Profiti i Lenovos kërceu për 54 për qind
14:44
Liridon
Shitja e Lenovos është rritur në mes tetorit dhe dhjetorit për 44 për qind, në rekordin prej 8.4 miliard dollarë, e posedimi i kësaj kompanie në tregun global të kompjuterëve arriti 14 për qind.
Kërcimi i profitit është rezultat e rritjes së shitjes së kompjuterëve në tregjet kyçe – në Kinë dhe në vendet të cilat po shënojnë rritje ekonomike.
Rritjen më të madhe të shitjes Lenovo duhet cekur e pati në tregjet e ashtuquajtur të pjekura, në pjesën më të madhe duke iu falënderuar ndërmarrjeve të përbashkëta – me kompaninë NEC në Japoni dhe Medionin në Gjermani.
Fëmijët që luajnë jashtë më pak alergjik
14:43
Liridon
Fëmijët që jetojnë në vende me më pak diell dhe dalin më rrallë jashtë shtëpisë, kanë rrezik shumë më të lartë nga sëmundjet e ndryshme të lëkurës dhe nga alergji të ndryshme. Shkencëtarët australianë kanë dëshmuar se fëmijët, të cilët jetojnë në veri të atij shteti kanë rrezik dy herë më të madh nga ekzemat dhe alergjitë sesa ata të cilët jetojnë në jug dhe marrin sasi më të madhe të rrezeve UV.
Gjithashtu, shkencëtarët kanë gjetur lidhjen ndërmjet rrezatimit UV dhe alergjisë ndaj kikirikëve dhe vezëve, si dhe qëndrimit në ajër të freskët dhe në dritë të diellit. Pasojat e mungesës së dritës së diellit janë shumë mirë të vërejtura në studimin australian të më shumë se 3000 fëmijëve, sepse në atë shtet ekziston një dallim i madh në klimë ndërmjet pjesës veriore dhe jugore, që janë 4 800 kilometra larg njëra-tjetrës. “Drita e diellit është e rëndësishme për prodhimin e vitaminës D në lëkurë, e cila ndikon në krijimin e alergjive. Kemi dëshmuar se sa është e rëndësishme që fëmijët ta kalojnë kohën jashtë shtëpisë, nëse për asgjë tjetër; atëherë për arsye shëndetësore”, ka deklaruar udhëheqësi i studimit, dr. Nik Ozbom.
Femrat mbajnë mend momentet e lumtura, ndërsa meshkujt, të pakëndshmet
14:42
Liridon
Gjatë përkujtimit meshkujt dhe femrat përdorin pjesë të ndryshme të trurit. Ato më lehtë mbajnë mend momente të lumtura derisa partnerët e tyre mbajnë mend ato të këqijat, tregon hulumtimi.
Femrat ngjarjet e pakëndshme i kujtojnë më pak se sa meshkujt, zbulon studimi i Universitetit Montreal, shkruan Daily Mail. Shkencëtarët u kanë treguar vullnetarëve fotografi prej maceve e deri te pamjet erotike, ndërsa reagimet e tyre i kanë përcjellë me monitorin EEG.
Pasi që kanë shikuar fotografitë, vullnetarët është dashur të shtypin tastin për të vërtetuar nëse tashmë e kanë parë atë fotografi. Në teste femrat ishin më keq kur ishin në pyetje pamjet e pakëndshme. Çfarëdo emocionesh pengojnë kujtesën e tyre, por efektin edhe më shumë e forcojnë ato negative, vërteton hulumtimi.
Femrat më lehtë kujtojnë momentet e lumtura, ndërsa meshkujt në mirë mbajnë mend situatat fatkeqe. Për të rikujtuar ndodhi të caktuara përdorin pjesë të ndryshme të trurit.
“Fotografitë me pamjet emocionale si të luftës errësojnë kujtesën e femrës dhe ato nuk dinë nëse i kanë parë më herët. Ato në vend të momenteve të këqija, më mirë i mbajnë mend të mirat, ndërsa për meshkujt është e kundërta", thekson udhëheqësi i studimit, Mare Lavoie.
