Samsung Galaxy S4 me teknologji të avancuar si Eye Scroll dhe Eye Pause?

Deri më sot është folur jashtëzakonisht shumë për modelin e ri të telefonit të Samsung, Galaxy S4, ndërsa tani janë zbuluar edhe disa tipare të reja të telefonit të cilat nënkuptojnë se ky model do të vijë me teknologji të cilat nuk gjenden në asnjë model tjetër. Së fundmi, Samsung ka dorëzuar edhe dy patenta të reja në Evropë, dhe që të dyja hyjnë në domenin e aplikacioneve softuerike për telefonat e mençur, tabletët dhe kompjuterët. Më saktësisht bëhet fjalë për teknologjinë e quajtur Eye Scroll (rrëshqitje, komandë me sy) dhe Eye Pause (pauzimi përmes syrit). Në kërkesën për patenta të cilat Samsung i ka dorëzuar në Bashkimin Evropian nuk specifikohet mënyra apo forma e përdorimit të tyre. Megjithatë, spekulimet e fundit thonë se Samsung do t’i përdor këto teknologji të reja në Samsung Galaxy S4. Për shembull, Eye Pause do t'i mundësojë përdoruesit që gjatë shikimit të një video të largojë sytë nga ekrani dhe me siguri se video do të ndërpritet derisa ai t’i kthejë sytë prapë nga ekrani. Ndërsa me Eye Scroll përdoruesit do të mund të shfletojnë online dhe të rrëshqasin me sy lartë e poshtë nëpër shfletues, apo të kalojnë në faqen tjetër. Natyrisht, të dyja këto teknologji të reja ende pritet të konfirmohen nga Samsung mirëpo ajo që dihet tashmë është se Samsung do të zbulojë një model të avancuar të telefonit të mençur, me të cilin me siguri se do të arrijë rekorde të reja të shitjes.

Panxhari ruan zemrën dhe ngadalëson plakjen

I pasur me minerale, karbohidrate, yndyrë dhe proteina panxhari është shumë i shëndetshëm. Përdoret si në kuzhinë, po ashtu edhe në mjekësinë bashkëkohore. Ndikimi i tij është parandalimi i shfaqjes së tumoreve dhe shërimi i leukemisë. Ndihmon edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut, ndërsa pozitivisht ndikon edhe në nerva dhe punën e trurit, nxit punën e lukthit, zorrëve dhe idhcës. Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se nitratet në panxhar në masë të madhe ulin shtypjen e gjakut, e në këtë mënyrë edhe ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, infarktit dhe sëmundjet e veshkave. Mjafton të konsumon i 250 ml lëng panxhari për ta nxitur qarkullimin nëpër enët e gjakut nëpër tru, duke pakësuar rrezikun nga demenca dhe plakja. Shkaku i dobive, panxharin shpeshherë. mjekët e quajnë edhe si aspirinë natyrale. Lëngu nga panxhari rrit dhe forcon qarkullimin e gjakut, ndërsa nitratet nga ajo zgjerojnë enët e gjakut, duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të organizmit.

Gjatë intervistës për punë, mos flisni keq për ish-shefin tuaj!

Nëse punëdhënësi ju pyet pse konkurroni për atë vend të punës, mos thoni se ikni nga ish-drejtori, sepse kështu dukeni kandidat jo i pjekur. Pas një dite të tërë bisede me konkurruesit, ka shumë mundësi që punëdhënësi t'i harrojë shumicën e njerëzve, prandaj juve ju mbetet që të bini në sy me gjëra të imta. Nga ju pritet që të jeni simpatike, prandaj fillojeni bisedën formale rreth motit, apo tregojeni ndonjë barsoletë të lehtë. Mund edhe t'i keni kualifikimet më të mira, por në intervistë për punë, punëdhënësi kërkon diçka më shumë. Për shembull, mund t'i thoni se një projekt me rëndësi në vendin paraprak të punës e keni kryer për një kohë përgjysmë me të shkurtër, sesa që është pritur nga ju, apo bisedoni rreth ndonjë hobi të jashtëzakonshëm. Kini kujdes që të mos bini në sy për gjëra negative. Kurrë nuk duhet të bisedoni rreth mosmarrëveshjeve me ish-shefin, sikur që nuk duhet as të flisni keq për ish-kolegët e punës. Punëdhënësi e di se ju e keni lënë punën paraprake për një arsye, por atij më shumë i intereson pse e doni mu atë punë tani. Në një rast të tillë nuk duhet të thoni se arsyeja e ndërrimit të vendit të punës është se ikni nga ish-shefi, meqë asnjë punëdhënësi nuk i pëlqejnë punëtorët që flasin keq për shefin e tyre.

