Trajneri i Benficas, Jorge Jesus, e ka porositur Chelsean të harrojë finalen e Ligës së Kampionëve, pasi nuk ka gjasa të eliminojë Barcelonën në gjysmëfinale.
Benfica u mposht me rezultat 2-1 nga Blutë në ndeshjen e mbrëmshme, por Jesus mendon se Barcelona është një rival i një niveli tjetër krahasuar me skuadrën e tij.
“Nuk mund të kuptoj se si u eliminuam. Ajo që dhemb është se ne kemi eliminuar një skuadër më të mirë se kjo e Chelseat. Kjo ju jep një shije të caktuar revolte”.
“Mund të jem gabim, por besoj se Chelsea nuk ka shans kundër Barcelonës”, ka thënë Jesus pas disfatës së mbrëmshme.