Keqinterpretim, s’ka udhërrëfyes as javën tjetër!

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, në një deklaratë të dhënë Radio Kosovës nga Brukseli, ku po qëndron për një vizitë zyrtare, është keqinterpretuar nga ky medium të ketë thënë se “javën e ardhshme Kosova do të merr udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit”.
Ministri Beqaj ka deklaruar saktësisht se “gjatë vizitës që drejtues të Komisionit Evropian do t’i bëjnë Prishtinës javën e ardhshme, do të bisedohet për studimin e fizibilitetit dhe hapjen e perspektives evropiane”, raporton Koha.
Kështu që javën tjetër, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule do të vije në Prishtinë pa udhërrëfyesin për liberalizimin vizave për shtetasit e Kosovës, të cilët përveç Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Turqisë, nuk mund të udëhtojnë askund tjetër pa viza. 

Edhe 11 gjymëtarë të rinj betohen para Presidentes

Njëmbëdhjetë gjyqtarë të propozuar nga Këshilli Gjyqësori i Kosovës janë emëruar të premten nga presidentja e republikës, Atifeta Jahjaga.
Njëmbëdhjetë gjymëtarët që e kanë dhënë betimin para presidentes janë:
1. Hasan Sadiku, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan,
2. Mursel Ahmeti, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan,
3. Zehra Vërbovci, gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë,
4. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren,
5. Naim Kurtishi, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren,
6. Rasim Behluli, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren,
7. Vahid Halili, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
8. Driton Muharremi, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
9. Hava Haliti, gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
10. Nenad Lazic, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe
11. Nexhmedin Sejdiu, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Pas kësaj faze të emërimit të gjyqtarëve të Gjykatave të Qarkut, procesi do të vazhdojë me emërimin e gjyqtarëve për Gjykatat Komunale.

Jim Yong Kim emërohet president i Bankës Botërore

Presidenti Barack Obama ka emëruar akademikun amerikan me origjinë koreane Jim Yong Kim për presidentin e ardhshëm të Bankës Botërore. Emërimi i presidentit të Dartmouth College, doktor dhe ish-drejtor i departamentit të HIV/Aids në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përbën një surprizë të vërtetë.
Tre vende afrikane kanë miratuar ndërkohë emërimin e ministrit nigerian të Financave, Ngozi Okonjo Iweala për këtë post.
Një shtetas amerikan ka drejtuar Bankën Botërore që nga themelimi i saj në vitin 1944, por vendet në zhvillim deklarojnë se është koha për ndryshim.
Pavarësisht presioneve në rritje, presidenti Obama e vuri theksin tek eksperienca ndërkombëtare e zotit Kim në deklaratën për shtyp ku njoftonte emërimin e tij. “Është koha për një zhvillim profesional për të drejtuar agjencinë lider të zhvillimit botëror”, tha Obama në deklaratë.
“Historia personale e Jim është një shembull për diversitetin e madh të vendit tonë dhe eksperienca e tij globale e bën atë një person të përshtatshëm për të gjitha vendet e botës”, thuhet më tej në deklaratë.
Afati për emërimet për të zëvendësuar presidentin aktual të Bankës Botërore, Robert Zoellick është në orën 18:00 me orën e Uashingtonit dhe 22:00 me orën evropiane të së premtes.

AKP-së nuk po i ec mirë me valën e 54

Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kurrë qysh nuk është ka i ec me Valën e 54 të privatizimit pasi që gati për çdo ditë është duke tërhequr ndërmarrje nga tenderimi.
Të premten AKP-ja ka njoftuar se nga kjo valë e privatizimit ka tërhequr Ndërmarrjen e Re “Ndërtesa e Administratës dhe Depo” Sh.P.K.
Lista e ndërmarrjeve që do të privatizohen përmes Valës 54 tani përmban 29 ndërmarrje të reja, dhe të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.

Ndryshohet funksionimi i inspektoratit të tregut

Me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit më të afërt, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Mimoza Kusari – Lila ka takuar kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutua për dy ligje shumë të rëndësishme atë për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut si dhe ligji për Tregun e Brendshëm.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se deri më tani inspektorati i tregut ka funksionuar në dy shkallë, në atë qendror dhe lokal. “ Me ligjin e ri të inspektoratit të tregut, është bërë unifikimi i këtyre dy organeve duke bërë integrimin e plotë të inspektorateve komunale të tregut dhe inspektoratit qendror në një ombrellë të vetme dhe funksionimin në mënyrë vertikale si alternativë e vetme për mbikëqyrje efikase dhe unike në kushtet e Kosovës”, u shpreh ajo.
Gjatë takimeve që zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila ka mbajtur me kryetarë të komunave, është vërejtur një hezitim për implementimin e këtij ligji. “Me ndryshimin e formës së organizimit dhe funksionimit të inspektoratit të tregut, nuk janë marrë kompetencat e Komunave , por është bërë vetëm reformimi i mbikëqyrjes së tregut në Kosovë”, tha ajo.
Çështja e dytë e rëndësishme e këtij takimi ishte implementimi i Ligjit për Tregun e Brendshëm.
Po ashtu është diskutuar edhe për zonat ekonomike , për të cilat ligji do të bëhet sipas zyrtarëve qeveritarë deri në fund të prillit.
Në takim kanë marrë pjesë e dhe ministrat Slobodan Petrovic dhe Bajram Rexhepi.

Çmimet e importit u rritën për 6.9 %

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare publikoj Indeksin e Çmimeve të Importit, për tremujorin e katërt 2011. Indeksi i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 1.0 për qind mes tre mujorit të tretë 2011 dhe tremujorit të katërtë 2011. Krahasuar me tremujorin e katërt 2010 çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 6.9 për qind.
Çmimet e Importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 1.0 për qind mes tremujorin e tretë 2011 dhe tremujorin e katërtë 2011. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9 për qind), vajrat ushqyese (5.3 për qind), artikujt ushqimor të përgatitur, pijet dhe duhani (2.5 për qind), produktet minerale (2.0 për qind), produktet e industrive kimike (1.9 për qind), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (1.5 për qind),instrumentet optike, fotografik, matës, medicinal dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (1.3 për qind),artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.9 për qind) dhe artikujt e gurit, llaçit,produktet e keramikës dhe të qelqit (0.6 për qind). Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve te sektorët letrat dhe artikujt e saj (-2.2 për qind), plastika,kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.7 për qind), mjetet e transportit (-1.4 për qind). këpucet (-1.1 për qind), druri dhe artikujt e tij (-0.4 për qind), produktet bimore dhe metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.2 për qind).
Çmimet e Importit në Kosovë janë ngritur në një mesatare prej 6.9 për qind mes tremujorit të katërtë 2010 dhe tremujorit të katërtë 2011. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te produktet minerale (18.0 për qind), te këpucët (17.5 për qind), vajrat ushqyese (14.7 për qind), te tekstili dhe artikujt e tekstilit (12.5 për qind), produktet bimore (11.1 për qind),plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (9.6 për qind), shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (6.1 për qind), letrat dhe artikujt e saj (5.0 për qind),mjetet e transportit (4.6 për qind) etje.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia te sektori metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.4 për qind

