10 eksabajt hapësirë në disk

Cleversafe është kompania e cila shfrytëzuesve u ofron “hapësirë të pakufishme të diskut” në re, për cilën gjë kanë krijuar sistemin e shpërndarë për deponimin e të dhënave, kapaciteti i së cilit tejkalon 10 eksabajt (10 EB). 10 eksabajt janë 10 mijë petabajt, respektivisht 10 milion terabajt.
Sistemi është i bazuar në Cleversafe Portable Datacenter (PD), i cili përbëhet nga 21 kabinete për harduer të rrjetës dhe harduerin për deponimin e të dhënave (pra, disqe të forta), të cilët përmbajnë krejtësisht 189 nyje deponimi. Secila nyje përbëhet nga 45 copë të disqeve 3-terabajtësh, me çka arrijmë në shifrën prej 25,515 terabajt për një qendër të të dhënave (PD). Në një vend ndodhen 35 PD, pra një vend mund të mbaj 893,025 terabajt. Kjo natyrisht nuk është e tëra – Cleversafe ka krejtësisht 16 lokacione të këtilla, pra 14,288,400 terabajt të shpërndarë në 4.7 miliard disqe të forta. Natyrisht, duhet pasur parasysh edhe refundimin për hir të sigurisë së të dhënave, pra në mënyrë efektive mund të deponohen pak më pak se 14 eksabajt të dhëna të shfrytëzuesve.
Shërbimi i Cleversafe i dedikohet kryesisht data-miningut, pra analizave të sasive të stërmëdha të të dhënave, që mund ti doket interesant qeverive dhe agjencive të mbrojtjes. Përndryshe, ata kanë filluar ndërtimin e një sistemi të këtillë për shkak se kanë vërejtur se ka interesim për atë – qeveria federale he ofruesit e shërbimeve të telekomunikimit iu kanë parashtruar pyetjen se sa do të ishte e mundur që të krijohet një qendër e të dhënave për 10 eksabajt.

Qetsori arrestohet për vjedhje

Njëri nga fituesit e shout real “Big Brother Albania”, Qetsor Ferunaj, është arrestuar nga policia e Vlorës.
BalkanWeb raporton se ngjarja ka ndodhur paraditen e të dielës, kur 37-vjeçari është vënë në pranga në Orikum së bashku me tre persona të tjerë, për prerjen e tubave të hekurit në pronësi të Drejtorisë së Ujërave, përgjatë rrugës në bregdetin e kësaj zone. Tubat shërbenin për vaditje.
Nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të Komisariatit të Policisë në Vlorë janë kapur në flagrancë duke prerë disa tuba hekuri që ndodheshin përgjatë rrugës që të çon për bregdetin e Orikumit, 22-vjeçari Daniel Sadikaj, 28 vjeçari Gjovalin Mikaj dhe 24 vjeçari Arsen Fisti.
Në një njoftim për mediat, policia sqaron se këta tre persona ishin punësuar për prerjen e tubave nga Qetsor Ferunaj, i cili është ndaluar me akuzën e “vjedhjes” .

Milani në hap për titull

Me rezultat prej 3-0, Milani e ka mposhtur Caglairin të dielën mbrëma në San Siro, për t’i qëndruar pranë Juventusit drejt garës për Scudetto.
Zlatan Ibrahimovic i kaloi vendasit në epërsi me një gjuajte të lirë nga rreth 23 metra (32’).
Nuk kaloi shumë kohë dhe Antonio Nocerino dyfishoi epërsinë (39’), ndërsa edhe në këtë gol ishte i përfshirë Ibra, pasi bëri asistin. Ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Në gjysmën e dytë, kuqezinjtë shënuan edhe njëherë. Realizues ishte veterani i mesfushës, Massimo Ambrosini, i cili pranoi një top nga Urby Emanuelson për ta vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes (75’).
Me këtë fitore, Milani vazhdon t’i bëjë presion kreut që e mban Juventusi, nga e ndan vetëm një pikë.

Asteroidi 400 herë më i madh se Londra kërcënon Tokën!