“Fotografitë me pamjet emocionale si të luftës errësojnë kujtesën e femrës dhe ato nuk dinë nëse i kanë parë më herët. Ato në vend të momenteve të këqija, më mirë i mbajnë mend të mirat, ndërsa për meshkujt është e kundërta", thekson udhëheqësi i studimit, Mare Lavoie.
Kur përkujtojnë momentet e bukura tek femrat aktivizohet hemisfera e djathtë e trurit, ndërsa te meshkujt e majta. Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë që shikimi i gjërave varet nga gjinia, shton ai.
“DJ Gjyshja” vjen në Prishtinë
14:41
Liridon
Ardin Badivuku ka pohuar për Telegrafi se aranzhimi i ardhjes së saj në Prishtinë nuk ka qenë i zorshëm, për shkak se oferta ka qenë e pranueshme për të dy palët. Por ka cekur se vështirësi ka qenë aranzhimi i fluturimit për shkak të motit të ligë që është në Evropë.
“Oferta ka qenë e pranueshme dhe e përshtatshme për të dy palët, prandaj ajo e ka pranuar. E zorshme ka qenë aranzhimi i fluturimit, sepse është vendosur në momentin e fundit për shkak të motit të lig që po mbretëron”, ka thënë Badivuku
“Mamy Rock”, emri i vërtetë i së cilës është Ruth Flowers, më 22 shkurt do të performojë në klubin e natës “Prime”, me kërkesë të së cilit edhe është aranzhuar ardhja e saj në Prishtinë.
Ndërsa sa i përket biletave ende nuk është bërë publike çmimi i tyre, por që ditëve në vazhdim do të vendoset edhe për këtë.
Argjentina këtë vit në “Top Fest” Argjentina këtë vit në “Top Fest” Argjentina këtë vit në “Top Fest”
14:41
Liridon
Këngëtarja e talentuar shqiptare, Argjentina Ramosaj, është duke u përgatitur për një këngë të re me të cilën do të konkurrojë në “Top Fest 9”.
Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja nëpërmes faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook.
Argjentina, megjithatë, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këngës, duke shtuar vetëm se kësaj radhe do të shkojë në Top Fest me një këngë ndryshe të punuar nga Threedots.
Aurela Gaçe vjen me këngë të re
14:40
Liridon
Për muzikën e këngës është përkujdesur kompozitori Alban Kondi, ndërsa vargjet e i ka shkruar dr. Flori dhe vet këngëtarja Aurela Gaçe.
Këngëtarja ka pohuar për Telegrafi se “Tranzit” është pjesë e albumit të radhës, të cilin e cilëson si një projekt të rëndësishëm në karrierën e saj.
“Kënga 'Trazit' është pjesë e albumit tim të ri të radhës. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm në karrierën time pasi kam punuar kohë të gjatë për këtë këngë dhe po ashtu një moment i paharruar pasi pjesa më e madhe e videos është xhiruar vetëm dy ditë para lindjes së engjëllit tim”, ka pohuar Aurela për Telegrafin.
Viedoklipi i cili u xhirua në qytetin e Tiranës është realizuar nga kompania Max Production.
Chiellini i kënaqur me fitoren ndaj Milanit
14:39
Liridon
Nënshkrimi i ri i Bianconerëve, Martin Caceres, shënoi dy herë në San Siro, për të ndihmuar Zonjën e Vjetër të fitojë 2-1 ndaj Rossonerëve.
“Paraqitja e ekipit ishte gjëja më e rëndësishme e mbrëmjes. Ne ndryshuam tetë nga 11 lojtarët që luajtën kundër Sienës, por gjithçka shkoi vërtet mirë”.
“Lojtarët e ri, [Simone] Padoin dhe Caceres, arritën të përshtaten në mënyrë të përkryer. Ky është testi i cili tregon se ky ekip ka një vendosmëri dhe organizim të shkëlqyeshëm taktik”, ka thënë Chiellini.
