Dialogu vazhdon pas formimit të qeverisë së re serbe

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Maja Kocijancic, është shprehur se BE pret që negociatat e Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë menjëherë pas formimit të qeverisë së re të Serbisë.

“Është ambicie që menjëherë pas zgjedhjeve të vazhdojnë negociatat për çështjet të cilat janë në rend dite”, ka thënë Kocijancic në Bruksel në bisedë me gazetarët nga Serbia, transmeton QIK.
Ajo ka rikujtuar se temat e para do të jenë telekomunikacioni dhe energjetika, zgjidhja e të cilave Komisioni Evropian i ka shtruar si kusht për përcaktimin e datës së fillimit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe BE-së.
“Puna në nivelin teknik ndërkohë po vazhdon. Ne ndjekim me kujdes zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjer më tani”, ka thënë Kocijancic.