Moratti: Dua fitore ndaj Juventusit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se ndeshja ndaj Juventusit është ende e një rëndësie shumë të madhe, përkundër faktit se Nerazzurët janë jashtë luftës për titull të kampionit në Serie A.
Interi është në vendin e shtatë në tabelë dhe ka 15 pikë më pak se sa Juventusi, ndërsa përkundër kësaj Moratti këmbëngul se ndeshja është ekstrem e rëndësishme për Interin për shkak të faktorëve tjerë.
“Pa marrë parasysh tabelën, ndeshja ndaj Juventusit mbetet ndeshja më e rëndësishme për ne këtë sezon. Kështu ndihem unë, dhe kështu është edhe për të tjerët. Dhe të gjithë e dimë se ndeshja është e rëndësishme për arsye politike dhe për faktorë të tjerë po ashtu. Është koha për të ringritur krenarinë e Interit. Unë pres fitore ndaj Juventusit. Ne duhet të fitojmë dhjetë ndeshjet e mbetura. Ndeshja ndaj Juventusit është fillimi i ringritjes tonë”, ka deklaruar Moratti.

Benitez: Te Liverpooli kërkova Alves dhe Jovetic

Ish-menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka zbuluar se ai ishte bllokuar nga klubi anglez që të transferonte mbrojtësin Daniel Alves dhe sulmuesin Stevan Jovetic, sa ishte në krye të klubit nga Anfield.
“Daniel Alves ishte opsioni jonë i parë për krahun e djathtë. Problemi ishte se unë është dashur të vendos për Alves më shumë si anësor se sa si mbrojtës. Ishin vendime të vështira këto, por edhe Kuyt ka qenë fantastik”
“Jovetic po ashtu ishte në listën time, por nuk kam pasur të holla. Ideja ime ishte që të luaj me Macheranon, Lucas, Gerrard dhe Aquilanin, që të katër në mesfushë dhe Jovetic në mes të vijës sulmuese dhe të mesfushës. Sidoqoftë, nuk kisha para për të realizuar këtë plan fantastik dhe kështu edhe dështova e sot jam këtu ku jam”, ka deklaruar Bentiez.

Barcelona, 35 mil. për David Luiz

Barcelona është duke planifikuar që të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme për mbrojtësin e Chelseat, David Luiz.
Daily Mail shkruan se Barcelona është duke përgatitur një ofertë prej 35 milionë eurosh për asin brazilian të Chelseat, në tentim për të përforcuar mbrojtjen para sezonit të ri.
Klubi katalanas që një kohë të gjatë ka qenë në përcjellje të Luiz dhe në rast të dëshirës së vet brazilianit, ai pa problem të madh mund të shndërrohet në zëvëndësues të ikonës së Barcelonës, Carles Puyol. 

Pepe mungon dy ndeshje, Ozil dhe Mou një ndeshje

Komisioni disiplinor i La Ligas, ka shpërndarë dënimet për të përjashtuarit në sfidën e zhvilluar në El Madrigal të mërkurën mes Villarrealit dhe Real Madridit, ku ishin përjashtuar pesë futbollistë dhe zyrtarë të klubit mbretëror spanjoll.
Kështu, Pepe është dënuar me dy ndeshje moslojë për sjelljen jo sportive ndaj gjyqtarit Paradas, teksa dënim të njëjtë ka marrë dhe asistenti i Jose Mouirnhos, Rui Faria.
Me një ndeshje moslojë është dënuar Mesut Ozil, teksa kaloi mirë edhe Mourinho, i cili u dënua me vetëm një ndeshje suspendim.
Mbrojtësit Sergio Ramos i është hequr kartoni i dytë i verdhë dhe do të luajë ndaj Sociedadit, ndërsa klubi mbretëror do të apelojë suspendimet në ora 17:30.
Dy ndeshjet e ardhshme Real Madridi në La Liga i zhvillon në shtëpi ndaj Real Sociedadit dhe në udhëtim te Osasuna. 

Guardiola: Gjashtë pikë janë shumë

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, u shpreh i kënaqur me zvogëlimin e distancës me Real Madridin në luftën për titull në La Liga, por ka pranuar se edhe gjashtë pikë janë shumë për katalanasit që ta fitojnë titullin.
“Unë nuk e kam shikuar ndeshjen e Realit ndaj Villarrealit, kështu që nuk kam ndonjë mendim për këtë. Unë e mësova më vonë se ndeshja përfundoi me barazim dhe isha më shumë i kënaqur se sa në rast të fitores së tyre, por kam fjetur njëjtë”.
“Disa prej nesh kanë familje, gra dhe fëmijë. Unë shikova shumë ndeshje të Realit, por jo këtë. Gjashtë pikë janë më pak se sa 10, por diferenca është e madhe. Reali tani ka dy barazime radhazi, por kjo nuk do të thotë se ata do të barazojnë edhe në ndeshjet tjera. Nëse kam thënë se titulli është humbur, atëherë bazohem në diçka”, është shprehur Guardiola.

Reali në heshtje mediatike

Real Madridi ka refuzuar që mbajë një konferencë për shtyp para ndeshjes që zhvillohet të shtunën ndaj Real Sociedadit, në protestë ndaj referimit skandaloz së fundmi në ndeshjen ndaj Villarrealit.
Përpos Marcelos, asnjë lojtar i Realit nuk ka folur për mediat pas barazimit ndaj Villarrealit të mërkurën, ndeshje për të cilën Los Blancos janë shumë kritik për standardet e referimit.
Reali e ka mbajtur stërvitjen e fundit të premtën dhe këtë pa praninë e mediave dhe pa praninë e tifozëve.
Klubi nga Santiago Bernabeu nuk di për fitore në dy ndeshjet e fundit në La Liga, ecuri e erët kjo që ka afruar Barcelonën në gjashtë pikë.

