaksuar, pasi dua të fitoj shumë më shumë me Juventusin”, ka theksuar Vidal.

Messi ndihmon shërimin e 12 vjeçarit

Një 12 vjeçar i diagnostifikuar me sëmundjen e njëjtë nga e cila ka vuajtur Lionel Messi në fëmijëri, do të ndihmonet në mënyrë financiare nga futbollisti më i mirë në planet.
Waleed Kashash, i cili ishte diagnostifikuar me mungesën e hormonit të rritjes (GHD), ka ëndërruar që një ditë të bëhet futbollist pasi të mposhtë sëmundjen, por kostoja e lartë e shërimit të sëmundjes kërcënoi realizimin e ëndrrës së tij.
Sidoqoftë, një femër e quajtur Soad al-Affani kishte vendosur të njoftojë Messin për sëmundjen e të riut, duke ia paguar 208 euro çdo të 15-tën ditë, derisa ai të bëhet 18 vjeç.
Messi më pas bëri një foto të tij duke mbajtur një fanellë të djaloshit Waleed, me mesazhin për të qëndruar sa më i fortë dhe të ketë sa më shumë dashuri.

Wenger: Chamberlain meriton Euron

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se sulmuesi i ri Alex-Oxlade Chamberlain meriton të ftohet në kombëtaren angleze për kampionatin evropian, Euro 2012.
“Nëse ai ka mundësinë për të shkuar në Euro 2012, atëherë do të isha i lumtur. Nëse jo, atëherë ai një ditë do të shkojë në Euro. Varet nga numri i sulmuesve që janë të lirë”.
“Alex po zhvillohet mirë. Ai ka edhe shumë për të mësuar, por potenciali është absolutisht fantastik”, ka theksuar francezi.

Cameron Diaz pëlqeu gjinjt e rremë

Cameron Diaz nuk ka mundur të ndalet së shfaquri ‘gjinjt e saj të mëdhenj’ të cilët ajo i kishte ‘vendosur’ për filmin “What to Expect When You’re Expecting”.
Aktorja është dashur që të bartë gjinj prostetikë për rolin e saj në filmin ku e kishte për koleg Matthew Morrison dhe ky i fundit thotë se ajo nuk ka mundur të ndalet së shfaquri ato gjinj të mëdhenj.
“Është një prej atyre skenave që është prerë – Cameron mi tregoi gjinjt e saj. Ato ishin gjinj të rremë natyrisht, për shkak se karakteri i saj ishte shtatzënë. Ajo ecte vazhdimisht nëpër set ashtu e zhveshur, duke dashuruar gjinjt e saj të mëdhenj”, është shprehur Morrison

Valdes shpallet më i miri në La Liga

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, e ka fituar trofeun Ricardo Zamora, për mesataren më të mirë të pranimit të golave për ndeshjet e luajtura këtë sezon në La Liga.
Portieri i Barcelonës pranoi vetëm 28 gola gjatë sezonit 2011/2012 në La Liga dhe përkundër faktit se pranoi dy gola ndaj Betisit, ai nuk e kishte problem që ta fitonte çmimin Zamora për herë të katërt radhazi.
Suksesi i 30 vjeçarit do të thotë se ai tani ka tejkaluar edhe portierët si Santiago Canizares dhe Juan Acuna, për t’u radhitur ndër legjendat e kampionatit spanjoll

Ferguson i brengosur për gjendjen e Rios

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka frikë se Rio Ferdinand mund të mos jetë në gjendje që të luajë në Euro 2012 për shkak të një lëndimi.
Mbrojtësi veteran i kombëtares angleze është prekur nga një lëndim në shpinë dhe gjendja e tij fizike është e dyshimtë para turneut shumë të rëndësishëm. 33 vjeçari mund të mungojë edhe nëse ai mund të mos dëshirojë të luajë pranë John Terryt, i cili është i përfshirë në një proces gjyqësor për fyerje raciste ndaj vëllait të Rios, Anton Ferdinand.
“Luani një ndeshje çdo katër ditë dhe kjo është diçka që Rio nuk mund të bëjë tani”, ka theksuar Ferguson duke komentuar mbi formën fizike të mbrojtësit. 

