Ka përfunduar ndërtimi i Kullës Shard në Londër, e cila me 310 metra lartësi, paraqet ndërtesën më të lartë të pabanuar në Evropë.
Vendbanimi londinez Southwark tash mund të krenohet me ndërtesën, ndërtimi i të cilës ka filluar që nga shkurti i vitit 2009.
Sipas Daily Mail, vlerësohet se shuma e shpenzuar për ndërtimin e kësaj kullë është rreth 540 milionë euro.
Nga pjesa vrojtuese e saj do të mund të shihet e gjithë Londra. Vizitorët nga kati i 72-të do të kenë shikim të papenguar në 360 shkallë në gjithë qytetin në perimetër prej 64 kilometrash.
E dizajnuar nga italiani Renzo Piano, Shard është planifikuar si një qytet vertikal. Deri në katin e 28-të gjenden zyrat, pastaj në tri kate ka restorante, 19 kate janë me dhoma hoteli, 12 kate me banesa dhe në maje gjendet pjesa vrojtuese.