Një vizitë e thjeshtë nëpër Prishtinë i ka mjaftuar Jenna Handit, një turiste nga Australia, ta krijojë një mendim për kosovarët. Ajo ka parë shumë të meta në kryeqytetin e shtetit të ri, por bisedat dhe sjellja e njerëzve e kanë bindur se këtu, më shumë se vendet, atraksion janë qytetarët e tij.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, nuk ka atraksione turistike aq shumë sa ka kuriozitete dhe disa prej tyre janë bërë sa për t’u kënaqur aty për aty, shkruan për “Sydney Morning Herald”, transmeton “Express”.
Një ndërtesë e policisë e bombarduar, disa statuja, qindra e fotografi të venitura të personave të humbur, të vendosura në rrethojën e ndërtesës së parlamentit – të cilat ende kërkojnë mbetjet nga lufta e viteve 1998-1999.
Madje edhe Muzeu Kombëtar është një ndërtesë e zymtë, shumë relikte të të cilit padashur, “janë marrë me qira” nga Serbia që para fillimit të luftës.
Por kur shoferi i taksisë thotë se ai kurrë nuk ka dëgjuar për Muzeun Etnografik, befasohem. Në një qytet të vogël, institucionet kombëtare duhet të jenë në radarin e çdo taksi.
Ai i telefonon një miku për ta ndihmuar të orientohet, pastaj edhe një tjetri.
Edhe kur ne më në fund arrijmë atje, gati sa nuk e humbëm.
Vendi ku ndodhet Muzeu, është i shënuar vetëm nga një tabelë e prishur, e mbuluar nga posterët e fushatës për zgjedhje, apo të tjera të ngjashme që reklamojnë dietat, modën dhe mënyra të dyshimta për të fituar para nga shtëpia.
Muret e oborrit prej tullave duken të ngjashme me të tjerat në lagje dhe unë ec nëpër atë gjysmë pjesë në pritje për të marrë qortimin e dikujt për kalim të kufirit.
Në vend të kësaj, një burrë i ri del nga shtëpia në fund, më merr brenda dhe me edukatë më kërkon të zëvendësojë këpucët e mia me një palë pantofla gome të rreshtuara afër derës.
Kushdo që i ka blerë ato pantofla, do të ishte tepër optimist në lidhje me numrin e vizitorëve (një shikim i shpejtë në librin e vizitorëve më tregonte se unë isha e para në tre ditët e fundit).
Do të doja që unë të mos i kisha ndërruar këpucët e mia.
Ky duhet të ishte muzeu më i ftohtë në Ballkan, edhe pse nuk ka të bëjë asgjë me ruajtjen e objekteve apo artefakteve historike.
Është tetë gradë jashtë dhe të paktën disa gradë më ulët brenda ndërtesës me tulla të vjetra.
Edhe pas vendosjes së një shalli dhe dorashkave, prapë kisha ftohtë.
Unë dridhesha.
Kështu edhe udhërrëfyesi im, gjykuar nga mënyra se si i mbante duart e tij të vendosura nën sqetulla.
Ne lëvizëm nga dhoma në dhomë, unë lëvizja me këpucët e stërmëdha, e ai tregonte për vendet e zjarrit me shpjegime të shkurtra, duke treguar edhe për kostumet tradicionale, veglat e gatimit, armët, dhe në fund pret për vlerësimin tim dhe një sinjal se ne mund të lëvizim.
Qëndrova për aq kohë sa këmbët e mia më lejonin nga i ftohti. Atëherë shkoj në kërkim të një vendi të ngrohtë.
Shëtitja mund të jetë e këndshme në verë, por në dimër ju duhet të ecni Prishtinës me gropa, erës djegëse dhe asaj të shitësve të gështenjave, para se të gjeni një vend për t’u shkrirë.
Gjeta "diku" një furrë buke të ngrohtë, nga e cila nga avulli, nuk mund të shihje nëpërmjet dritareve.
Në momentin që hyra brenda, e njëjta gjë ndodhi edhe me syzet e mia.
I pyeta se çfarë kanë diçka të nxehtë.
"Burek!" m’u përgjigj gruaja prapa banakut.
Dy shkopinj si gomë të dendura në brumë elastik mbushur me djathë të grirë dhe një tas kosi i pijshëm, i thjeshtë, më kushtoi 1 euro.
Ulem në një karrige të vogël plastike në afërsi të dritares. Kur u vërejt ndërprerja e hyrjes së konsumatorëve, shikoj sytë e gruas, e cila me shenjë më pyeti për drekën time.
I jap asaj një sinjal aprovimi dhe mirënjohje.
Ajo më bën me gisht duke e ngritur dorën lart dhe duke buzëqeshur.
Ndoshta njerëzit, jo vendet, janë atraksioni i vërtetë për këtë shtet të ri.