Guardiola: Më e mira që kam parë nga Alcantara
14:38
Liridon
Guardiola madje e ka quajtur paraqitjen e Thiagos si më të mirën e tij me skuadrën e parë të Barcelonës.
“Ai pati një ndeshje të jashtëzakonshme, ai luajti si burrë. Ai luajti në mënyrë të guximshme në një pozitë në të cilën nuk është mësuar”, ka thënë Guardiola.
NBA: Parker siguron fitoren për Spurs
14:38
Liridon
Dy ndeshje pasi shënoi pikët më të larta të sezonit, 42 kundër Oklahoma Cityt, Parker sërish ishte në top-formë për të ndihmuar Spursat të shënojnë fitoren e gjashtë radhazi.
Parker po ashtu kontribuoi me tetë asistime dhe kombinoi mirë lojën me lojtarin rezervë Tiago Splitter, i cili shënoi 15 pikë. Gary Neal shënoi 18 pikë i inkuadruar nga karrigia e rezervave, derisa Tim Duncan regjistroi 16 pikë dhe 11 kërcime për skuadrën fituese.
Për 76ers (18 fitore, tetë disfata këtë sezon), më i miri ishte Lou Williams me 22 pikë.
Capello: Nuk e kam kritikuar FA-në
14:36
Liridon
Capello mbrëmë hoqi dorë nga posti i tij pas një takimi me drejtorin e bordit të FA-së, David Bernstein, dhe sekretarit gjeneral, Alex Horne.
Pas lajmit për largimin e tij, italiani ishte cituar se kishte thënë se ishte ndjerë i ‘ofenduar’ nga sjelljet e Federatës Angleze dhe ishte i bindur se autoriteti i tij ishte dëmtuar pas shkarkimit të John Terryt si kapiten pa lejen e tij.
“Nuk kam thënë asgjë dhe nuk do të them asgjë. Çdo fjalë e thënë se ka dalë nga goja ime është e rrejshme”, ka thënë Capello për Ansa.
Conte: Ende nuk jemi kualifikuar
14:35
Liridon
“Ndeshja është ende e hapur pasi Milani është një ekip i mirë që ende ka diçka për të thënë. Ne parashikojmë një ndeshje të vështirë të kthimit, për të siguruar vend në finale”, ka shtuar italiani.
Dy skuadrat do të takohen më 21 prill në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në fushë të Juventusit.
Allegri kërkon nga lojtarët ta ruajnë qetësinë
14:35
Liridon
“Ne e pranuam golin e dytë në një mënyrë naive. Është turp të humbasim në një ndeshje në të cilën luajtëm mirë, siç bëri edhe Juventus”.
“Kualifikimi tash do të jetë i vështirë, por asgjë nuk është e pamundur. Ne kemi humbur shumë së fundi, por ne duhet të mbetemi të qetë dhe të kemi besim në fuqinë tonë. Ne po ashtu kemi humbur shumë lojtarë dhe shumë të tjerë nuk kanë qenë në gjendje të pushojnë”.
“Nuk ka presion në ne, pasi e njoh fuqinë e skuadrës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Allegri.
Emery i kënaqur me paraqitjen ndaj Barcës
14:34
Liridon
“Ne duhet t’ia japim meritat Valencias për atë çfarë bëri kundër një rivali të madh dhe lojtarëve të mëdhenj. Për t’i mposhtur ata ne duhet t’i bëjmë gjërat më mirë”.
“Ne kishim dy ndeshje të mira kundër tyre, por na mungoi diçka. Gjëja më e rëndësishme është se ne kishim shanse për të shënuar, që është gjë pozitive, derisa aspekti negativ ishte që ne i lejuam ata të krijojnë shanse, të cilat nuk është dashur t’i kenë”.
“Ne ishim ca të pafat për të pasur ndeshje të mira dhe nuk mund ta mposhtnim Barcelonën për shkak të kualitetit që ka. Ne e dinim se kjo sfidë do të ishte e vështirë, por kishim shpresa. Ne e dinim se kishim nevojë për një ndeshje të përkryer kundër tyre, dhe kjo nuk ndodhi”, ka thënë Emery.
