Udhëheqësi i revolucionit amerikan, George Washington, është votuar si armiku më i madh dhe më i rëndësishëm me të cilin është përballur Britania e Madhe.
Në një garë të organizuar nga Muzeu Ushtarak Kombëtar, Washington ka triumfuar kundrejt heroit irlandez të pavarësisë, Michael Collins, Napoleon Bonapartës së Francës, mareshalit gjerman Erwin Rommel dhe themeluesit të Turqisë së re, Kemal Ataturk.
Duke folur për Washingtonin, historiani Stephen Brumwel ka deklaruar se lufta amerikane për pavarësi (1775-1783) ishte “humbja më e madhe e Perandorisë Britanike në histori”.
Rreth 8.000 njerëz kanë votuar përmes internetit për pesë komandantët e nominuar. Kriteri kryesor i nominimit ishte që secili nga komandantët të ketë udhëhequr drejtpërdrejtë një ushtri kundër forcave britanike.