Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, ka kritikuar vendimin e UEFA-së për ta mbajtur finalen e Ligës së Kampionëve në Munich, duke thënë se kjo do të ishte disavantazh për Chelsean.
Finalja për kurorën e më të mirit të Evropës do të zhvillohet më 19 maj në Allianz Arena, që është fusha vendore e Bayern Munichut.
“Nuk mendoj se ata duhet të caktojnë fushën e ndonjë ekipi që përfaqëson vendin në Kupën Evropiane”.
“Është krejtësisht e padrejtë. Është një avantazh i madh për Bayern Munichun. Por nëse ky avantazh do të çojë peshë për ta ose kundër tyre, mbetet të shihet. Kjo mund të funksionojë edhe kundër tyre nëse rrethanat janë shumë për ta”, ka thënë ai për Daily Mail.