Zyrtare: Shaqiri nënshkruan me Bayern Munichun
14:33
Liridon
Bayern Munich përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare ka zbuluar se ka kompletuar transferimin e shqiptarit Xherdan Shaqiri nga Baseli për një shumë të pazbuluar.
Kosovari me nënshtetësi zvicerane ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me gjigantin gjerman dhe do t’i bashkohet klubit të ri pas fundit të sezonit.
20-vjeçari kishte udhëtuar në Gjermani në herët gjatë javës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe anësori sot ka nënshkruar marrëveshje deri në qershor të vitit 2016.
“Ne jemi shumë të kënaqur që kemi arritur të nënshkruajmë me një prej të rinjve më të njohur në Evropë në Xherdan Shaqirin”, ka komentuar drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger.
“Loja inteligjente e Xherdanit dhe aftësitë dribluese do t’i shtojnë fuqi skuadrës tonë për sezonin e ardhshëm. Unë e kam përcjellë atë për një kohë të gjatë deri tash, dhe jam i bindur se ai mund të bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm për Bayernin”, ka shtuar trajneri i skuadrës, Jupp Heynckes.
Shaqiri është produkt i akademisë së të rinjve të Baselit dhe është shndërruar në një lojtar kyç për klubin zviceran që kur kishte bërë debutimin zyrtar në korrik të vitit 2009.
Anësori do të ketë rastin të luajë kundër klubit të tij të ri dy herë në dy javët e ardhshme, pasi skuadra e tij aktuale, Basel, është caktuar të përballet pikërisht me Bayernin në 1/8-tën e finales së Ligës së Kampionëve.
Mourinho në negociata me Cityn?
14:33
Liridon
Mediat portugeze raportojnë se Mourinho tashmë është duke e menduar mundësinë e rikthimit në Angli gjatë verës dhe ka zhvilluar biseda joformale me një klub të Ligës Premier – Manchester Cityn.
Kontakti ka qenë vetëm njoftues rreth planeve të të dyja palëve, pasi ish-trajneri i Chelseat ende nuk ka vendosur të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni.
Ajo çfarë është e qartë është se Mourinho, nëse largohet nga Reali, do të kërkojë një rikthim në Angli.
Më herët është përmendur se Mourinho mund të jetë pasardhësi i Sir Alex Ferguson te Manchester United.
Alba: Çdo lojtar i ri ëndërron për Barcën
14:32
Liridon
Alba është lidhur me një kalim në Camp Nou, siç është përfolur edhe për një transferim të tij te Manchester United dhe Liveprool.
“Çdo lojtar që nga fëmijëria ëndërron të arrijë sukses me Barcelonën”, ka qenë i qartë mbrojtësi spanjoll.
Zenit në negociata me Zaraten
14:32
Liridon
Zarate aktualisht është i huazuar te Inter nga Lazio, por ka dështuar të sigurojë minuta të bollshme nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri.
Trajneri i Zenit, Luciano Spalletti, ka rekomanduar Zaraten si transferim të ri të klubit dhe me tregun rus të transferimeve që është ende i hapur, bisedat tashmë janë duke u zhvilluar.
Wenger i impresionuar me Conten
14:31
Liridon
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i impresionuar nga puna e trajnerit të Juventusit, Antonio Conte.“Conte ka punuar mirë, vërtet mirë. Është befasi pasi mendova se ai do të ketë nevojë për më shumë kohë për t’u adaptuar te Juventus dhe me projektin e ri”.“Do të prisja që ai të përballej edhe me më shumë probleme në pozitën e tij të re. Por gjithçka po i shkon mirë. Ai po përballet me gjërat në mënyrë inteligjente, duke filluar nga zgjidhjet që ka bërë në tregun e transferimeve”, ka thënë francezi për Tuttosport.