Përvjetori i pavarësisë së Kosovës, pa Rita Orën

Rita Ora nuk do të mbajë koncert në Prishtinë, për shkak të turneut të saj në Angli, dhe projekteve tjera të cilat ajo është e angazhuar gjatë gjithë vitit. Edhe pse ajo ka pohuar që një ditë, kurdo që të jetë ajo, me shumë dëshirë dhe krenari do të mbajë një koncert në vendlindjen e saj, por data nuk dihet. Edhe pse në mediat tona filloi të qarkullojë lajmi se kosovarja do të jetë e pranishme në Prishtinë për 5 vjetorin e pavarësisë, ky lajm u demantua nga Ministri i kulturës dhe sporteve Memli Krasniqi, dhe nga burime të afërta të Telegrafit. Siç shkruan Koha.net, Memli ka demantuar lajmin se Rita Ora do të jetë në Prishtinë për këtë përvjetor, ndërsa burimet e afërta me yllin botëror, poashtu demantojnë se Rita do të jetë këtu. Sipas këtij burimi, Rita ka thënë që nëse gjithçka shkon sipas planeve të saj, do të mund të gjejë kohë në agjendën e stërmbushur, por jo diçka konkrete dhe të saktë. Kosovarja për momentin është duke pregaditur turneun e saj të parë në Angli, i cili do të nisë për pak ditë.

Knowles: Të qenit nënë, më ka bërë më seksi

Beyonce Knowles thotë se të qenit nënë e bërë atë të ndjehet më seksi se kurrë më parë. Këngëtarja, e cila në janarin e vitit të kaluar (tash një vit) mirëpriti vajzën Blue Ivy Carter, fëmijën e parë të saj me burrin Jay-Z, ka zbuluar se vajza mes tjerash ka përmirësuar edhe jetën e saj seksuale. “Lindja më ka bërë të kuptoj fuqinë e të qenit femër. Unë kam shumë më shumë substancë në jetën time. Dhe të shpreh ngazëllimin dhe senzualitetin dhe lidhjen që kam me burrin – jam shumë më komforte tash. Në fakt ndjehem sikur fëmija më ka njoftuar me veten”. “Kam qenë e pavarur para se të takoj burrin, dhe ne kemi një joshje natyrale dhe një lidhje të përkryer, dhe kjo është e bazuar në gjërat në të cilat supozohet të bazohet një lidhje”, ka thënë Beyonce.

Rita Ora ndihmon fëmijët në nevojë

Rita Ora ka bërë publik lajmin se ajo gjatë këtij viti do të punoj me organizatën Unicef, për t’i dal në ndihmë fëmijëve në nevojë. Kosovarja, e cila po tregohet një ambasadore e shqiptarëve në botë, po shkëlqen edhe më shumë me hapin e radhës që ka vendosur ta bëjë. Rita ka filluar të punojë me organizatën Unicef, dhe misioni i yllit për këtë vit është t’u dalë në ndihmë të gjithë fëmijëve të cilën janë në nevojë të madhe për ndihmë, anembanë botës. Në disa intervista kohë më parë, është përmendur plani i saj, por asgjë nuk ka pasur konkrete nga ana e Ritës deri tash. Në rrjetin social “Twitter”, Rita tash ka publikuar lajmin se ajo këtë vit do të jetë pjesë e këtij projekti i cili ka logon “IF”, e që do të thotë “ushqim të mjaftueshëm për të gjithë”.

Stramaccioni: Sfida është ende e hapur

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka insistuar se ekipi i tij ende mund ta arrijë finalen e Kupës së Italisë, edhe pse u mposhtën të martën në Olimpico nga Roma me rezultat 2-1. “Më duhet ta uroj Romën. Ata e siguruan fitoren në pjesën e parë, por sfida është ende e hapur”. “Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Roma e filloi shumë mirë pjesën e parë, por ne bëmë çfarë u desh të bënim në pjesën e dytë”. “E vendosa Guarinin pas Palacios në sulm dhe këta dy ishin rreziku kryesor për ta në pjesën e parë, ndërsa Alvarez në pjesën e dytë pati dy raste shumë të mira”, ka thënë Strama për Rai Sport.

