Lirohet i dyshuari për vrasjen e policit Zymberi

Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, ka bërë me dije se e ka liruar nga paraburgimi serbin e arrestuar të enjten, Nebojsa Vucinic.

Ai u arrestua me dyshimin për pjesëmarrje në vrasjen e policit Enver Zymberi, në korrik të vitit të kaluar.
Një zëdhënëse e EULEX-it i ka thënë se identiteti i të arrestuarit është kuptuar gabimisht, dhe se ai nuk ishte personi që po kërkonin.