Galliani pranon: Dështuam për Tevez

Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se skuadra e tij ka vendosur të ndërpresë tratativat për transferimin e sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez.

“Ne kemi qenë shumë pranë marrëveshjes me Manchester Cityn. Nëse në ora 18:30 dikush do tëmë kishte pytur se kë do ta transferonim, do të kisha thënë Tevezin”.
“Për çdo rast, marrëdhëniet tona me Cityn mbesin të mira dhe tani kemi zgjidhur disa keqkuptime. Unë bëra më të mirën nga ana ime, e kam pasur zemrën në gojën time sot, nuk kam mundur të bëj më shumë. Ne kemi bërë gjithçka që Tevez të vijë, por situata ndryshoi. Unë dua të falënderoj Tevezin që ka pritur deri të premtën në mbrëmje, ashtu siç ka premtuar. Ne do të flasim përsëri me Cityn në qershor”, potencoi Galliani.