Nafta me rritje

Kontratat e naftës u rritën të hënën. Të dhënat pozitive të prodhimit në Kinë kanë rritur optimizmin e investitorëve tek performanca e ekonomisë globale duke rritur pozicionimet e tyre në asete me risk, klasë në të cilin gjendet edhe nafta.

Nafta bruto Brent e Londrës për majin u rrit 31 cent në 123.19 dollarë për fuçi. Kjo kontratë mbylli tremujorin e parë me rritje 15.5 dollarë.
Kurse nafta bruto amerikane për majin u rrit 26 cent në 103.28 dollarë për fuçi dhe ka mbyllur tremujorin e parë me rritje më shumë se 4 për qind. /