Gilardino synon të kthehet në kombëtaren Azzure
14:30
Liridon
Sulmuesi, i cili ka shënuar 17 gola në 47 paraqitje, fitoi Kupën Botërore me Italinë në vitin 2006, por nuk ka qenë pjesë e planeve të trajnerit të ri Cesare Prandelli.
“Gjithmonë synoj fanellën Azzurre dhe dua të jem pjesë e Euro 2012. Po ashtu do të ishte gjë e shkëlqyeshme nëse do të mund të përfshihesha në miqësoren kundër Amerikës në fund të këtij muaji, pasi kjo do të luhet në Genoa”, ka deklaruar Gilardino.
Wenger do ta shqyrtonte kalimin te Reali
14:29
Liridon
People shkruan se Wenger seriozisht e ka shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Jose Mourinhos te Real Madridi. Francezi madje refuzoi Real Madridin tri vite më parë, por tani duket se është hapur për Los Blancos.
“Ekziston ndjenja që ai mund të shkojë te Real Madridi”, theksoi një burim brenda klubit londinez për tabloidin britanik.
Barça në finale me Bilbaon
14:29
Liridon
Barcelona është kualifikuar në finalen e Copa del Rey pas fitores prej 2-0 të arritur në Camp Nou ndaj Valencias, që ishte rezultat i mjaftueshëm pas barazimit prej 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mestalla.
Barcelona në këtë takim që nga fillimi synoi fitoren dhe pa ndonjë problem të madh arriti të gjejë portën kundërshtare.Fillimisht Lionel Messi ia përgatiti golin Cesc Fabregasit, i cili shënoi për 1-0 pas 16 minutash lojë.
Në vazhdim katalanasit dominojnë dhe kishin disa raste të pastra shënimi, ndër të cilat vlen të përmendim një goditje të gabuar të Cesc Fabregas pas një gafe të portierit të Valencias.
Në pjesën e dytë vetëm sa u zyrtarizua kualifikimi në finale. Feghuoli lehtësoi gjërat me përjashtimin e tij në minutën e 77-të, kurse katër minuta më vonë (81’), Xavi me asistimin e Cesc Fabregas shënoi për 2-0 dhe fitoren e Barcelonës.
Barcelona në finalen e Copa del Rey do të takohet me Athletic Bilbaon, që në gjysmëfinale s’kualifikoi skuadrën e kategorisë së tretë, Mirandes. Ende nuk dihet vendi ku do të zhvillohet finalja, por sipas zërave mund të ndodhë që Barcelona ta ngrisë Kupën e Mbretit në stadiumin mbretëror, Santiago Bernabeu.
Në fund të 2011 ra për 2.1 % krijimi i bizneseve të reja
14:26
Liridon
Mirëpo krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2010 kemi rreth 7.4 % më shumë biznese të reja.
“Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 675 ndërmarrje (37.5%), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 188 (10.4%), industria përpunuese 184 (10.2%), hotelet dhe restorantet me 166 (9.2%), aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 146 (8.1%), pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 145 (8.1%), ndërtimtaria me 128 (7.1%), për deri sa aktivitetet tjera marrin pjesë me më pak se 5%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas raportimit kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 1734 ndërmarrje apo 96.4 % të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 47 sosh 2.6%, kategoria me 10-19 me 14 sosh 0.8%.
Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në këtë tremujorë mbizotëron Prishtina pastaj Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica dhe Peja.
“Aktivitetet ekonomike më të preferuara edhe gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 675 ndërmarrje (37.5%), transporti, depot dhe telekomunikacioni me 188 (10.4%), industria përpunuese 184 (10.2%), hotelet dhe restorantet me 166 (9.2%), aktivitetet tjera shoqërore dhe personale 146 (8.1%), pasuritë e patundshme dhe dhënia me qira me 145 (8.1%), ndërtimtaria me 128 (7.1%), për deri sa aktivitetet tjera marrin pjesë me më pak se 5%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas raportimit kategoria e numrit të punësuarve nga 1-4 të punësuar përbën rreth 1734 ndërmarrje apo 96.4 % të ndërmarrjeve të reja, kategoria me 5-9 me 47 sosh 2.6%, kategoria me 10-19 me 14 sosh 0.8%.
