Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë – Serbi, ku ishin arrestuar dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.
“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO-ja është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”, tha Rasmusen sot në Bruksel, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare, raporton Rel.