Real Madridi raportohet se është duke përcjellë sulmuesin e Milanit, Kevin-Prince Boateng.
Që nga arritja e tij nga Tottenhami, Boateng ka qenë i shkëlqyeshëm me fanellën kuqezi dhe luajti një rol kyç në fitimin e Scudetton sezonin e kaluar.
Tuttomercatoweb shkruan se Reali e ka vëzhguar Boateng këtë sezon derisa mendon ta shesë ish-yllin e Milanit, Kaka.
Ylli i Sao Paulo, Lucas, mbetet caku kryesor i mbretërve, por Boateng mbetet alternativa e parë nëse ata nuk kanë sukses në negociatat me brazilianin.