Rovena Stefa në përgatitje të videos në 3D

Këngëtarja e njohur shqiptare,Rovena Stefa, e cila për momentin po jeton në Kosovë, është duke përgatitur këngë të reja, një video në 3D, që do të jetë ndoshta videoja më e kushtueshme deri më tash për Rovenën.

Pamjet për këtë videoklip do të xhirohen në pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe në disa pika turistike shumë të njohura, ndërsa në post-produksion do të punohet me teknikat më të fundit në 3D.
Mes shumë këngëve dhe klipeve të reja Rovena është duke përgatitur edhe një album të ri me këngë të kënduara ”live”, që do të përmbajë këngë popullore me motive nga treva të ndryshme shqiptare, por edhe këngë të reja e të vjetra, të cilat i ka kënduar këngëtarja më herët.