Arta Dobroshi edhe një herë drejt Kanës

Filmi i ri i Arta Dobroshit, “Trois Mondes”, është pranuar në edicionin e 65-të të Festivalit të Filmit të Kanës.

Aktorja kosovare do ta prezantojë filmin në Kanë së bashku me regjisoren Catherine Corsini nga Franca dhe dy aktorët tjerë te filmit Raphael Personnaz dhe Clotilde Hesme.
Premiera e filmit do të shfaqet në seleksionin “Un certain Regard”.
Arta edhe më herët kishte qenë pjesë e njërit prej festivaleve më të mëdha të filmit me filmin “Heshtja e Lornës”, film i cili fitoi çmimin “Skenari më i Mirë” në edicionin e vitit 2008 të këtij festivali.
Po atë vit aktorja shqiptare ishte e nominuar në kategorinë Aktorja më e Mirë, çmim që u fitua nga aktorja braziliane Sandra Corveloni.