UGK dënon kërcënimin ndaj “Express”

Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) është tejet i shqetësuar me kërcënimin e hedhjes së bombës që i është bërë gazetës “Express” nga persona ende të panjohur.

Ky kërcënim është bërë pasi që në numrin e sotëm të gazetës është botuar tema me titull “Pompat e ujit?”, ku flitet për kompanitë e naftës që janë dënuar nga Ministria e Tregtisë për shitjen e karburanteve të përziera me ujë, thuhet në reagimin e UGK.

UGK e dënon ashpër një akt të tillë të kërcënimit dhe konsideron se shkrimi i gazetës ka qenë në nivel të lartë profesional dhe nga kjo shihet qartë se kërcënimi është bërë nga grupe të ndryshme të interesit të cilat janë prekur nga e vërteta e publikuar në gazetën “Express”.
Për UGK-në këto akte janë të papranueshme, andaj i bëjmë thirrje organeve të hetuesisë së Policisë së Kosovës që sa më parë të merren dhe rastin dhe autorët e këtij kërcënimi direkt t’i vë para organeve të drejtësisë, pare se nga njerëz të tillë të pësoj gazetarët dhe mediet.