BE: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet

Bashkimi Evropian e konsideron si shumë të rëndësishëm zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, tha për Radion Evropa e Lirë se grupet implementuese janë duke punuar në vazhdimësi, ngase për BE-në, zbatimi i marrëveshjeve ka një rëndësi të madhe.
“Çdo marrëveshje duhet të zbatohet dhe kjo është çështje shumë e qartë në dialog”, tha ajo.
Në anën tjetër, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Beogradin, Edita Tahiri, shprehet mjaft e kënaqur me marrëveshjet. Duke folur për dy marrëveshje për të cilat kishte më shumë reagime në Kosovë, përkatësisht atë për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale me fusnotë dhe atë të për lëvizjen e lirë, Edita Tahiri thotë se të dyja e kanë forcuar shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshjen për prezantimin rajonal të Kosovës me fusnotën që përmban Rezolutën 12 44 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me aktin e shpalljes së pavarësisë. Kjo marrëveshje, sipas Tahirit, tashmë po zbatohet, dhe si rezultat ka sjellë përfaqësimin e Kosovës, pa pasur nevojë për praninë e UNMIK-ut, siç ka ndodhur në të kaluarën.
Kryenegociatorja Tahiri ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë të qytetarëve në relacionet Kosovë-Serbi dhe anasjelltas. Sipas saj, udhëtimi po zhvillohet i papenguar me anë të letërnjoftimeve apo edhe pasaportave.
Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, kanë sjellë si rezultat shtatë marrëveshje të prezantuara në formën e konkluzioneve. Kocijancic ka paralajmëruar vazhdimin e punës së grupeve për zbatimin e marrëveshjeve, kurse për raundet e reja të bisedimeve tha se do të ketë një ngadalësim në proces, për shkak të fushatës zgjedhore në Serbi. 

Fule viziton Kosovën, javën tjetër Udhërrëfyesi për vizat

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian-së, Stefan Fule do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ndërkaq sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj javën e ardhshme vendi do të merr Udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.
Këtë lajm, sipas RTK-së, e konfirmoi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, pas takimeve që kishte në Bruksel me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian.
Beqaj i tha Radio Kosovës se ka marrë mbështetje të fuqishme për synimet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e vendit në strukturat evropiane.
Ai bëri të ditur se javën e ardhshme Kosova do të merr udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe konfirmimin për studimin e fizibilitetit.

Jahjaga me Mustafën filloi bisedimet për Ferizajn

Presidentja Atifete Jahjaga dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, janë takuar të premten për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve në Ferizaj.
Temë e bisedës, po ashtu ka qenë edhe krijimi i Këshillit për Integrime Evropiane nga presidentja. Javën tjetër Jahjaga për ketë temë do të takohet edhe me liderët tjerë, njofton Lajm.
“Takimet më kryetarin Mustafa janë të rregullta. Gati çdo muaj i mbajmë ato. Por ato takime ne i mbajmë edhe me liderë tjerë. Kemi biseduar për dy çështje konkrete. Për mbajtjen e zgjedhjeve në Ferizaj, për të cilat presidentja duhet të caktojë datën e zgjedhjeve dhe për të bërë këtë duhet të konsultohet më liderët politikë”, tha për “Lajm” këshilltari i presidentes, Ramush Tahiri.
“Deri më 30 mars duhet të shpallet data e zgjedhjeve në Ferizaj. Dhe biseda tjetër ka të bëjë me atë se presidentja është duke e krijuar Këshillin për Integrime Evropiane, ku Isa Mustafa duhet të marrë pjesë dhe duhet të thotë mendim e tij lidhur me këtë”, pohoi Tahiri.

Ivanovic: Me e pa zgjedhje, i ruajmë institucionet serbe

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se institucionet serbe do të ekzistojnë në Kosovë edhe nëse nuk mbahen lokale të 6 majit.
Sipas tij, në institucione, në vend të të përzgjedhurve, do të jenë organet e përkohshme të cilat do t’i emëroj Qeveria e re e Serbisë, “në pajtim me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale, si një zgjidhje e përkohshme derisa të plotësohen kushtet që organet të votohen”, ka thënë Ivanovic për “Novi Magazin”.
Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve pa pëlqimin e UNMIK-ut dhe me kundërshtimin e bashkësisë ndërkombëtare, do të rrezikonte vazhdimësinë e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë.
Ivanovic është i bindur se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare të Serbisë do të bëhen pa problem dhe se nuk do të ketë konfiskimin të materialeve e as bastisje të Policisë së Kosovës në qendrat e votimit. 

VV: Thaçi e Feith, presion për Hoçën e Madhe

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryeministrin, Hashim Thaçi dhe shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith, për presion në Komisionin për bujqësi për amendamentimin e Ligjit për Hoçën e Madhe.
Sipas deputetëve të kësaj lëvizje, argumenti i vetëm i kreut të Qeverisë dhe Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar ishte arroganca dhe pushteti.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe Liburn Aliu kanë thënë se ndryshimet që janë bërë në Projektligjin për Hoçën e Madhe me presionin e kryeministrit Hashim Thaçi dhe shefit të ICO-së, Piter Feith, janë shembull i keq i parlamentarizmit dhe i demokracisë.
“Dje dhe pardje për dy ditë më radhë, Piter Feith dhe kryeministri Thaçi e kanë përdorur si presion praninë e tyre. Argumentet nuk kanë qenë në anën e tyre fare. Në anën e tyre kanë qenë vetëm arroganca dhe pushteti që kanë”, tha Konjufca.
Sipas tij, në këtë drejtim, atyre po iu ndihmojnë edhe disa deputetë. “Atyre në këtë rast po iu ndihmojnë shumë edhe disa deputetë të cilëve nuk iu punon fare koka, por iu punon vetëm dora”, theksoi Konjufca.
Ndërkaq, Liburn Aliu, duke marrë si shembull amendamentin 7 të propozuar nga Thaçi e Feith, tha se Këshilli Zbatues dhe Monitorues po merr kompetenca jo vetëm për zonat e veçanta, por për tërë fshatin Hoçë e Madhe, transmeton Rtk.
“Këshilli Zbatues dhe Monitorues ka autoritet vetëm në zonat e veçanta dhe KZM-ja tash ka kompetencë jo vetëm për zonat e veçanta, por për tërë fshatin dhe kjo është në kundërshtim me ligjin që këta e kanë përpiluar vetë”, tha Aliu.
Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit për bujqësi, pylltari dhe planifikim hapësinor, për rreth pesë orës është diskutuar për Projektligjin për Hoçën e Madhe, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Thaçi dhe përfaqësues civil ndërkombëtar Piter Feith.
Të gjitha amendamentet e propozuara nga këta të fundit kanë kaluar, përveç amendamentit 4 që ka të bëjë me numrin e anëtarëve të këshillit.
Megjithatë, edhe për këtë amendament në seancën e kuvendit do të shkojnë dy propozime, dhe në këtë drejtim, përfaqësuesit e “Vetëvendosjes” kanë frikë se as ky amendament nuk do të kalojë në Kuvend.
Ligji për Hoçën e Madhe, është prej ligjeve të fundit që dalin si obligim nga Pakoja e Ahtisarit.

