Një femër ka publikuar një njoftim ku e ka përshkruar veten dhe mashkullin me të cilin kishte bërë seks gjatë një koncerti të bendeve “Megadeth” dhe “Motorhead”, ndërsa arsyeja që e ka bërë këtë është se pret fëmijë.
“Nëse ti je mashkulli që në shkurt ke qenë në koncertin e ‘Megadeth’ dhe ‘Motorhead’ në Chicago, ndërsa ke ‘cherokee’ të kuqe (model flokësh) dhe pirsing në formë të gjarprit, atëherë ti je babai i fëmijës tim”, shkruan në publikim.
Që mashkulli ta ketë më të lehtë që t’i kujtohet, ajo e ka përshkruar veten si bionde, e cila atë mbrëmje kishte pasur çizme dhe bluzë ngjyrë argjendi, ndërsa ‘vendi i ngjarjes’ ishte një banjë në oborrin e “Aragon Ballroom”.