Prapëseprapë duhet thënë se rreziku nuk është terminal, respektivisht “433 Eros” nuk do të godas Tokën, por do të kaloj mjaftë afër sa për të tërhequr vëmendjen.
Asteroidi ka madhësinë 30.4x12.8x12.8 kilometra, e të premten e ardhshme pritet të parakaloj nëpër trajektoren rrethore që është në distancë të mjaftueshme nga orbita e Hënës.
Evropa është duke e përgatitur edhe programin e mbrojtjes nga asteroidet, i cili quhet NEOShield dhe i cili do të duhej të jetësohet vetëm pas tri viteve. Thënë më saktë me ndihmën e mjeteve financiare në lartësi prej 5.4 milion eurove, të siguruar nga komisioni Evropian dhe institucionet shkencore dhe partnerët, qendra hapësinore Gjermane synon të mbaroj një test mision brenda periudhës së dhënë, shkruan Daily Mail.
Disa nga propozimet për shmangien e asteroideve përfshijnë lansimin e predhave të mëdha, përdorimin e rrezeve gravitacioni madje dhe përdorimin e kokave bërthamore. 

Hogan: Ulrich më ka ftuar t’i bashkohem Metallicas

Mundësi i WWF dhe ylli televiziv, Hulk Hogan, ka bërë të ditur se njëherë i ishte bërë ofertë që t’i bashkohej bendit legjendar, “Metallica”.
Hogan ka qenë muzikant para se t’i përkushtohej sportit me të cilin arriti famë të madhe, të cilën më vonë e shfrytëzoi për të luajtur edhe nëpër filma dhe seriale. Ndërsa tani ka njoftuar se karriera e tij mund të merrte kah tjetër.
“Kam luajtur bas kitarë. Jam shoqëruar me Lars Ulrich (bateristi dhe njëri nga themeluesit e Metallica), i cili më ka pyetur nëse dua të bëj muzikë me bendin ‘Metallica’. Kjo ka ndodhur kur ky bend sapo kishte filluar të ekzistonte”, ka treguar Hogan. 

Alonso e Marcelo të lënduar

Stafi mjekësor i Real Madridit ka sjellë lajme jo të mira pas fitores ndaj Zaragozas. Dy nga lojtarët që ishin në formacionin e Los Blancos, Xabi Alonso dhe Marcelo, kanë pësuar lëndime.
Mesfushori spanjoll u zëvendësua në minutën e 62-të, derisa mbrojtësi i krahut të majtë është ankuar për dhimbje edhe pse luajti deri në fund.
Ende nuk dihet serioziteti i lëndimeve dhe kohëzgjatja e mundshme e mungesës së tyre

Tri javë moslojë për Ramires

Mesfushori i Chelseat, Ramires, ka pësuar një lëndim të ligamentit të gjurit të djathtë në takimin ndaj QPR, i cili do ta mbajë së paku tri javë jashtë fushe.
Braziliani iu nënshtrua ekzaminimeve të dielën, ndërsa nga klubi kanë njoftuar se ai nuk do të luajë në tri ose katër javët e ardhshme.
Ai nuk do të jetë në dispozicion të Bluve në derbin ndaj Manchester Unitedit, si edhe në takimin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Napolit.

Topçinjtë përmbysin Aston Villan

Arsenali ka siguruar kualifikimin në raundin e pestë të FA Cup me një fitore mbresëlënëse prej 3-2 përballë Aston Villas në Emirates Stadium.
Pjesa e parë i takoi skuadrës mysafire, e cila krijoi epërsi të dyfishtë. Richard Dunne shënoi golin e parë në ndeshje (33’), ndërsa Darren Bent bëri që gjërat për Arsenalin të përkeqësoheshin maksimalisht (45’).
Mirëpo, në gjysmën e dytë, Topçinjtë arritën të kthenin gjithçka në favor të tyre duke shënuar tre gola të shpejtë.
Robin van Persie ishte i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi për ngushtuar epërsinë (54’), ndërsa Theo Walcott i barazoi shifrat (57’).
Arsenali fitoi edhe një tjetër penalti pas ndërhyrjes së gabuar kundrejt Kosicelney, ndërsa sërish i pagabueshëm ishte Robin van Persie (61’).
Në raundin tjetër, Arsenali do të luajë përballë fituesit të sfidës mes Sunderland dhe Middlesbrough që luajtën baras në ndeshjen e zhvilluar të dielën (ndërsa sipas rregullave të FA Cup, duhet ta zhvillojnë një tjetër ndeshje për të kërkuar fituesin). 