Zgjedhjet e Serbisë, sfidë e re për Kosovën

Planet e Serbisë për të përfshirë territorin në Kosovë në zgjedhjet e 6 majit, mund të përshkallëzojnë armiqësitë mes të dy vendeve.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka thënë se policia po përgatit një plan veprimi për ta parandaluar Serbinë nga organizimi i votimeve edhe në Kosovë. Ai tha se nëse grupet serbe përpiqen të organizojnë takime zgjedhore, forcat paqeruajtëse nuk do të rrinë duarkryq.
Gerard Gallucci, ish-administrator rajonal i OKB-së për Mitrovicën e anëtar i bordit të Transconflict, tha për SETimes se Prishtina duhet të lejojë që të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë.
"Ajo e ka alternativën e rrëzimit të thjeshtë të ligjshmërisë e rëndësisë së tyre, duke qëndruar e tërhequr dhe duke bërë atë që duhet", tha Gallucci, sipas të cilit zgjedhjet mund të parandalohen në jug të Kosovës, por jo edhe në veri.
“Përpjekja e dështuar për të ndaluar votimin do të thellojë ndarjen e do të nënvizojë se Prishtina nuk ka asnjë ndikim real në veri”, shton ai. "Përdorimi i forcës për të ndaluar zgjedhjet në Kosovën jugore ka të ngjarë të ketë sukses. Por, mund të çojë në incidente të shëmtuara që zor se do ta bënte Kosovën të dukej evropiane”.
Gallucci tha se komuniteti ndërkombëtar nuk ka të ngjarë ta ndihmojë Prishtinën që të parandalojë zgjedhjet në veri, nga frika e shkaktimit të një krize të re atje.
Kreu i Qendrës së Kosovës për Qeverisjen e Politikën Publike, Arjeta Demiri, thotë se komuniteti ndërkombëtar ka një detyrim për ta ndihmuar Prishtinën.
"Ishte komuniteti ndërkombëtar që ka siguruar Prishtinën se zgjedhje serbe nuk do të organizohen dhe nëse vendimi merret për ta përdorur policinë, policia e Kosovës duhet të mbështetet", tha Demiri. "Për shkak të pengesave rrugore, të gjendjes së tanishme në veri, do të jetë e vështirë të parandalohen zgjedhjet. Vetëm KFOR ka aftësinë për ta bërë atë".
Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Christian Palme, tha se megjithëse legjislacioni mbështet Serbinë për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, vetëm Prishtina mund të zhvillojë zgjedhje lokale.
"Zgjedhjet e vetme vendore të ligjshme në Kosovë janë ato të organizuara nga qeveria e Kosovës. Grupi Drejtues Ndërkombëtar në mënyrë të qartë i kërkoi Serbisë (në janar) që zgjedhjet vendore të saj të mos shtrihen në Kosovë", tha Palme. 

Veriu kalohet tërthorazi!

Pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës janë të hapura, por serbët lokalë vazhdojnë të përdorin rrugët anësore.
Njëra nga këto rrugë, të cilën serbët e veriut e kanë përdorur për ta shmangur Jarinjën, është bllokuar dje, ndërsa kontrollin e atij kalimi ilegal e ka marrë xhandarmëria e Serbisë.
Shumica e njerëzve që hynë në veri të Kosovës nga drejtimi i Ribariqit, përdorin po ashtu rrugë alternative, duke shmangur kështu Bërnjakun. Kontrollin në këtë rrugë e bëjnë ushtarët e KFOR-it, të cilët në makina kërkojnë armë.
Për dallim nga Bërnjaku, përmes Jarinjës dje kalojnë të gjithë ata që vijnë nga Rashka e Serbisë dhe anasjelltas, raporton Tanjug.
Rruga anësore që anashkalon Jarinjën është bllokuar, sepse aty ka sasi të dheut që pamundëson qarkullimin e makinave. Afërsisht 200 metra nga kjo bllokadë, në një kodër në anën e Serbisë janë anëtarët e xhandarmërisë serbe.
Kontrolli i trafikut në të dy pikëkalimet zyrtare kufitare në veri të Kosovës bëhet nga pjesëtarët EULEX-it, ndërsa aty ka edhe doganierë lokalë.
Por, në veri të Kosovës mund të hyhet e dilet përmes shumë rrugëve tjera alternative, sidomos në drejtim të Novi Pazarit. Në këto rrugët KFOR-i nuk e kontrollon trafikon, ndërsa kontrolli para hyrjes në Kosovë bëhet nga pjesëtarët e MUP-it të Serbisë.
I ashtuquajturi kryetar i Mitrovicës, Krstimir Pantic, ka thënë për Beta se xhandarmëria serbe e ka ndalur pranë punktit të Rudnicës, ku e ka mbajtur disa orë, duke mos e lejuar që të përdorë rrugë alternative në rrugën e tij drejt Beogradit.
“Dacici është hipokrit i cili thotë se do të mbrojnë serbët në Kosovë, ndërsa ua kufizon lirinë e qarkullimit”, ka thënë ai, sipas të cilit xhandarët nuk e kanë përfillur edhe pse ky “u ka thënë se po niset në mbledhjen e Këshillit për Kosovën të Parlamentit të Serbisë”.
Xhandarmëria e Serbisë ka vendosur pengesa në gjashtë vende, kështu që Pantici është detyruar që të qarkulloj arave.
Serbët në veri të Kosovës vazhdojnë të bojkotojnë pikëkalimet zyrtare, për faktin se aty ka doganierë dhe policë të Kosovës.
EULEX-i përmes mediave lokale vazhdon të informoj qytetarët se Bërnjaku dhe Jarinja janë funksionale për komunikacion.
Jarinja është hapur për trafik jo komercial, derisa nuk instalohet infrastruktura e duhur për këtë. Ndërsa, Bërnjaku është hapur për qarkullim të udhëtarëve, si dhe për mallra jo komerciale, të cilat nga aty drejtohen te terminali doganor në jug të Mitrovicës

AK: Berisha e Thaçi, fajtorë për mos integrim në BE

Aleanca Kuqezi ka kritikuar kryeministrit e Shqipërisë, Sali Berisha, i cili me rastin e 22 vjetorit të fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it në Shqipëri, “me vendosmëri deklaroi së është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”.
AK deklaron së rruga drejtë Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Kosovën duket afër, por në fakt, sipas tyre, “është shumë larg si pasojë e qeverisjes së dobët të Sali Berishës dhe Hashim Thaçit të cilët i kanë lënë dy vendet tona të fundit në rajon në proceset integruese dhe të parat për korrupsion”.
“Numërimi mbrapsht i kësaj politike ka nisur dhe votat kuqezi do të largojnë njëherë e përgjithmonë lidershipin krokodil të politikës shqiptare”, thuhet në një komunikatë të Aleancës Kuqezi. 