Konfirmohen bisedimet për largimin e Forlan

Drejtori i Interit, Marco Branca, ka konfirmuar se klubi është në bisedime me Atletico Mineiron për transferimin e sulmuesit uruguaian, Diego Forlan.
Forlan ka dështuar ta tregojë veten gjatë sezonit në Serie A dhe kështu ka kërkuar largimin nga Interi, ku shënoi vetëm dy gola në 18 ndeshje.
“Është e vërtetë: ne kemi marr një ofertë nga Atletico Mineiro për Forlan. Ne jemi në bisedime, por unë nuk mund të jap informacione tjera. Forlan është duke e shqyrtuar këtë mundësi, por asgjë nuk është vendosur ende. Ne jemi në bisedime për këtë, por ky është proces i komplikuar negociues”, ka thënë Branca.

Galatasaray fiton titullin, përleshje mes tifozëve

Galatasaray është shpallur kampion i Turqisë për të 18-tën herë, duke u barazuar kështu me tituj me rivalin e përbetuar, Fenerbahçen, që ka numër të njëjtë të titujve.
Ndeshja kryesore e cila përfundoi me barazim 0-0, i dha mundësinë Galatasarayt që të përfundojë me një pikë mbi Fenerbahçen dhe ta fitojë titullin. Pas sfidës ku u shpërndanë disa kartonë të verdhë dhe dy kartonë të kuq, ishin tifozët e Fenerbahçes ata që hynë brenda në fushë për të penguar festimet e tifozëve të Galatës.
Dhuna mes tifozëve dhe festimet vazhduan gjatë natës në Stamboll, teksa Galatsaray barazon numrin e titujve me Fenerin, vetëm për të ngritur kështu rivalitetin mes dy taboreve lokale.
Edhe në Prizren kishte festime të mëdha të tifozëve të Galatasrayt gjatë gjithë natës, teksa nuk munguan as incidentet e vogla të shkaktuara nga tifozët shqiptarë të Fenerbahçes. 

Guardiola: Alves i pa zëvëndësueshëm

Trajneri në largim i Barcelonës, Pep Guardiola, ka mbrojtur Daniel Alvesin pas kartonit të kuq të marrë nga mbrojtësi braziliain në sfidën që përfundoi me barazim 2-2 ndaj Betisit.
“Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë. Sidoqoftë, ne humbëm kontrollin në fillim të pjesës së dytë dhe pas përjashtimit të Alves u zhvillua lojë tjetër”.
“Alves drejt largimit? Nuk është në dorën time kjo, por për mua ai është i pa zëvëndësueshëm”, ka thënë Guardiola.

Silva: Ndeshja ndaj QPR-së, më e rëndësishmja në karrierë

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva, ka thënë se ndeshja vendimtare për titull që zhvillohet të dielën ndaj QPR-së është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e tij dhe është në të njëjtin nivel me të sikurse finalja e botërorit.
“Për mua, së bashku me finalet që i kam luajtur me kombëtaren spanjolle, kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierë. Kurrë nuk e kam menduar se një ditë do të bëhem kampion i Anglisë”.
“Kjo ndeshje është skenari që ëndërron çdo futbollist. Të luash për titull në ndeshjen e fundit në shtëpi, para tifozëve të ekipit, është e mrekullueshme. Por, ne duhet të jemi në nivelin më të mirë për të tejkaluar rivalin që do të bëjë gjithçka për të na ndalur”, ka thënë Silva.

Lahm: Luajtëm më mirë, por falëm fitoren

Kapiteni i Bayernit të Munichut, Philipp Lahm, mendon se bavarezët ia falën fitoren Dortmundit edhe pse kanë luajtur më mirë gjatë sfidës finale të Kupës së Gjermanisë.
“Ne ishim ekipi më i mirë për 90 minuta, por kemi bërë gabime katastrofike dhe ia kemi dhënë në pjatë kupën kundërshtarit, një situatë që Dortmundi e shfrytëzoi në maksimum”.
“Ne nuk mund të bëjmë gabime të tilla ndaj Chelseat”, është shprehur Lahm pas disfatës prej 5-2.