Sa i përket shtrirjes së ndërmarrjeve të reja nëpër komuna në këtë tremujorë mbizotëron Prishtina pastaj Prizreni, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica dhe Peja.
U hap Panairi i Teknologjisë për biznes
14:26
Liridon
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimosa Kusari- Lila, e cila bëri hapjen e këtij panairi, tha se Qeveria e Kosovës e ka identifikuar teknologjinë informative, si një ndër sektorët me rritjen më të shpejtë dhe me potencial të madh për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit. Kjo industri dhe ky sektor, sipas saj është shumë i rëndësishëm edhe për tërheqjen e vendeve të reja të punës dhe për ndërrimin e bilancit tregtar deficitar që ka Kosova për momentin. Ky sektor dhe proceset e teknologjisë informative, siç tha Kusari janë esenca edhe e reformave që ka Ministria e Tregtisë.
Arben Jusufi, drejtor gjeneral i kompanisë “Leoron Group”, nga Dubai, i cili është edhe organizatori i panairit, tha se qëllimi i këtij panairi është që kompanitë Kosovare, të krijojnë bashkëpunim me kompanitë nga rajoni dhe Evropa, dhe përmes tyre të depertojnë në tregjet botërore, raporton KosovaPress.
Ndryshe, panairi i Teknologjisë për biznes “BizTech Prishtina 2012”, u cilësua si mjaftë i rëndësishëm, pasi që për herë të parë Kosova është kyç në një panair të tillë, i cili ka filluar në Shkup, po vazhdon sot dhe nesër në Prishtinë, dhe i cili do të përmbyllet në Tiranë, ku për një javë do të prezantohen dhe promovohen një numër i konsideruar i kompanive që janë nga sektori i informacionit, komunikimit dhe telekomunikacioneve. Panairi është duke u mbajtur në Hotel “Grand”
Beogradi, “i hapur” për vazhdimin e dialogut
14:25
Liridon
“Stefanovic ka thënë se Beogradi është i hapur për vazhdimin e dialogut dhe se ka qasje konstruktive në gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të dyja palët”, thuhet në komunikatën që ka bërë sot publike Qeveria e Serbisë, transmeton Rel.
Bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë nisur në mars të vitit të kaluar.
Dy shtetet kanë arritur disa marrëveshje, por kanë ngecur në çështjen e përfaqësimit rajonal të Prishtinës.
Shteti serb këmbëngul që Kosova të përfaqësohet në nismat dhe forumet rajonale nën rezolutën 1244 të OKB-së, ndërkohë që autoritetet kosovare insistojnë në përfaqësimin e saj si shtet.
Kamishi nuk publikon asnjë fakt për Kurtin
14:24
Liridon
Në konferencën për shtyp ai ka përsëritur ato që ka thënë dje, se “faktet” ia ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, dhe se “faktet” do t’i dorëzojë tek organet e drejtësisë.
“I mbetet Florin Krasniqit, nëse dëshiron, t’i publikoj të gjitha faktet për takimet dhe korrespodencat e Kurtit me strukturat serbe. Faktet tjera bashkë me dëshmitarët jam i gatshëm t’i paraqes në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë”, ka thënë Kamishi, transmeton “Indeksonline”.
Një pjesë të konferencës, deputeti i PDK-së e ka kaluar duke treguar historinë e nofkës së tij, duke thënë se ka pirë cigare me kamish, që e ka pasur trashëgim nga gjyshi.
Salustro nuk dëshmon
14:23
Liridon
Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes, për ta thirrur italianin të dëshmojë rreth akuzave kundër tij, të ngritura nga dy prej dëshmitarëve kryesorë: Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimete Thaçi.