Robinho: Te Reali nuk vlerësohesha

Sulmuesi i Milanit, Robinho, thotë se ai nuk është ndjerë një figurë e vlefshme te Real Madridi gjatë vitit të fundit të kaluar në Santiago Bernabeu.
Braziliani iu bashkua Madridit nga Santos në verën e vitit 2005, por u largua nga klubi tre vite më vonë, për t’u transferuar te Manchester City.
“Kam pasur disa momente të shkëlqyeshme atje, por lamtumira ime ishte zhgënjyese. Reali dëshironte të blejë dikë tjetër [Cristiano Ronaldon] dhe përnjëherë ata nuk ishin të interesuar në mua”.
“Më vjen keq për mënyrën se si u largova nga Madridi, por tifozët jo gjithmonë e kuptojnë se çfarë ndodh në raste të tilla. Marrëveshja ndodhi dhe klubi nuk ishte i kënaqur. Unë nuk ndjehesha i vlerësuar dhe doja të largohem”, ka thënë Robinho.
Braziliani iu bashkua Milanit në verën e vitit 2010, pas një sezoni e gjysmë të pasuksesshëm te Manchester City. 

Stekelenburg: Ibra gjithmonë i rrezikshëm

Portieri i Romës, Maarten Stekelenburg, thotë se Zlatan Ibrahimovic është kërcënimi kryesor i sulmit të Milanit, në prag të ndeshjes derbi që zhvillohet të shtunën në San Siro.
“Ibrahimovic është një lojtar i fuqishëm i cili gjithmonë shënon shumë gola. Ai ka fituar tituj të ligës me disa klube të mëdha dhe mendoj se ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë”.
“Nuk pajtohem me ata që thonë se ai është vendimtar në ligë, por jo në Evropë. Nuk e di pse njerëzit e thonë këtë. Gjithmonë do ta dëshiroja Zlatan në skuadrën time”, ka thënë Stekelenburg për Corriere dello Sport.

Trezeguet: Messi, pengesa më e madhe e Mourinhos

David Trezeguet nuk ka dyshime se Jose Mourinho do të kishte fituar 10 herë më shumë trofe po të mos kishte qenë Lionel Messi te Barcelona.
“Nëse Messi nuk do të kishte qenë në klub, Mourinho do të kishte fituar 10 herë më shumë trofe se sa ka fituar tash”.
“Ai është lojtari më i mirë në botë. Ai e merr topin dhe shkon një në një me portierin gjashtë ose shtatë herë në çdo ndeshje – ai është më i jashtëzakonshmi në mesin e dhjetë lojtarëve të jashtëzakonshëm”.
“Barcelona po shkëlqen, derisa Madridi, një prej skuadrave më të mira në botë, ende po vazhdon të qëndrojë në terr”, ka thënë francezi gjatë një interviste për Tyc Sports

Rossi kushton 20 milionë euro?

Agjenti i Giuseppe Rossit thotë se cilido klub i interesuar në klientin e tij duhet të bëjë gati 20 milionë euro.
“Vlera prej 15 milionë eurosh e raportuar nuk është e vërtetë. Do të duhen së paku 20 milionë. Ai është shumë i lidhur me Villarrealin, por ka shumë oferta – dhe jo vetëm nga klubet italiane, por edhe klube të huaja”.
“Ai dëshiron ta testojë veten me lojtarët më të mirë dhe të fitojë diçka, por loja në Ligën e Kampionëve nuk do të jetë obsesion për të. Rikthimi në Itali do të ishte ideal, pasi ai e konsideron atë si kampionatin e tij”, ka thënë agjenti.

Forlan: Mediat po na dëmtojnë

Sulmuesi i Interit, Diego Forlan, mendon se seksione të caktuara të shtypit përpiqen t’u shkaktojnë probleme Nerazzurrëve.
“Shumë gjëra mund të thuhen pas një ngjarje, por mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të dinë diçka, dhe ajo çfarë shtypi raporton është gabim”.
“Unë kam respekt për tifozët, fanellën e Interit, dhe nuk kam ardhur për t’i bërë lëmsh gjërat. Nëse duhet të kërkoj falje sepse disa njerëz mendojnë se kam bërë gabim, atëherë u kërkoj falje, ne të gjithë mund të bëjmë gabime, por tash dua të them çfarë në të vërtetë po ndodh”.
“Ka disa persona keqbërës të cilët e dinë si ta shfrytëzojnë avantazhin e situatave të caktuara. Ne të gjithë jemi shumë të bashkuar dhe nuk ka problem. Është e vërtetë se gjërat nuk shkojnë mirë për momentin, por shpresoj t’ia dal mirë, dua të luaj, të shënoj shumë gola dhe ta ndihmoj ekipin”, ka deklaruar Forlan për faqen zyrtare të Interit.
Interi të dielën udhëton në Torino ku do të përballet me Juventusin në derbin e javës në Serie A.

Shaarawy: Jemi superior ndaj Juventusit

Stephan El Shaarawy mendon se Milani është një skuadër më e  mirë se Juventusi dhe shpreson se ata do të arrijnë ta mbrojnë titullin e Serie A këtë sezon.
“Ne jemi të vetëdijshëm se jemi një skuadër e mirë. Ne po ia dalim mirë në ligë, po luftojmë kundër Juventusit, por në aspekt të kualitetit ndjehemi më superior”.
“Tash kemi nevojë për tre pikë kundër Romës [të shtunën] pasi nuk do të jetë lehtë as në Catania [vikendin e ardhshëm], në një fushë ku shumë lojtarë të mëdhenj kanë vuajtur”.
“Ne duhet ta fitojmë çdo ndeshje, vërtet. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me paraqitjen në Kupë kundër Juventusit, duke luajtur para tifozët të tyre, që janë një armë e fuqishme”.
“Ne ishim të kënaqur me rezultatin, por jo me faktin që u eliminuam. Megjithatë, tash ne duhet të mendojmë për dy objektivat e radhës që janë Liga e Kampionëve dhe Scudetto”, ka thënë Shaaraway për Sky Sport 24

Henry fton Ballackun në New York

Veterani i Bayer Leverkusen, mesfushori Michael Ballack, do të ishte i mirëpritur te New York Red Bulls, thotë Thierry Henry.
Pavarësisht disa komenteve kontroverse të bëra nga agjenti i Ballack ndaj Red Bulls më herët gjatë kësaj jave, Henry do të pëlqente të luajë në krah të gjermanit, i cili do të jetë pa kontratë në fund të kësaj vere dhe ka kthyer shikimin kah New Yorku.
“Kush nuk do të dëshironte të luajë me Michael Ballack? CV-ja e tij flet vetë”.
“Ai shënon gola, ai ka përvojë dhe e sheh ndeshjen mirë si mesfushor. Nuk e di si është situata, por ai është një prej mesfushorëve më të mirë që kam parë”, ka thënë sulmuesi francez. 