BE të bëjë presion mbi Beogradin

Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka deklaruar se vendimi për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë nuk varet nga zbatimi i Planit Ahtisaari në veri të vendit.
“As Qeveria e Kosovës, as Zyra Civile Ndërkombëtare dhe as aktorë tjerë ndërkombëtarë nuk kanë kontroll direkt mbi veriun. Kështu që, do të ishte gabim që përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të varet nga zbatimi i planit gjithëpërfshirës në Veri”, ka thënë Rohan të dielën për KosovaTimes.
Rohan mirëpret vendimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për t’i dhënë fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, me kusht që të zgjidhen disa çështje të hapura që kanë të bëjnë me zbatimin e Planit të Ahtisaarit. Lidhur me këtë, ai ka përmendur Ligjin për Hoçën e Madhe dhe Qendrën Historike të Prizrenit, zbatimin e plotë të Ligjit mbi përdorimin e gjuhëve, punësimin e pjesëtarëve të minoriteteve në institucione, si dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale.
Ambasadori ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se ky dialog ka prodhuar disa rezultate pozitive mirëpo disa nga marrëveshjet nuk janë zbatuar ende. Lidhur me këtë përmend marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufirit. Rohan vlerëson se ndërmjetësi i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, duhet të bëjë presion mbi Serbinë.
”Kjo në veçanti ka të bëjë me IBM-në, ku Serbia duket se ka lëvizur prapa nga ajo që është pajtuar në Bruksel. Për këtë çështje, ndërmjetësi i BE-së duhet të bëjë presion të nevojshëm mbi Beogradin për të siguruar zbatimin”, ka theksuar diplomati austriak.
Për temën e bashkëpunimit rajonal, Rohan thotë se qëllimi duhet të jetë që shteti i Kosovës të mund të marrë pjesë në takimet ndërkombëtare. Sipas tij, zgjidhja më normale do të ishte që në takimet rajonale Kosova të përfaqësohet me emrin “Kosovo”. 

Mësimi rifillon të hënën

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit se mësimi do të rifillojë të hënën (30.01.2012)- thuhet në një komunikatë për media të MASHT.
MASHT bën të ditur se mësimi nuk do të fillojë në disa shkolla në zonat rurale, ku Drejtoritë Komunale të Arsimit vlerësojnë se ende nuk ekzistojnë kushtet të zhvillohet mësimi, për shkak të borës së madhe që ka përfshirë ato vende.
Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifikimit të përbashkët të Drejtorive Komunale të Arsimit me Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

OKB e quan Kosovën Republikë

Kosova nuk është ende shtet anëtar i OKB-së. Madje në rezolutën 1244 për Kosovën thirren shumë shtete që janë kundër pavarësisë. Të njëjtën qasje e shprehin edhe organizatat e OKB-së dhe shtetet anëtare që nuk e kanë njohur vendin tonë. Megjithatë, në OKB, më saktësisht në Asamblenë e Përgjithshme, Kosovës i janë referuar ditë më parë si Republikë- raporton Indeksonline.
Në një njoftim të zëdhënësit të Asamblesë së Përgjithshme flitet për aktivitetet e presidentit të kësaj asambleje, mes të cilëve edhe për takimin me Jahjagën, të cilës i referohet si presidente e Republikës së Kosovës.
“Në margjinat e Samitit të Pestë Botëror të Energjisë në Abu Dhabi, presidenti Al-Nasser gjithashtu zhvilloi bisedime me presidenten e Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e saj znj. Atifete Jahjaga. Ata diskutuan për një sërë çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e datës 16 janar. 

Facebook kundër rrëmbimit të klikimeve

Edhe pse duket se në Facebook nuk ka edhe aq shumë spam, prapëseprapë ca persona “të mençur” të cilët përmes dy metodave e bëjnë shfrytëzuesin që të bëj një klik, i cili nuk do ta dërgoj atje ku dëshiron ai. Facebook kundër mashtruesve të këtillë lufton, në mes tjerash, edhe me padi pranë gjykatave të ndryshme.
Një nga kompanitë e cila sipas pohimeve bën diçka të këtillë është Adscend Media, për të cilën dihet se përkrah skemat e ridrejtimit të klikimeve (clickjacking). Si e bëjnë këtë? E vendosin lidhjen e cila ka një format të veçantë, për shembull në ndonjë video ose foto potencialisht mjaftë interesante, e kur shfrytëzuesi të klikoj mbi lidhjen, në vend të përmbajtjes së dëshiruar i ofrohet shkarkimi i ndonjë fajlli ose lidhja e dërgon në ndonjë faqe të dyshimtë.
Mënyra e dytë është krijimi i butonit të padukshëm Like, mbi të cilin pastaj vendoset fotografia potencialisht interesante, e kur shfrytëzuesi të klikoj mbi të, në të vërtetë “bën like” ndonjë faqe të padëshiruar (të spamerit). Këtë faqe të bërë Like pastaj e shohin miqtë e viktimës të cilët ndoshta do ta vizitojnë pikërisht për shkak se ju e keni bërë Like (që ju në të vërtetë nuk e keni bërë).
Facebook përndryshe edhe më herët pati paditur spamerët, kështu “mbreti i spamit” Stanford Wallace isthe i detyruar të paguaj dëmshpërblimin prej 711 milion dollarë, e Philip Porembski 3505 milion dollarë. 

