Lajmnews.com mëson se sot në orën e hershme të mëngjesit anëtarët e labelit “BABA STARS” kanë rrahur reperin nga Shqipëria, Noizy, dhe një anëtar tjetër të grupit OTR.
E gjithë ngjarja ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në aeroportin e Zurich-ut.
Sipas burimeve, Noizy ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe tashmë gjendet në përkujdesjen e mjekëve.
Ndërsa anëtarët e labelit “BABASTARS”, janë shoqëruar në stacionin policor të kantonit.
Dihet se rivaliteti i këtyre dy grupeve ekziston që disa vite.