NBA: Bucks ndalohen nga Celticsat

Boston Celtics i kanë dhënë fund serisë prej gjashtë fitoreve radhazi të Milwaukee Bucks, duke fituar në udhëtim me rezultat 100-91 për të shtuar gjasat për një vend që dërgon në play-off.
Paul Pierce udhëhoqi te Celtics me 25 pikë dhe ishte jashtëzakonshëm në çerekun e tretë kur shënoi 10 nga 18 pikët e skuadrës, ndërsa ndihmoi edhe në repartin mbrojtës kur Milwaukee shënoi vetëm 13 pikë.
Boston që shënoi fitoren e 25-të të sezonit përkundër 21 disfatave, tash pozicionohet i shtati në Konferencën Lindore dhe katër ndeshje para pozitës së nëntë, ku pozicionohen pikërisht Bucks, që shijuan disfatën ishte e 25-të të sezonit (21 fitore).
Brandon Jennings ishte lider te Milwaukee me 19 pikë, ndërsa Carlos Delfino shënoi 16 t tjera. 

Ferdinand: Ta fitojmë çdo ndeshje të mbetur

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferndinand, beson se skuadra e tij duhet ta fitojë çdo ndeshje të mbetur, për të siguruar titullin e 20-të në Ligën Premier.
Pas fitores së Manchester Cityt ndaj Chelseat, United mbetet një pikë në maje të tabelës, dhe Ferdinand mendon se ata duhet të fitojnë çdo pikë të mundshme me synimin për ta mbrojtur titullin.
“Ne jemi në një pozitë në të cilën duam të jemi. Ne dëshironim të ishim në maje në këtë fazë të sezonit, por më e rëndësishme është të mbetemi aty deri në fund”.
“Mendoj se është një periudhë vitale, secila ndeshje duhet fituar. Për momentin, nëse ne i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund, ne do të jemi kampionë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë”, ka thënë Ferdinand për Sky Sports News.

Vergara dhe Stone, të dashura lesbike!

Sofia Vergara dhe Sharon Stone do të luajnë të dashurat lesbike në komedinë e re “Fading Gigolo”.
Stone, 54-vjeçare, e cila do të luajë një dermatologe, dhe Sofia, 39-vjeçare, shijojnë një marrëdhënie intime në treshe me karakterin e John Turturro.
Filmi do të xhirohet në New York që nga muaji prill. Turturro do të jetë regjisor dhe do të luajë rolin e zhigolos (personit që paguhet për të bërë seks me femër), ndërsa në film do të luajë edhe Woody Allen.
“Sharon mendon se do të jetë shumë qejf të luajë të dashurën e një prej aktoreve më seksi për momentin. Skenat do të jenë shumë të nxehta”, ka thënë burimi për revistën amerikane “Life & Style”.

Denada lë të fejuarin, kalon pushimet në Paris

Fotomodelja Shqiptare me famë në Spanjë Denada Muça, ka ‘lënë’ të fejuarin e saj për të shkuar për pushim në Paris.
Ajo ishte e lodhur nga ditët që u ishin bërë rutinë dhe vendosi të ikte për pushime të papritura. Këtë herë ajo ka vendosur të shkojë e vetme duke lënë të fejuarin e saj në Spanjë.
Gjatë një prononcimi për Telegrafi, modelja ka thënë se ka pasur nevojë për pushim dhe njëkohësisht për tu qetësuar pas punëve dhe angazhimeve të shumta që i ka në Spanjë.
Këto ditë përveç pushimit ajo gjithashtu do të jetë e angazhuar edhe në disa seanca fotografimi. 

Ledina Çelo në Tiranë për “X Factor Albania”

Spektakli i talenteve “X Factor Albania” këtë fundjavë pritet të befasojë publikun shqiptar me ringjitjen në skenë të këngëtares Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë.
Këngëtarja që është bërë nënë rreth një vit më parë, e që për momentin po shijon rritjen e të birit, do të ketë mundësinë sërish për tu rishfaqur para fansave të saj pas një kohe relativisht të gjatë.
Nuk është mësuar ende se me çfarë kënge do të ngjitet ajo në skenën e “X Factor”, por pritet të jetë mbresëlënëse. 

Sulmohet Kim Kardashian

Kim Kardashian nuk po kalon shumë ditë të mira së fundi. Ylli televiziv ishte viktimë e një gjuajtje me pudër derisa ajo promovonte aromën e saj të re “True Reflection” në The London Hotel në West Hollywood gjatë të enjtes mbrëma.
Kim, e veshur me një xhaketë të zezë, pantallona të lëkurës dhe një bluzë të kaltër, ishte në qilimin e kuq kur një femër e paidentifikuar i ka hedhur asaj pudër të bardhë.
Flokët e Kim dhe e gjithë shpina ishin mbuluar me pluhurin e bardhë, që më vonë u kuptua se kishte qenë sodë buke.
TMZ raporton se rojet e sigurimit e kishin dërguar atë në një dhomë private ku ajo kishte pastruar veten, para se të zgjedhë të rikthehet në ngjarje sërish.
“Mbase ishte gjëja më e çmendur, më e papritur dhe më e çuditshme që ndonjëherë më ka ndodhur mua. Siç i thash grimerit tim, doja më shumë pudër dhe këtu ka aq shumë pudër të tejdukshme tash”, ka thënë Kim për E! News. 

Pamja e fytyrave të njohura rrit tërheqjen seksuale

Antropologu Cindy Cornell nga New York-u, arriti në përfundim se pamja e fytyrave të njohura çliron një hormon, i cili rrit kënaqësinë për kontakt fizik.
Nëqoftëse vendosim në një kafaz dy krijesa të seksit të kundërt, por të të njëjtit lloj, më e mundura është që të vijnë në kontakt fizik. Në qoftë se quajmë kafaz zyrat ku punojmë dhe kalojmë orët më të shumta të ditëve tona, atëherë mund të kuptojmë pse disa herë atmosfera është e elektrizuar.
Asnjë nuk pranon sigurisht që u dashurua me dikë sepse thjesht kaloi para tij, por Cornell thotë që takimet e shpeshta dhe të pafajshme, mund të rritin mundësitë e tërheqjes seksuale dhe në qoftë se nevoja jonë biologjike është të riprodhojmë, atëherë është e panevojshme të kërkojmë gjysmën tonë në gjithë planetin. 