Sipas kryesuesit të panelit të gjyqtarëve, vendimi është marrë në bazë të nenit 1.5.8 të Kodit Penal të Kosovës, se nuk janë përmbush kushtet për ta thirrur Salustron si dëshmitar, raporton KTV.
Po ashtu, në seancën e sotshme të rastit “Kleçka”, është shtyrë gjykimi për 28 shkurt, pasi gjyqtarja vendore e panelit, Shqipe Qerimi, është e sëmurë dhe e ka të pamundur të marrë pjesë.
Në seancën e radhës do të diskutohet për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e provave të dëshmitarit X.
Mbrojtja e Limajt ka propozuar që si dëshmitar në këtë fazë të thirret eksperti grafolog nga Shqipëria. Prokurori ka kundërshtuar, duke thënë se trupi gjykues nuk është i plotë dhe se vendimi s’mund të merret.
Reichel: Kontaktoni me serbët e veriut
14:22
Liridon
Kryetari Kastrati tha se situata e sigurisë kohëve të fundit është e qetë, mirëpo shumë e ndjeshme. Ai përmendi problemin e barrikadave që kanë vështirësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, sidomos të atyre joserbë në veri të Kosovës.
“Strukturat e sigurisë, si KFOR-i, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, duhet të jenë shumë më të vendosura për t’u përballur me strukturat ilegale serbë, që po e mbajnë të tensionuar situatën në veri”, ka thënë Kastrati, për të cilin problem tjetër i ndjeshëm është edhe mosfunksionimi i gjykatave.
Ambasadori gjerman u interesua për kontaktet e mundshme mes zyrtarëve komunalë dhe qytetarëve serbë në veri, duke e vlerësuar si të rëndësishëm informimin e qytetarëve të atjeshëm me realitetin në pjesën tjetër të Kosovës.
Në këtë kontekst, Kastrati tha se është rritur dukshëm numri i qytetarëve serbë që pajisen me dokumente personale të Republikës së Kosovës.
“Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre janë të shantazhuar nga strukturat kriminale serbe, për të mos bashkëpunuar me institucionet kosovare”, shtoi ai.
LDK: Buja në fushatë parazgjedhore
14:22
Liridon
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cilëson si fushatë parazgjedhore deklaratën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Ramë Buja, për hapjen e universitetit në Gjilan.
“Premtimet vend e pavend për universitete, kur mungojnë politikat dhe kur nuk studiohen aspak kapacitetet, vërtet janë premtime për ‘universitete’”, thuhet në një kumtesë të LDK-së
“Meqë u premtua një universitet në Gjilan, kërkojmë që z. Buja, me stafin e tij, të analizojnë me seriozitet të plotë se përse shkalla e arritshmërisë në institucionet e arsimit fillor dhe atij të mesëm të Gjilanit sivjet është edhe më negative se sa vitin paraprak”
Sipas LDK-së, duke e ditur ecurinë e premtimeve të ministrit të MASHT-it, “është krejtësisht e pritshme që premtime për universitet do të marrë secili qytet të cilin do ta vizitojë në të ardhmen z. Buja”.
LDK-ja rithekson se drejtuesit e MASHT-it duhet ta braktisin retorikën e premtimeve (para)elektorale dhe t’i “kthehen realitetit, i cili, fatkeqësisht, dëshmon mospërparim e degradim të cilësisë së arsimit në Kosovë”.
Shtohet presioni diplomatik ndaj Beogradit
14:21
Liridon
Momentalisht, nuk ka paralajmërime për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërsa presioni mbi Beogradin po rritet pothuajse çdo ditë, dhe kjo vërehet nga deklaratat e zyrtarëve të paemëruar evropianë në Bruksel.
Ata, nëpërmjet mediave, porosisin se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së më 27 shkurt, Serbia nuk do të marrë statusin e kandidatit nëse Beogradi gjatë javën tjetër nuk arrin marrëveshje me Prishtinën për përfaqësimin rajonal të Kosovës, shkruan e përditshmja "Politika" e Beogradit.