Thaçi garanton miqësi me Slloveninë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur slloven, Janez Jansha.
“Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim, t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj kryeministër i Sllovenisë. Sllovenia është një shtet mik, që ka ndikuar pozitivisht në të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, në të gjitha periudhat historike, që kulmoi me njohjen e shpejtë të pavarësisë së Kosovës më 2008. Institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj çmojnë lartë kulturën dhe zhvillimet demokratike të vendit tuaj, ashtu edhe përkushtimin e përgjithshëm për zhvillimin ekonomik, modernizimin e shoqërisë sllovene dhe integrimin e saj në botën e përparuar”, thuhet mes tjerash në urimin Thaçit.
Ai ka theksuar se është i sigurt që populli slloven dhe qeveria do të ecin edhe më tutje në rritjen ekonomike, begatimin dhe afirmimin e Sllovenisë në arenën ndërkombëtare, si model i shtetit që tejkaloi fazën e tranzicionit në mënyrë shembullore.
Thaçit ka garantuar miqësinë e popullit të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat, me urimin që të dy shtetet dhe popujt të shënojnë të arritura të larta, si në nivel të brendshëm ashtu edhe në atë global. 

‘Qëndrimet e VV për Haxhiun ende qëndrojnë’

Zyrtarë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë vendosur që të mos i komentojnë deklaratat e reja të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili edhe të dielën akuzoi Albin Kurtin për lidhje me Serbinë. Anëtarët e “Vetëvendosjes” deklaruan se për Kamishin vlejnë ato që janë thënë të shtunën gjatë një konference për media, se SHIK-u me dezinformata po mundohet të bëhet pjesë e qeverisjes.
Arbnor Behari, zyrtar për media në Lëvizjen “Vetëvendosje”, i pyetur nga Kosovapress rreth akuzave të bëra të dielën nga Haxhiu në adresë të kreut të “Vetëvendosjes”, tha se nuk kanë se çka të komentojnë për këtë, pasi që qëndrimet e tyre, lidhur me deklaratat e Haxhiut, mbeten ato të njëjtat që zyrtarë të kësaj partie i kanë thënë të shtunën në një konferencë për media.
“Krejt ajo çka ‘Vetëvendosje’ ka dashur të thotë në lidhje me deklaratat e Haxhiut, i kemi thënë dje në një konferencë për media. Andaj sot nuk kemi çka komentojmë në lidhje me këtë, pasi që qëndrimet e shprehura në konferencë ende qëndrojnë”, ka thënë ai.
Në një konferencë urgjente për media, Bekim Haxhiu, ka thënë se ndjen përgjegjësi për ato që deklaron, duke këmbëngulur se janë të vërteta takimet me serbë të liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ka kërkuar nga Kurti të qartësojë raportet që ai ka pas me një femër nga Beogradi, e cila, sipas deputetit te PDK-së, ka qenë e bija e një ish ministri nga partia e Milosevicit. Ndërsa gjatë ditës së shtunë Lëvizja Vetëvendosje i është kundërpërgjigjur akuzave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut (Kamishi), duke i quajtur ato si të pavërteta dhe të qëllimshme.

Scalfaro ka lënë gjurmë në skenën politike

Kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologut të tij italian, Mario Monti dhe popullin italian me rastin e vdekjes së ish presidentit, Oscar Luigi Scalfaro.
“Oscar Luigi Scalfaro ishte politikan i rëndësishëm demokristian, deputet i parlamentit italian, ministër i qeverive italiane dhe senator i përjetshëm, duke lënë gjurmë me dekada të tëra në skenën politike italiane”.
“Ish presidenti Oscar Luigi Scalfaro ishte në krye të shtetit në vitet e rëndësishme për Kosovën, 1998 – 1999, kohë që diplomacia italiane luajti rol të rëndësishëm në përkrahjen e zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës”, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e Thaçit.