Limoni largon gurët biliarë

Rreth 80 për qind e gurëve biliarë përbëhen nga kolesteroli, i cili krijohet në rast se mëlçia ose fshika biliare nuk mund ta largojnë me sukses. Mirëpo, limoni është ushqim ideal për këtë!
Për shkak të mungesës së acideve biliare (që mund të vijë si pasojë e plakjes, stresit ose marrjes së barnave të caktuar), kontraksionet e fshikës mund të jenë të dobësuara. Në këtë mënyrë shpjegohet zbrazja e zvogëluar dhe e parregullt e lëngut biliar dhe mbetja e lëngut “të vjetër” biliar, i cili pastaj shtresohet në formë të gurëve kolesterolikë.
Prandaj rekomandohet konsumimi i ushqimeve acidike përpara ushqimit, sepse ato mund ta imitojnë acidin biliar dhe e “inkurajon” fshikën biliare për tkurrje në mënyrë që të largoj

ICS në Nokia N9

Atyre të cilët mendojnë se Nokia në vend të Windows Phone ishte dashur të zgjidh Androidin, do të ju pëlqej rezultati i projektit Nitroid, dhe do të mund të shohin se si duket kjo në një pajisje të vërtetë. Është publikuar alpha versioni i ROM-it për përdorimin e Androidit në Nokia N9.
Është mundësuar dual boot në mes Android 4.0.3 dhe MeeGos me të cilin vjen ky celularë në shitje, ndërsa SO zgjidhet pas ristartimit të pajisjes. Të përfshirë janë driverët 3D, përkrahja për multi-touch, tastet harduerike punojnë, ekrani fiket në gjendje të gatishmërisë, ndërsa është e përfshirë edhe përkrahja për Bluetooth dhe akcelerometrin. Është i përkrahur edhe dekodimi i videos, por për shkak të mungesës së akselerimit harduerik, reproduktimi nuk është mjaftë i rrjedhshëm. Gjithashtu, indikatori i baterisë nuk reflekton gjendjen reale të saj.
Udhëzimet për instalim ndodhen në faqet e forumit zyrtar të Nitroid. 

Medalje për të dënuarit

Zyrtarët e një burgu në Kinën qendrore kanë filluar të ndajnë çmime për të burgosurit, në mënyrë që t’i ndihmojnë që të ndjehen më mirë për veten e tyre.
Të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në provincën Hubei u jepen çmime për respektimin rregullave, për pastrimin e qelive, për marrjen e notave të mira në orët e edukimit dhe për ndihmesën që u japin të burgosurve të tjerë.
Në një ceremoni në stilin e atyre të Lojërave Olimpike, stafi i burgut ndan një lule të kuqe, një dhuratë të vogël dhe një certifikatë.
“Është e mirë për moralin, sepse u jep të burgosurve rastin për të arritur diçka dhe u tregon atyre se angazhimi më i madh jep rezultate”.
“Ka mësime të rëndësishme për njerëzit që një ditë do të largohen nga burgu dhe do t’i kthehen botës së vërtetë”, ka thënë një zëdhënës i burgut.

Elefantët urdhërohen në dietë!

Menaxhmenti i cirkut zviceran “Knie” ka vendosur që të hedhë në dietë tre elefantë, të cilët duhet të humbin nga 50 deri 300 kilogramë, sepse i konsiderojnë me mbipeshë.
Tages Anzeiger raporton se veterinarët i kanë peshuar elefantët në një peshore speciale të cilën e përdorin doganierët për caktimin e tonazhit të kamionëve dhe kanë vërejtur se Sabu, Siri dhe Rani kanë tepricë kilogramësh.
Dietës më rigoroze duhet t’i nënshtrohet Sabu, 28-vjeç, i cili peshon 4.3 tonelata, ndërsa i duhet të humbë 300 kilogramë.
Për dietën e elefantëve, veterinarët kanë menduar një formë të ushqyerjes, e cila njëkohësisht do t’i detyrojë ata që të ushtrojnë çdo ditë. Në fakt, ushqimi do t’u vendoset në fuçi mbi kokat e tyre, ashtu që elefantët do të duhet të zgjaten për ta arritur atë. 

Në garë vallëzimi në moshën 102-vjeçare (Video)

Victoria Harvey është 102-vjeçarja e cila është duke u stërvitur për të marrë pjesë në një garë vallëzimi.
Në një prononcim për ABC News, Harvey e cila vjen nga shteti amerikan Utah, ka thënë se vallëzon tango që nga mosha 15-vjeçare dhe se vallëzimi e mban në jetë.
“Mendoj se është një ushtrim i përsosur fizik dhe më duket se vallëzimi më ndihmon të hapem pakëz më shumë ndaj njerëzve tjerë”, ka thënë 102-vjeçarja, ndërsa transmeton Huffington Post. 
 

Foshnja 31-vjeçare

Amerikani Stanley Thornton i ka kaluar 18 vitet e fundit të jetës së tij duke u sjellë si një foshnje e madhe e rritur, duke mbajtur pelena dhe duke fjetur në një krevat të vogël.
31-vjeçarit i pëlqen të mendojë se i ka dy vjet dhe i pëlqen tavolina për foshnja në të cilën e konsumon ushqimin.
“Ndjehem sikur nëna më përqafon gjithnjë kur mbaj pelena. Mendoj se do të sillem si foshnje gjithë jetën time... Mendoj se djepi është gjëja më e rëndësishme në jetë”, citon The Sun fjalët e Stanleyt. 

Hoxhaj “zëvendëson” Tahirin

Paralajmërimet se bisedimet e ardhshme Kosovë-Serbi nuk do të jenë të karakterit teknik por të atij politik, dhe se njëra nga temat e bisedimeve do të jetë veriu i vendit, kanë shtyrë kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, që të mendojë për ndërrimin e delegacionit të bisedimeve.
Burime të afërta me Qeverinë e Kosovës, i kanë thënë “Zërit” se shefi i qeverisë kosovare është duke menduar që ta “pensionojë” kryenegociatoren e deritashme, Edita Tahiri, dhe ta zëvendësojë me një person tjetër.
“Kryeministri po pretendon që ta shkarkojë Editën, e në vend të saj ta emërojë Enver Hoxhajn. E në Ministrinë e Jashtme do të vijë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, me çka AKR-ja do ta marrë edhe një ministri të re, përveç Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të cilën gjithashtu do ta udhëheqë kjo parti”, ka thënë burimi.
Ky person sqaron se vërejtjet që i ka shprehur opozita e shoqëria civile në shumë pika që kanë të bëjnë me zëvendëskryeministren Tahiri, qoftë sjellja e saj karshi Serbisë, apo shpenzimet e mëdha, duke përfshirë edhe udhëtimin në Shqipëri për 8 mars ku janë shpenzuar pesëdhjetë mijë euro, ia kanë mbushur mendjen kryeministrit që të mendojë për ndryshime.

A do të hapë rrugë Jahjaga?