Casillas shpreson që lëndimi të mos jetë serioz

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, shpreson që lëndimi që e morri në ndeshjen kundër Valencias, të mos jetë serioz dhe të kthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur. Casillasit iu desh të largohej nga fusha pas 17 minutave lojë për shkak të një lëndimi që e morri në dorë dhe do sot do t’i bëj ekzaminimet mjekësore për ta mësuar kohëzgjatjen e lëndimit. “Menjëherë e kuptova që diçka nuk është në rregull. Kam pak dhimbje. Doktori pa diçka që nuk i pëlqeu dhe tash duhet të presim që t’i bëjmë testet relevante për ta kuptuar se sa serioz është lëndimi. Por, shpresoj të mos jetë shumë serioz”. “Është vetëm gishti i madh i dorës dhe fakti që lëndimi nuk është në kyçin e dorës, është shumë mirë për mua. Do të mundohem të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Casillas.

Baggio largohet nga Federata e Futbollit Italian

Legjenda italiane, Roberto Baggio, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Federatën e Futbollit të Italisë, duke thënë se kërkesat për ta përmirësuar futbollin e Italisë nuk u morën parasysh. “E prezantova projektin tim në dhjetor të vitit 2011 me 900 faqe, por ata nuk më dhanë asnjë përgjigje”. “Nuk dua vetëm të rri i ulur në karrige, unë dua të veproj, kështu që kam vendosur që të largohem”, tha Baggio në një televizion italian.

AO: Djokovic në finale, shkatërron Ferrer

Novak Djokovic e ka pasur të lehtë për të arritur në finalen e tretë radhazi të Australian Open në tre sete (6-2, 6-2, 6-1) të katërtin në botë, David Ferrer, brenda vetëm 89 minutash. Djokovic në finale do të presë fituesin e gjysmëfinales tjetër, Andy Murray dhe Roger Federer, të cilët takohen të premten. Në finalen e femrave do të përballen kinezja Li Na, e gjashta në botë, dhe e para e renditur, bjellorusja Victoria Azarenka.

Zaha te United për 17 milionë funte?

Sipas burimeve të Goal, sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha, ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin. Djajve të kuq transferimi i të riut do të iu kushtojë hiq më pak se 17 milionë funte. Gjithmonë sipas Goal, 20 vjeçari ka nënshkruar marrëveshje pesë vjeçare e gjysmë me gjigantët e Ligës Premier, Manchester Unitedin. Flitet se ai do të lejohet të luaj për Crystal Palace në formë huazimi deri sa të përfundoj kampionati. Zahas i ka mbetur vetëm t’i kalojë testet mjekësore në 48 orët e ardhshme.

Beckham te Chelsea, por jo Davidi

David Beckham ka qëndruar në qendrën stërvitore të Chelseat në Cobham të martën, por jo për të nënshkruar me klubin londinez. David ka shokuar prindërit e fëmijëve që janë pjesë e akademisë së Chelseat, të cilët e kanë parë atë duke motivuar djalin Brooklyn, që po iu nënshtrohej provave teknike me trajnerët e të rinjve të Chelseat.
Vizita e David Beckham në Londër ngriti spekulimet se ai mund të jetë në planet e Chelseat, por në fakt ishte djali i tij i madh ai që e tërhoqi babain në Londër. Nuk është hera e parë që djali i Becks, Brooklyn luan futboll profesional, pasi ai ka luajtur edhe për moshat U-14 të Los Angeles Galaxy.

Jahmir Hyka drejt Palermos

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Jahmir Hyka, ka thënë se ai është në bisedime me ekipin që luan në Serie A, Palermon. Duke folur për ‘Mediagol.it’, Hyka ka njoftuar se është në bisedime me skuadrën e Palermos, për një transferim eventual gjatë afatit kalimtar të janarit. Agjenti i futbollistit të Luzernit, për momentin po qëndron në Itali, ku është duke negociuar me kryesinë e Palermos. Nëse Hyka do t’i bashkohej Palermos, do të çonte në tre numrin e shqiptarëve në këtë klub, pasi aty për momentin janë edhe Samir Ujkani dhe Agon Mehmeti.

Mourinho: E pamundur ta fitojmë La Ligan

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka pranuar se ekipi i tij nuk ka asnjë mundësi që ta mbrojë titullin në La Liga, pasi që diferenca e pikëve me Barcelonën është shumë e madhe. Edhe pse Barcelona në fundjavë e humbi ndeshjen ndaj Sociedadit, Reali ende është minus 15 pikë mbrapa. “Është e pamundur ta fitojmë La Ligan. Diferenca e pikëve me Barcelonën është shumë e madhe dhe ne duhet të fokusohemi në objektivat tjera”. “Nuk duhet të fiksohemi pas objektivave tanë sepse kjo vetëm se do t’i komplikonte më shumë gjërat”, ka thënë Mourinho për RMC.