Justin Timberlake dhe Jessica Biel pritet të organizojnë një dasmë të madhe gjatë verës, shkruajnë mediat amerikane.
Revista People bën të ditur se Justin ka kërkuar ata të dalin para altarit në ditën e madhe të tyre, edhe pse aktorja kishte kërkuar një ceremoni më të ngushtë para vetëm disa mysafirëve.
“Justin dhe Jessica planifikojnë një verë të madhe. Jessica fillimisht kishte dashur një dasmë të vogël, më të ngushtë, por Justin që nga fillimi ka dashur një dasmë të madhe dhe kështu edhe kanë vendosur”.
“Justin i ka premtuar asaj se do t’ia dhurojë ditën më të mirë në jetë”, ka thënë burimi.