Rita Ora ka bërë publik lajmin se ajo gjatë këtij viti do të punoj me organizatën Unicef, për t’i dal në ndihmë fëmijëve në nevojë.
Kosovarja, e cila po tregohet një ambasadore e shqiptarëve në botë, po shkëlqen edhe më shumë me hapin e radhës që ka vendosur ta bëjë.
Rita ka filluar të punojë me organizatën Unicef, dhe misioni i yllit për këtë vit është t’u dalë në ndihmë të gjithë fëmijëve të cilën janë në nevojë të madhe për ndihmë, anembanë botës.
Në disa intervista kohë më parë, është përmendur plani i saj, por asgjë nuk ka pasur konkrete nga ana e Ritës deri tash.
Në rrjetin social “Twitter”, Rita tash ka publikuar lajmin se ajo këtë vit do të jetë pjesë e këtij projekti i cili ka logon “IF”, e që do të thotë “ushqim të mjaftueshëm për të gjithë”.
Rita Ora ndihmon fëmijët në nevojë
17:22
Unknown