Së paku 14 persona janë lënduar pas disa sulmeve me bombë në qytetin ukrainas Dnipropetrovsk, duke ngritur kështu dyshime mbi sigurinë para Euro 2012.
Qyteti, i cili është përafërsisht 250 mijle në juglindje të Kievit, është goditur nga katër bomba të cilat kanë shpërthyer për një interval të shkurtër kohor.
Kombëtarja angleze do të zhvillojë më 15 qershor në Kiev ndeshjen ndaj Suedisë, ndërsa para këtij takimi më 11 qershor përballet me Francën në Donbass Arena të Donetskut, që është një distancë të njëjtë larg nga qyteti ku kanë shpërthyer bombat.
Kampionati Europian fillon më 7 qershor në Varshavë, me ndeshjen e parë që do të vë përballë Poloninë dhe Greqinë.