Pas përfundimit të procedurave për ndryshimet kushtetuese, qëndrimi i Presidentes Atifete Jahjaga do të jetë vendimtar kur është fjala për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale në vend.
Në fund të majit pritet që deputetët t’i miratojnë amendamentet e ndryshuara, por, zgjedhjet presidenciale nuk mund të shpallen nëse nuk jep dorëheqje Atifete Jahjaga, shkruan “Express”.
Kjo paralajmërohet edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët thonë se fjala e Presidentes do ta drejtojë procesin nëse zgjedhjet presidenciale mund të mbahen sipas marrëveshjes së partive politike apo në bazë të mandatit pesëvjeçar, që shefja aktuale e shtetit e ka sipas Kushtetutës së vendit.
Presidentja Jahjaga nuk pritet të deklarohet për ndryshimet kushtetuese, derisa nuk e kthen përgjigjen Gjykata Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së propozimeve të deputetëve. “Derisa të mos kryhen procedurat për ndryshimet kushtetuese ne nuk deklarohemi”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu.
Megjithatë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasapolli, i cili është pjesë e Komisionit për Ndryshimet Kushtetuese, thotë se Presidentja mund të mos e pranojë shkurtimin e mandatit.
Ai thotë se është në vullnetin e saj nëse do të pranojë të përfundojë mandatin kushtetues pjesë vjeçar. Por, thekson se shkurtimi i mandatit është antikushtetues.
Ndërkaq, anëtarja tjetër e Komisionit Kushtetues, Vjosa Osmani thotë se deri tash gjithçka ka shkuar në pajtueshmëri dhe pret që zgjedhjet presidenciale të mbahen këtë vit.
“Edhe në vetë amendamentet kushtetuese thuhet se brenda gjashtë muajsh kryetari i Kuvendit shpall zgjedhjet presidenciale, që i bie më së largu në nëntor do të mund të mbaheshin zgjedhjes të mund të mbaheshin zgjedhjet sipas kësaj dinamike që është përcaktuar deri më tani”, ka thënë Osmani.
Edhe kryetari i Komisionit, Arsim Bajrami thotë se varet nga partitë politik se kur do të shkojnë në zgjedhje.

Haliti: Muralet në Kuvend, janë kopje dhe të pavlera

Në vitin 2004, pas përfundimit të renovimit të sallës së Kuvendit të Kosovës, u vendosen tri piktura me përmbajtje kombëtare shqiptare. Asokohe kjo ishte mirëpritur nga qytetarët e Kosovës dhe nga shumica e deputetëve të Parlamentit.
Mirëpo, deputetët serbë të ish koalicionit “Kthimi” i cilësuan si monoetnike dhe sipas tyre duhej të largoheshin nga Kuvendi i Kosovës. Kjo, edhe u realizua, pasi që në shenjë pakënaqësie ata i bojkotuan seancat e rregullta të Kuvendit.
Ndërkaq, tash e sa vjet këto piktura vazhdojnë të jetë të mbuluara dhe askush nuk merret me to. Sipas zv/kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, kjo është çështje e Kuvendit të Kosovës, e jo e Qeverisë. “Kjo është kompetencë e Kuvendit të Kosovës”, tha ai për “Tribuna Shqiptare”.
Pikturat e vendosura në hollin e Kuvendit të Kosovës janë kopje që nuk kanë asnjë vlerë artistike, ka thënë për “Tribuna Shqiptare”, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti. Sipas tij, në objektin e Kuvendit duhet të ketë piktura me vlera arti e jo kopje dhe kiç. 

Problemi i Kosovës është korrupsioni

Një raport i fundit që studion përparimin e 128 vendeve në zhvillim dhe në tranzicion, Fondacionit Bertelsmann, arrin në përfundimin se shumë vende po e ulin gjithnjë e më shumë lirinë politike. Vendet e rajonit të Evropës Juglindore janë në mesin atyre ku një dukuri e tillë është më e theksuar. Ndërsa Kosova vlerësohet si vendi më i varfër në rajon.
Indeksi i Transformimit, një tregues i shoqëruar nga një raport dyvjeçar (2009-2011), i Fondacionit Bertelsmann, me qendër në Gjermani, shqyrton prirjet kryesore politike, sociale dhe ekonomike të 128 vendeve të përfshira në raport.
Përsa i takon Kosovës, në raport thuhet se tre vjet pas pavarësisë është arritur sukses i konsiderueshëm, por ende mbeten shumë sfida. “Përfaqësuesit e zgjedhur vazhdojnë ta ndajnë pushtetin me praninë ndërkombëtare, ndërsa integriteti territorial dhe siguria ruhen nga KFOR-i”.
Në raport thuhet theksohet se problemi kryesor me të cilin përballet administrata është korrupsioni shumë i përhapur, ndërsa një problem tjetër është politizimi i administratës publike me klientë politikë që mbajnë pozita të ndryshme pa kualifikimin e duhur.
Duke folur për zgjedhjet e vitit 2010, raporti thekson se ato u dëmtuan nga shumë raste mashtrimesh dhe manipulimesh, raporton VOA.
Sfida më e madhe për vendin është ekonomia, ku rritja nuk ka qenë e mjaftueshme për të luftuar varfërinë dhe papunësinë. Kosova mbetet vendi më i varfër në rajon. Ekonomia informale, korrupsioni dhe shteti ligjor i dobët janë pengesat kryesore për një ekonomi tregu funksionale.
Kosova radhitet e 41-a mes 128 vendeve përsa i takon treguesit të statusit në përgjithësi me një vlerësim 6.28 pikë. Përsa i takon transformimit politik, Kosova zë vendin e 43-ë me 6.70 pikë dhe transformim ekonomik me 5.86, në vendin e 58-ë. Përsa i takon treguesit të menaxhimit, që mat cilësinë e qeverisjes, Kosova është e 57-a me 5.35 nga 10 pikët e mundshme.

Reali, ishull super luksoz në Emirate

Klubi mbretëror spanjoll, Real Madrid, ka marrë vendimin që të ndërtojë një ishull superluksoz në Emiratet e Bashkuara Arabe, projekt që do të kushtojë hiç më pak se një miliard dollarë.
Projekti do të inaugurohet në vitin 2015 dhe ajo që madrilenët e quajnë ‘parajsë’ të tyre lokacionin e ka në ishullin Al Marjan në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më poshtë mund të gjeni disa prej detajeve të këtij ishulli.

Përmasa gjigante prej 430 mijë m²
- 60 Vendpushime superluksoze
- 48 vila gjigante me plazh privat
- Jahte luksoze me klube nate
- Një park madhështor
- Një hotel me 5 yje dhe me 450 dhoma
- Nje muze të Real Madridit
- 400 apartamente
- Stadiume sportive për seanca stërvitore
- Stadium ku do të zhvillohen ndeshjet me kapacitet prej 10 000 spektatorëve.