Ngjitja në ndërtesën më të lartë në Moskë (Video)

Rusi i varur nga adrenalina, Artyom Pirniyazov, ka xhiruar ngjitjen në ndërtesën më të lartë në Moskë- Kotelnicheskaya, e cila është e lartë 176 metra.

Ndërtesa Kotelnicheskaya është vetëm njëra nga shtatë të tilla të ngjashme në kryeqytetin rus, ndërsa quhen Shtatë Motrat e Stalinit.
“Gjithmonë më ka fascinuar ndërtesa. I kam parë vetëm shpendët në maje dhe kam dashur të ngjitem”.
“Kjo është gjëja më e rrezikshme që kam bërë në jetën time, mos e provoni këtë në shtëpi”, ka thënë Pirniyazov në videoxhirim.