Sipas burimeve të kësaj ditoreje, në qarqet diplomatike gjermane edhe më tutje mbizotëron qëndrimi në lidhje me përmbushjen e kushteve për kandidaturën e Serbisë, ku përmendet edhe heqja dorë nga insistimi i Serbisë në Rezolutën 1244. Për këtë, ata thirren edhe në mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, përkitazi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës
Marko Jaksic, në listën e zezë amerikane
14:20
Liridon
Nikolic nuk ka dashur të komentoj këto informata. Përgjigja e tij për ditoren serbe “Alo”, ka qenë: “Nuk e di, nuk e kam asnjë informacion të tillë. Nuk kam kërkuar as vizë”!.
Në anën tjetër, burimi i ditores në Departamentin amerikan të Shtetit, thotë se Washingtoni zyrtar ka më shumë besim te zëvendësi i tij, Aleksandr Vucic, i cili në ndërkohë është përjashtuar nga kjo listë.
Pos Nikolicit, hyrja në Shtetet e Bashkuara nuk është e lejuar edhe biznesmenit Miroslav Miskovic, liderit të serbëve të Kosovës, Marko Jaksic, kreut të Partisë Radikale të Serbisë, familjes së Milosevicit etj. Në listë gjenden edhe Nikola Sainovic dhe Vojislav Sesel, si dhe kreu ushtarak dhe policor serb i kohës së Milosevicit. Të padëshiruar vazhdojnë të jenë edhe Radovan Karadzic dhe Ratko Mladic, por edhe të afërmit e tyre.
“Çdo vit lista rishikohet, por ndodhë që disa emra, si ai i Legijes dhe Pavkovicit, të mbesin ende. Në këtë moment, nga Serbia në SHBA nuk mund të futen 30 vetë. Zyrtarisht, Departamenti i Shtetit është përgjegjës për heqjen e të ashtuquajturës lista e zezë, por vetëm me vendimin e presidentit të SHBA-ve, që mbanë shenjën 212 F. Se viza nuk nënkupton hyrjen në SHBA, flet rasti i Bogoljub Karicit. Atij William Montgomery ia miratoi vizën, por nuk ka mundur të udhëtoj, sepse ishte në atë listë”, thotë burimi nga Washingtoni.
Për herë të parë, SHBA-të më 1999 ia ndaluan hyrjen liderit serb Slobodan MIlosevci, si dhe familjes së tij, krerëve të aparatit të tij shtetëror, atyre që e kanë financuar, si dhe pjesëtarëve të njësiteve paramilitare në Kosovë. 900 vetë ishin atëherë në atë listë.
Pas rënies së Milosevicit më 5 tetor 2000, DOS-i i atëhershëm, në marrëveshje me ambasadën amerikane në Beograd, e bëri një listë të re të njerëzve, kryesisht biznesmenë, që duheshin të hiqen nga lista. Shumica e tyre, për heqje të emrit kanë paguar nga gjysmë milionë marka, ndërsa ato para i kanë shkuar koalicionit në pushtet, DOS.
Plani për mbylljen e UNMIK-ut në Mitrovicë
14:20
Liridon
Kështu së paku thuhet në një dokument, një kopje të të cilit ka arritur ta sigurojë “Koha Ditore” nga një burim i sigurt.
Dokumenti, i titulluar “Qeveria e Kosovës bart financimin e shërbimeve komunale në veri nga UAM në ZAMV”, është i përshkruar si një “non-paper”, që në gjuhën diplomatike ndërkombëtare zakonisht përshkruan marrëveshje apo tekste të negociuara joformalisht.
Ai i ngjan më tepër një plani të veprimit, që synimin e deklaruar e ka mbylljen e UAM-it më 31 mars 2012 dhe zëvendësimin e kësaj administrate të OKB-së me një Zyre të përkohshme administrative për Mitrovicën veriore (ZAMV), e cila do të jetë nën autoritetin e Qeverisë së Kosovës dhe paralajmërohet se do të jetë e vendosur në Mëhallën e Boshnjakëve.