Lecce ndal Interin

Skuadra e promovuar në Serie A, Lecce, ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Interit në Via del Mare.
Interi e dominoi takimin në fillim dhe kishte në pjesën e parë disa raste të volitshme.
Sidoqoftë, ishte Giacomazzi ai që kaloi në epërsi Leccen pas një kundërsulmi, duke bërë Nerazzurët të vuajnë deri në fund.
Ishin dy gola të anuluar dhe dhe disa raste të volitshme të cilat zikaltrit nuk i shfrytëzuan në pjesën e dytë, e që ishin fatale për disfatën e parë pas shtatë fitoreve radhazi në Serie A.
Me këtë disfatë Interi humb vendin e katërt dhe kthehet në vendin e pestë me 35 pikë, një më pak se Lazio që shkatërroi në transfertë Chievon. 

Lille konfirmon, Hazard largohet

Klubi francez Lille ka konfirmuar se mesfushori Eden Hazard do të largohet nga Ligue 1 me të përfunduar ky sezon.
21-vjeçari vazhdimisht është lidhur me një largim nga kampioni i Francës dhe duket se ka ardhur momenti të cilin e presim shumë klube evropiane.
“Eden do të largohet në fund të sezonit, kjo është pothuajse e sigurt”, tha drejtori Federic Paquet.

Roma ndalet në shtëpi

Roma ka arritur të nxjerrë vetëm një barazim në shtëpi ndaj Bolonjës me rezultat 1-1.
Roma ishte dominuese në këtë takim nga fillimi, por nuk arriti të gjente rrugën e golit.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë Marco Di Vaio ishte ai që kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 57-të.
Roma mobilizohet dhe arrin që me anë të Miralem Pjanic të barazojë rezultatin në 1-1, që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Me këtë barazim Roma ka 31 pikë në vendin e gjashtë.

Karanka: Oezil po kthehet në formën e sezonit të kaluar

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka lëvduar mesfushorin Mesut Oezil, pas fitores ndaj Real Zaragozas në Bernabeu, duke thënë se gjermani po kthehet në formën e sezonit të kaluar.
Oezil shkëlqeu të mërkurën në Camp Nou ku i la me probleme mentale disa mbrojtës të Barcelonës, teksa forma e tij drithëruese vazhdoi edhe në sfidën ndaj Zaragozas. Kjo nuk ka mbetur pa u komplimentuar nga eprorët e pankinës madrilene.
“Oezil nuk ka qenë që një kohë në formën e sezonit të kaluar, por tani duket se ai po kthehet në atë nivel”, tha Karanka për gazetarët në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Panairi i tatuazheve në Venezuelë

Të shtunën, në kryeqytetin e Venezuelës, Caracas, është mbajtur njëri prej panaireve më të mëdhenj të tatuazheve në Amerikën Jugore.
Mbi 200 mjeshtër të zbukurimeve të trupit, nga Argjentina, Meksika dhe Venezuela, u bënë bashkë për të ekspozuar më të rejat nga bota e tatuazheve.
Aty mund të shihje gjithçka, prej impianteve të silikoneve në fytyrë e deri tek unazat e metalta për trup të cilat njëri prej mjeshtërve i demonstroi duke e varur trupin në to.
Më së shumti vëmendje tërhoqi meksikania Mary Jose Cristerna, e njohur me emrin artistik “Vampirja”, e cila për shkak të syve dhe shumë zbukurimeve të pazakonta dhe tatuazheve, i përngjanë krijesave gjakpirëse nga bota e filmave dhe romaneve.

Si janë dukur dikur – si duken tash (Foto)

Shumë nga yjet hollivudiane dhe të muzikës kanë ndryshuar shumë dukjen që e kanë pasur dikur.
Disa i kanë humbur flokët, disa kanë humbur në peshë ose kanë shtuar, ndërsa të tjerë e kanë ndryshuar dukjen e tyre përmes ndërhyrjeve kirurgjike.
Më poshtë ju sjellim përmes fotografive ndryshimet e disa personaliteteve të njohura të shoubizit.